BREAKING NEWS

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë
x
BREAKING NEWS

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në Shqipëri, kryeministrja italiane tallet me Edi Ramën dhe përkëdhel presidentin Vuçiç

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në
x
BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x

Politike

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për

Përveç betejës së ashpër të opozitës nga të gjitha krahët dhe format, Edi Ramës i duhet të përballojë e sfidojë i vetëm edhe sulmet që i vijnë nga të tijtë, sidomos pas deklaratave të bërë së fundmi nga kryeministri shqiptar për situatën në Veriun e Kosovës. Kryeministri Rama është kritikuar në publik ditëve të fundit, që kur u shpreh se në Veri të Kosovës duhet që KFOR-i ta marrë kontrollin. Po nëse deri më tani kemi parë që Rama është kritikuar nga kundërshtarët politikë dhe analistë, listës së gjatë së zërave kundërshtues ia janë shtuar dhe tre “senatorë” të Partisë Socialiste dhe figura të shquara ndër dekada, Pandeli Majko, Ditmir Bushati dhe Sandër Lleshaj. Bushati, Lleshaj dhe Majko kanë dalë hapur kundër propozimit të Ramës që KFOR të marrë nën kontroll Veriun e Kosovës, lëvizje kjo që eklipson rolin e Policisë kosovare, duke, lëvizje kjo që eklipson rolin e Policisë kosovare, duke çuar ujë në mullirin e Serbisë. Madje nëse shohim me kujdes deklarate e bërë nga ish-ministrat, ata duket se vlerësojnë  të rrezikshme gjuhën e Ramës dhe si përpjekje “për ta relativizuar agresionin e Serbisë”.

Lleshaj: Shqipëria nuk mund të jetë indiferente ndaj Prishtinës

Kështu fillimisht ka qenë ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili ka komentuar këtë fundjavë në një media ngjarjet e fundit në Kosovë, ku u ndal konkretisht te agresioni serb në Banjskë. Ai u shpreh se ajo që ndodhi në Veri të Kosovës ishte përtej terrorizmit, duke e cilësuar atë si “një sulm të mirëfilltë ushtarak”. Sa i përket qëndrimit të Shqipërisë për Kosovën, Lleshaj u shpreh se vendi duhet të kuptojë mirë rolin që ka, pasi sipas tij,  nuk ka luksin për të qenë indiferente ndaj Prishtinës. “Ka ngjashmëri me atë që ndodhi në Krime në 2014-ën. Për mua është përtej terrorizmit, është më keq se ajo. Ky ishte një sulm i mirëfilltë ushtarak që nuk funksionoi. Vrasja e një polici nuk është terrorizëm. Sulmi u përkufizua keq. Thelbi i tij është pak më shumë. BE nuk është ende në gjendje as ta njohë Kosovën si shtet të pavarur për sa kohë ka ende shtete anëtare të tij që nuk e njohin. KFOR nuk i merr kujt leje për zonën që kontrollon në Kosovë. Nuk shoh ndonjë vlerë të shtuar përpos retorikës te kërkesa e Ramës për ta. KFOR meriton kritikë se si ka mundësi të jetë indiferent për një arsenal të tillë ushtarak brenda Kosovës, që nuk besoj të jetë i vetmi. Shqipëria duhet të kuptojë mirë rolin që ka. Nuk kemi luksin për t’u sjellë në mënyrë indiferente ndaj Kosovës. Kosova e di vetë se çfarë do, askush veç tyre nuk mund ta dijë. Roli ynë është t’i mbështesim ata. Shqipëria ka detyrë vetëm të pyesë se çfarë u duhet dhe më pas t’i ndihmojë Kaq. Shqipëria mund t’i ndihmonte vetëm duke u dalë në krahë, në të mirë e në të keq. Tensioni mes Ramës dhe Kurtit nuk duhet të ekzistojë. Kosovës i duhet shkuar nga pas në këtë rrugëtim. Edhe nëse ata zgjedhin rrugën jo të duhur”, deklaroi Lleshaj.

Reagon Bushati

Por zoti Lleshaj nuk është i vetmi, pasi edhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka dalë kundër kryeministrit Rama sa i takon qëndrimeve për Kosovën. Me bindjen se Kosova është çështje e interesit kombëtar dhe jo çështje klasike e politikës së jashtme, Ditmir Bushati kërkoi që qeveria të rishikojë pozicionin e saj në raport me vendet e rajonit, veçanërisht me Serbinë. “Politika jonë e jashtme është orientuar mes Italisë dhe Greqisë për të dëshmuar përkatësinë tonë europiane dhe mesdhetare. Serbinë duhet ta shohim përmes syve të Kosovës. Kjo nuk do të thotë se me Serbinë nuk duhet të kultivojmë një marrëdhënie nomale, por mbase as pas 50 apo 100 vitesh ne nuk do të jemi dot miq me Serbinë. Çdo lloj rruge normaliteti dhe miqësie duhet të kalojë përmes Kosovës”, theksoi zoti Bushati gjatë interviste televizive këtë fundjavë. Ndërkohë me nota kritike ndaj qëndrimeve, sipas tij, përkëdhelëse ndaj Serbisë, Ditmir Bushati e thotë hapur se ky nuk është një qëndrim që i takon Shqipërisë ta mbajë. “Perëndimi e ka përkëdhelur Serbinë veçanërisht 2 vitet e fundit, pas agresionit rus në Ukrainë. I ka shkelur syrin qoftë për qasjen autokratike, qoftë për qasjen ndaj fqinjëve. Shqipërisë nuk i takon ky pozicion, sepse ne, përpara se të jemi euroatlantikë, kemi interesat tona kombëtare si shqiptarë. Shihni Kroacinë si reagon për çdo gjë që bën Serbia në Kosovë. Janë kroatët më pak apo më shumë euroatlantikë se ne? Jo! Kanë një interes kombëtar më shumë se ne në Kosovë? Kurrësesi!”, nënvizoi ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Qëndrimi i Majkos

Mirëpo nuk ndalet me kaq, pasi “shuplakë” kryeministrit Edi Rama i ka dhënë edhe ish-ministri Pandeli Majko, aktualisht deputeti i Partisë Socialiste. Ky i fundit gjithnjë ka pasur një marrëdhënie “dashuri-urrejtje” me kryeministrin, të ndezur vetëm për momentin dhe pa lënë polemika nga pas. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive pak ditë më parë dhe ndalur tek situata në Veriun e Kosovës, Pandeli Majko thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bën detyrën e tij, duke dashur të vendosë ligjshmërinë në të gjithë vendin. Pra, përmes kësaj deklarate Majko kritikon hapur Ramën. “Albini nuk është një politikan i rastësishëm, madje mund ta quash me plot gojën, një kafshë të mirëfilltë politike, por jo në sensin negativ, por në sensin pozitiv të komplimentit. Po ndjek një kurbë që ka të bëjë me një detyrë kryesore të kryeministrit të Kosovës, për kontrollin e territorit dhe vendosjen e ligjshmërisë. Albini, nga këndvështrimi i të qepurit kryeministër i Kosovës, po bën thjesht detyrën e tij. Në logjikën e një kryeministri i cili po kërkon të vendosë kontrollin, jo policesk, por ligjor në të gjithë territorin e Kosovës, këtu nuk ke pse të hysh në asnjë lloj debati, e bën mirë apo e bën keq”, deklaroi Majko. Po ashtu, deputeti Majko thumboi edhe më tej kryeministri Rama, kur theksoi se kemi një kryeministër të Kosovës krejt tjetër, i cili sipas tij, meriton vetëm vlerësime, referuar ngjarjeve të fundit në Kosovë dhe jovetëm. “Kemi një Albin krejtësisht tjetër sot, të cilit mund t’i thuhet me plot gojën “Albin Kurti, ta lumsha”. Kaq”, nënvizoi Majko.

Kurti dhe Osmani rrëzojnë propozimin e Ramës

Nga ana tjetër, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka rrëzuar propozimin e Edi Ramës që KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Në një intervistë për median boshnjake “Hayat TV”, Kurti ka sqaruar se nuk ka nevojë për propozime të tilla pasi kjo pjesë është e përcaktuar nga ndërkombëtarët. Ai shtoi se për të garantuar sigurinë e territorit të Kosovës fillimisht është, Policia e Kosovës, pastaj vijnë EULEX-i dhe KFOR-i. Ndërkohë të njëjtin qëndrimi ka mbajtur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Më të lexuarat