Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Politike

Sekuestrimi e RTV Ora dhe Ora News, ish deputeti del me reagimin e papritur

Sekuestrimi e RTV Ora dhe Ora News, ish deputeti del me reagimin e papritur

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu me anë të një statusi në facebook ka thënë se është i shqetësuar për sekuestrimin e RTV Ora dhe Ora News, pas hetimit nga SPAK ndaj biznesmenit dhe pronarit të televizioneve Ylli Ndroqi.

“Janë shumë shqetësuese për lirinë e medias denoncimet se “siguria” e televizioneve do t’i dorëzohet kompanisë shtetërore Illyrian Guard. Kjo do të thotë se gazetarët do të punojnë të rrethuar nga policët e qeverisë. Me një presion të tillë psikologjik dhe pa garanci për marrjen e pagave, asnjë gazetar dhe asnjë media nuk mund të ruajë pavarësinë editoriale”, shkruan ai.

Reagimi i Klevis Balliut

Këto ditë kam ndjekur me shqetësim situatën e krijuar pas vendosjes nën sekuestro të dy televizioneve kritike me qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës, RTV Ora dhe Ora News. Me administrimin nga qeveria të televizioneve, gazetarët ndjehen të pasigurtë dhe jo të lirë për të bërë punën e tyre.

Janë shumë shqetësuese për lirinë e medias denoncimet se “siguria” e televizioneve do t’i dorëzohet kompanisë shtetërore Illyrian Guard. Kjo do të thotë se gazetarët do të punojnë të rrethuar nga policët e qeverisë. Me një presion të tillë psikologjik dhe pa garanci për marrjen e pagave, asnjë gazetar dhe asnjë media nuk mund të ruajë pavarësinë editoriale.

Është një shërbim ndaj lirisë së medias hetimi me shpejtësi dhe pa zvarritje i çështjes që ka krijuar këtë situatë të paprecedentë për një media! Ky hetim duhet të jete plotësisht i pavarur nga ndikimi i qeverisë.

Çdo vonesë e drejtësisë është një hap më shumë drejt mbylljes së gojës së gazetarëve.