Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën
Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...
Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”
Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
Senida Mesi: “Forca e ligjit”, të tjera grupe do të goditen
Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Shtator 2018
“Operacioni “Forca e Ligjit” është duke vepruar prej kohësh dhe ka dhënë rezultate konkrete ku disa grupe kriminale janë goditur, hetimet vazhdojnë dhe të tjerë do të goditen”. Kështu është shprehur nga foltorja e Kuvendit, Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, teksa ka folur për luftën ndaj krimit të organizuar.
Ndonëse projektligji në diskutim të rendit të ditës kishte bënte me çështje të bujqësisë, Mesi si deputete e Qarkut të Shkodrës, nuk ka mundur të mos prekë çështjet e sigurisë dhe rendit, veçanërisht pas ndalimit të grupit famëkeq “Bajri” nga ana e policisë.
“Lufta ndaj krimit të organizuar nuk lejon asnjë kompromis sado risk që mbart dhe ne jemi të vendosur të sigurojmë jetën dhe mirëqënien e çdo shqiptari, çdo investitori të huaj apo vendas”,u shpreh Mesi.
Në fjalën e saj, teksa foli për investimet në ekonomi, Zëvendëskryeministrja u ndal edhe tek reforma në drejtësi dhe vettingu, si parakusht për zhvillimin ekonomik.
“Reforma në drejtësi do të vazhdojë të thellohet, vettingu po jep rezultatet dhe ngritja e organeve të reja do të mundësojë më në fund drejtësinë e re që është parakusht për çdo hap që hedhim drejt zhvillimit ekonomik dhe demokratizimit të vendit”,u shpreh Zëvendëskryeministrja.
Ndërkohë, lidhur me investimet në bujqësi, Mesi tha se janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga ana e qeverisë shqiptare për hapjen e programit të financimit “IPARD II”. “71 milionë Euro grante për sektorin e zhvillimit rural të Shqipërisë do të financohen nga BE, dhe 23 milionë Euro do të jetë vlera e financimit nga ana Qeverisë Shqiptare, në mbështetje të fermerëve dhe agrobizneseve shqiptare”, tha Senida Mesi.