Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë Ramës dhe Bashës: Ju jeni pala përgjegjëse, mos harroni marrëveshjen e ...

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë
x

Politike

“S’është e lehtë që të ti thuash ‘jo’ një partie të madhe”/ Reagon pedagogu i njohur, përfaqësuesi i Nismës “Thurje”, zbardh detajet e partisë

“S’është e lehtë që të ti thuash

Përfaqësuesi i Nismës ”Thurje”, Rezart Prifti i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ ka konfirmuar se lëvizja ku ai bën pjesë do të jetë një subjekt politik në zgjedhjet e 25 prillit të 2021.

Ai e konsideron veten si opozitë teksa kërkon me ngulm që kjo mazhorancë të largohet përmes zgjedhjeve.Nisma Thurje sipas tij do të jetë një bashkim i të gjitha nismave, jo vetëm të djathta apo dhe të majta, por do të jetë ndryshe.

”Nisma është bashkim vektorial i të gjitha nismave. Është shprehje për të mbledhur trustët e lulelakrës. Ne jemi paraletitet, jo majtas dhe djathtas. Ata janë përfaqësues të partive, miq të mi, që më pyesim mua se si do të jetë ideologjia.ne kemi një sfidë të madhe me një ndryshim kulturor në mes. Në realitetin sot, lufta më e madhe është që do të ikim poshtë apo lart. Është njësoj si debati që i dhënë bizneseve; Taksë progresive apo e sheshtë. Jam një ndër themeluesit e Nismës. Unë jam i djathtë në parime. Kjo ishte për të bërë diçka ndryshe, kisha krijuar një lëvizje që quhej; Alternativa. Nisma ‘Thurje’ ka bërë progres e punë. Siç ka bërë edhe Rudina, se nuk është e lehtë që të ti thuash ‘jo’ një partie të madhe, ka bërë një punë epike.

Ndryshimi përmes Nismës…..
Nisma është një platformë. Do të frymëzojë një gjeneratë njerëzish. Unë bëjë 4 punë. Profesioni i parë është pedagog dhe bëj disa punë të tjera dhe kam dy biznese. Merrem dhe me hekura. Merrem dhe me njerëz që kanë 4 klasë, që më thonë; ‘O ti ko kokë lesh’, merrem dhe me ata që kanë shkollë. Njerëzit duhet të shohin nga vetja. Nëse e gjejnë veten në këtë nismë, na mbështesni. Lufta jonë, është lufta e mundësisë. Nuk ka asgjë të keqe që të flasësh. As me shefin, as me mamin dhe babin. Nuk është e nevojshme që të jesh dakord. Nisma do të regjistrohet si subjekt politik dhe do të marrë pjesë në zgjedhje. Ne ftojmë që të marrin pjesë kushdo dhe të na përkrahë. Ftoj njerëzit që t’i bashkohen kësaj logjike. Teoritë kulturore thoshin se për të bërë një ndryshim kulturor, se duhet nga 4 deri në 8 vite. Por sot është ndryshe. Në shoqërinë tonë kam përshtypje se është moment i tillë. Unë nuk po të kërkoj që të më besosh, por të mendosh dhe të vësh mendjen në punë. Më gjyko dhe provo se cilat alternativa do të kesh në pah.”- tha Prifti.

Më të lexuarat