BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Politike

Senati rrëzon Mynyr Konin, e cilëson të pavlefshëm vendimin për shkarkimin e anëtarëve të KIZ, rektori nis akuzat

Senati rrëzon Mynyr Konin, e cilëson të pavlefshëm vendimin

Senati akademik ka rrëzuar rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i cili prej kohësh kishte hapur një front lufte me Ministrinë e Arsimit dhe anëtarët e KIZ. Senati ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Rektorit të UT, për shkarkimin nga puna të Majlinda Ketës, kryetare e KIZ, si dhe të personelit akademik, Bernard Dosti, Oriona Muccollari, Ardian Doka dhe Eglantina Gishti. Koni urdhëroi shkarkimin e 5 anëtarëve të KIZ, gjë e cila e thelloi edhe më tej luftën. Sakaq kujtojmë se Koni ishte i vetmi i cili nuk dëshironte mbajtjen e zgjedhjeve në universitete, fillimisht me pretekstin se nuk mund të kishte pjesëmarrje të studentëve, por edhe pasi MASR e shtyu datën e zgjedhjeve, Koni nuk u ndal me sulmet ndaj ministrisë. Por sakaq, diçka tjetër duket se e ka zemëruar sërish rektorin e UT, Mynyr Koni. Ditën e enjte, datë 21 Maj 2020, ora 11:00, u zhvillua mbledhja e Senatit Akademik të UT-së e thirrur nga 1/3 e senatit, e cila trajtoi ndërprerjen e marrëdhënies së punës së 5 anëtarëve të KZI. Në këtë mbledhje u mor vendim i të gjithë anëtarëve të pranishëm në senat, se ky vendim sipas bazës ligjore nuk është i përputhur dhe i bazuar në të, dhe si i tillë ai nuk mund të ketë pasojat e tij. Vendimi i dytë ishte që, senati votoi që KZI ekzistuese duhet të përfundojë këtë fushatë zgjedhore dhe senati i ri të zgjedhë KZI-në e re që do veprojë për katër vitet në vazhdim.

Reagon Koni

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Mynyr Koni i ka dërguar një letër publike, kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit, Besa Shahini. Koni, në letrën e tij deklaron se është informuar në mënyrë informale në lidhje me mbledhjen e mbajtur ditën e enjte dhe sakaq e cilëson këtë si një pseudombledhje. “Jam informuar në rrugë informale që në datën 21 maj 2020, është zhvilluar një pseudombledhje, në godinën “Liria”, nga një grup senatorësh të Senatit Akademik të UT. Në lidhje më këtë pseudombledhje të zhvilluar prej tyre, dua t’ju sqaroj se: Në datën 14 maj 2020, nëpërmjet email-it, jam njohur me kërkesën që më është paraqitur, në cilësinë e Kryetarit të Senatit Akademik të UT, nga senatori, z.Artur Sula, për zhvillimin e një mbledhje Senati, dhe kishte përcaktuar rendin e ditës, datën, orën dhe vendin ku do të zhvillohej kjo mbledhje. Kërkesa e z.Artur Sula,u përkrah edhe nga një numër i caktuar senatorësh”, është shprehur Koni. Më tej rektori ka vijuar me sulmet, duke e cilësuar procesin zgjedhor si një pseudoproces. Sakaq sipas tij me mbledhjen e ditës së enjte u vërtetua se kush janë autorët e situatës, të cilën e konsideron si të paprecedentë. “Në fakt, me veprimet e fundit, u vërtetua edhe një herë katërcipërisht se cilët janë autorët, bashkautorët dhe mbështetësit e situatës të paprecedente të krijuar së fundmi në Universitetin e Tiranës, në lidhje me pseudoprocesin zgjedhor që pretendojnë që është hapur në UT, duke u përpjekur ta paraqesin si një proces zgjedhor të ligjshëm për autoritetet drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik të UT”, thuhet në letrën e Konit. Sakaq ndër të tjera, rektori Koni ka hedhur sulme edhe ndaj drejtuesve të fakulteteve ku përmend dhe emrat e tyre. Sipas tij ta kanë mbështetur procesin që ai e konsideron si të paligjshëm. “Ky proces i paligjshëm, është mbështetur hapur nga autoritetet drejtuese të fakulteteve të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, Artan Hoxha, Artur Sula, Edmond Rapti, të cilët, edhe pse janë informuar nga Rektori mbi shkeljet flagrante të ish-anëtarëve të KIZ, dhe ju është kërkuar të mos kryenin asnjë veprim në lidhje me dokumentet e nxjerra prej tyre, ata kanë vazhduar t’i mbështesin, kanë shpërndarë materialet e tyre nëpërmjet adresave zyrtare të email-eve”, thuhet në letër.