Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sekretari ligjor i PD-së tregon lëvizjen e Policisë me të riun që u 'sakatua' në bodrumin e bashkisë

Postuar: 18/03/2019 - 19:26

Sekretari për çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka komentuar rrahjen që iu bë ditën e djeshme një studenti në bodrumet e Bashkisë së Tiranës nga Policia.

Sopa tij studenti që tentoi të qëllonte me bojë Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj është rrahur nga bodigardët dhe policët, është lëshuar nga këta të fundit pasi kanë parë shenja dhune.

“E kanë marrë vesh qorr e sakat, dhe më falni për shprehjen se nuk dua të duket diskriminuese, nuk ka ngelur kalama pa e marrë vesh se ç’ka ndodhur në Shqipëri me blerjen e votës, por Rama i kontrollon përmes prokurores së Përgjithshme dhe Donika Prelës. Nuk ia ka marrë mendja njeriu që opozita do të marrë një vendim aq unik i cili ka patur një mbështetje mjaft të madhe. Nuk do të shkojë çështja deri tek zgjedhjet e qershorit, sepse Rama nuk do të jetë kryeministër deri atëherë. Ai po tenton të shkojë në zgjedhje pa gjithë këta qytetarë që po marrin pjesë masivisht në protestat e opozitës. Dje një student goditi me vezë kryetarin e Bashkisë së Tiranës. E kanë marrë policët dhe badigardët e Veliajt, e kanë futur në bodrumet e bashkisë duke i hequr lirinë në mënyrë të paligjshme dhe e kanë rrahur. Në raste të tilla merret personi dhe neutralizohet në vendngjarje deri në momentin që vjen policia. Por dikush nga policia ka bërë diçka të zgjuar, sapo ka parë shenja dhune i ka liruar menjëherë sepse do t’iu ngelte në portë atyre, dhe ia kaluan fajin Veliaj. Tashmë për këtë ngjarje si fajtor njihet Veliaj”, deklaroi Gjata.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/04/2019 - 23:05

Gazetari Vincent Triest ka deklaruar në “A show” në News 24, vendimi i Parlamentit holandez për të kërkuar rikthimin e vizave me shqiptarët nuk është qëndrim politik ndaj PS apo PD, por, sipas tij, Holanda

Postuar: 22/04/2019 - 22:55

Deputeti demokrat Myslim Murrizi u shpreh mbrëmjen e sotme se në 17 Maj, natën e marrëveshjes së

Postuar: 22/04/2019 - 22:38

Akademiku Artan Fuga është shprehur mbrëmjen e sotme se opozita e ka braktisur garën për zgjedhje

Postuar: 22/04/2019 - 22:26

Partia Bindja Demokratike nesër do të bëj regjistrimin e saj në Gjykatë dhe më pas në Komisionin

Postuar: 22/04/2019 - 22:19

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, deklaroi në Op

Postuar: 22/04/2019 - 22:12

Të ftuar në emisionin “Open”, presidenti Bujar Nishani dhe gazetari Denis Dyrnjaja ka

Postuar: 22/04/2019 - 22:07

Në një prononcim të shkurtër për mediet e pranishme, në ambientet ku u mblodhën të ashtuquajturit