Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“S'është qamet por është murtanë”, shpërthen Spiropali dhe i jep mesazhin e fortë Metës me vargjet për Haxhi Qamilin: Presidenti dhe miku i tij Sali Berisha po tentojnë të...

Postuar: 13/06/2019 - 12:02

Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e dënoi ashpër dekretin e Metës për të anuluar zgjedhjet.

Spiropali e krahasoi këtë çështje me kryengritjen e Shqipërisë së Mesme të udhëhequr nga Haxhi Qamili në vitet 1914-1915, ndërsa recitoi edhe disa vargje.

Pjesë nga fjala e Spiropalit:

Këtë aktivitet kriminal e ideojnë dhe e ushtrojnë në bashkëpunim. Qëllimi mposhtja e shtetit. Mjeti të gjitha për të justifikuar qëllimin. Arsyeja frika nga zgjedhjet. Në fakt akti i Ilir Metës është vazhdimi i kësaj lufte primitive me mjete të tjera. Është një akt që sulmon demokracinë, cënon rëndë të drejtën e zgjedhjes së shtetasve. Këta janë mësuar të bëjnë me kushtetutën ligjin dhe me Shqipërinë çfarë kanë dashur. Në 30 qershor do përballen me ligjin. Presidenti mishëron të gjithë popullin, por me vendimin e tij se mund të nxjerrësh presidentin nga kulla e LSI. Shkeli parimin e sovranitetit të popullit. Presidenti synon të zgjidhë një pseudo krizë duke qenë ideator i kësaj përpjekje për mbijetesë të kësaj opozite.

Ai tenton ta shmangë këtë duke thënë se po shmang përplasjen civile, nuk ka. Sigurisht historia na mëson që ka një periodicitet, sa qesharake aq dramatike.

Çfarë ju kujton kjo, janë disa vargje në fakt...

Krisi pushka e gjëmon moti, kujton auistriaku se u bë qameti,

s'ësht qamet por është murtanë,

vjen Kavaja me gjithë Tiranë

gajret çuna dhe ju falët zoti se princ Vidin se zë moti,

kemi lenun o prej baroti, mal më la po këndon bilbili trim mbi trima Haxhi Qamili.

Haxhi baba me vegjëli qiti Vidin me 12 mijë.

Pra kjo lëvizje që ngjan kryekëput me këtë.  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 23:55

Një ditë para protestës së opozitës ka ardhur një tjetër reagim i fortë nga Ambasda e SHBA-së.

Postuar: 20/06/2019 - 23:51

Kryetarja e grupit parlamentar Demokratik, Rudina Hajdari është shprehur se nëse Presidenti Meta

Postuar: 20/06/2019 - 23:20

Një debat me tone të larta është zhvilluar në emisionin e Open ndërmjet Ervin Saljanjit dhe Spart

Postuar: 20/06/2019 - 23:11

Deputetja Rudina Hajdari ka treguar nëse do të krijojë një forcë të re politike.

Postuar: 20/06/2019 - 23:01

Deputeti Lefter Maliqi thotë se është e pamundur të mbahen zgjedhje në Shqipëri në 30 qershor.

Postuar: 20/06/2019 - 23:00

Në një reagim në Facebook, Glauk Olldashi shkruan se në qofte se nuk bashkohemi, gjaku e lotët ta

Postuar: 20/06/2019 - 22:56

Pas reagimit të Ambasadës Amerikane e cila bëri thirrje që qytetarët shqiptarë të distancohen në