Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Senatori McCain mbyll vizitën në Tiranë me muxhahedinët, takim me grupin e strehuar në Tiranë

Postuar: 16/04/2017 - 08:56

Ish-kandidati amerikan për President njëherësh senatori John McCain përmbylli vizitën e tij tejet të ngjeshur në Tiranë, në një takim me Maryam Rajavi, kryetaren e opozitës iraniane apo njohur ndryshe si udhëheqësja shpirtërore e muxhahedinëve. Në takimin e tyre i cili u karakterizua nga një frymë e ngrohtë dhe tejet konstruktive, Senatori McCain dhe Rajavi diskutuan rreth zhvillimeve më të fundit në Iran dhe impaktit që ai shtet, ka në Lindjen e Mesme. Në diskutimin e saj me senatorit McCain, udhëheqësja e muxhahedinëve, komunitet i cili prej kohësh ndodhet i strehuar në Shqipëri, nënvizoi faktin se fashizmi fetar që së fundmi po qeveris e drejton vendin e saj, ishte burimi kryesor i luftës dhe terrorizmit në rajonin e Lindjes së Mesme por jo vetëm atje. Nga ana tjetër, McCain në diskutimin e tij u shpreh se regjimi në Iran, regjimi i Bashar al Assad në Siri dhe ISIS i përkisnin të njëjtës familje dhe kësisoj duhet të shkatërroheshin. Sakaq ai i premtoi Rajavit se edhe vendi i saj në të ardhmen do të ishte demokratik. “Ne jemi të bindur se regjimi në Iran, regjimi i Bashar al Assad në Siris dhe ISIS janë të ndërlidhura bashkë dhe financojnë nxitjen e terrorizmit. Ka vetëm një rrugë për ata, duhet të rrëzohen. Unë jam i bindur se një ditë Irani do të jetë një vend i lirë. Besoj se Irani në të ardhmen do jetë një vend me demokraci si gjithë shtetet demokratike të botës”, nënvizoi McCain më tej në fjalën e tij. Gjithashtu, senatori amerikan përgëzoi transferimin me sukses në Tiranë të gjithë muxhahedinëve sipas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Ashtu sikurse falënderoi qeverinë Shqiptare për gatishmërinë e treguar dhe për mbështetjen që i ka dhëne atij komuniteti. “Jam shumë i lumtur për transferimin me suksese në Tiranë të gjithë muxhahedinëve, sipas marrëveshjes dhe procedurave të ndjekura respektivisht mes qeverisë Shqiptare dhe asaj të Shteteve të bashkuara të Amerikës. Falënderoj qeverinë dhe gjithë agjencitë e shtetit Shqiptar për interesin e treguar dhe suportin qe po i japin muxhahedinëve”, përfundoi McCain. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 15:12

Pas reagimit të kreut të PD-së Lulzim Basha për anulimin e misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, ka ardhur edhe përgjigjja e kryeministrit Rama.

Postuar: 26/06/2019 - 15:12

Katya Andrusz, Zëdhënësja e OSBE/ODIHR konfirmon se Këshilli i Europës nuk do të monitorojë zgjed

Postuar: 26/06/2019 - 15:10

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një parashikim shumë optimist dhe domethënës për atë që p

Postuar: 26/06/2019 - 15:08

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Taul

Postuar: 26/06/2019 - 14:46

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një konference të jashtëzakonshme, tha se përgjimet e &lsquo

Postuar: 26/06/2019 - 14:27

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, k

Postuar: 26/06/2019 - 14:18

Gent Cakaj, ministri i Jashtëm ka deklaruar se lajmi se KE ka anuluar delegacionin e tij për të v