BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Senatorja amerikane vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet nga presidenti Begaj, e pranishme edhe ambasadorja Kim

Senatorja amerikane vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet nga

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot Senatoren amerikane Jeanne Shaheen, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Senatorja Shaheen shoqërohej në këtë takim nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri,  Yuri Kim, si dhe përfaqësues nga Senati amerikan.

Presidenti Begaj e vlerësoi vizitën e Senatores Shaheen në Tiranë si vijim i shprehjes së vëmendjes dhe interesit të lartë të Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë dhe shqiptarët, si dhe nënvizoi se kjo vizitë merr një vlerë të shtuar pasi zhvillohet në kuadër të kremtimeve të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Begaj nënvizoi se pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë si dhe kërcënimeve e sfidave të reja  me të cilat po përballet bota dhe rendi aktual botëror, nevoja e një bashkëpunimi e koordinimi sa më të ngushtë e në të gjitha nivelet bëhet edhe më i domosdoshëm.

Presidenti i Republikës shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë në tre dekadat e fundit, si dhe vlerësoi në mënyrë të veçantë mbështetjen e tyre shumë domethënës në kuadër të forcimit të shtetit ligjor, reformës së thellë në drejtësi dhe konsolidimin e institucioneve demokratike.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen edhe për ndihmën e menjëhershme të dhënë nga agjencitë e specializuara të Shteteve të Bashkuara në përballimin e sulmeve kibernetike të aktorëve të lidhur me agjencitë shtetërore iraniane, që synuan dëmtimin e infrastrukturës së shërbimeve qeveritare online dhe destabilizimin e vendit.

Më të lexuarat