Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Sfidat para nesh do të jenë edhe më të mëdha”, Majlinda Bregu: Rajoni nuk mund të ecë përpara pa integrimin në BE! (Deklarata e plotë)

Postuar: 09/11/2019 - 16:28

Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, u shpreh gjatë një aktiviteti në Gjenevë se integrimi rajonal nuk mund të bëjë përpara pa integrimin në BE.

"E di se nga këndvështrimi ynë ndonjëherë është e vështirë të kuptojmë se po jetojmë në kohërat e Revolucionit të Katërt Industrial në botë. Por, kjo është e vërteta, dhe rajoni ka nevojë për të gjithë stimujt e mundshëm për ta përballuar këtë revolucion, për ta përdorur atë në interesin e tij më të mirë dhe të nxjerrë rritje dhe stabilitet ekonomik prej tij. Prandaj Memorandumi i Mirëkuptimit (MM) që po nënshkruhet sot nga RCC-ja me Forumin e njohur Ekonomik Botëror synon të ndihmojë rajonin që të mbërrijë atje – duke përshpejtuar reformat kur bëhet fjalë për konkurrencën dhe novacionin tonë", tha Majlinda Bregu pas nënshkrimit të memorandumit me Borge Brende, President i ËEF-së, e pranishme në takimin e Liderëve të BB-së dje në Gjenevë.                                                                                                                                           

"Çështjet bilaterale kanë ndikimin e tyre negativ mbi bashkëpunimin rajonal dhe tani, përveç kësaj, kemi një dritë të kuqe dhe për ndikimin e anëtarësimit në BE. Integrimi rajonal nuk mund të ecë përpara pa integrimin në BE. Pra, sfidat para nesh do të jenë edhe më të mëdha: të forcojmë bashkëpunimin rajonal në kohërat e pasigurisë dhe të realizojmë pritshmëritë ndaj Procesit të Berlinit lidhur me integrimin e rajonit në BE. Dhe, ndërsa BB-ja po pret për ca qartësi lidhur me zgjerimin e BE-së, ne kemi nevojë të zgjerojmë bashkëpunimin midis gjashtë vendeve të BP-së. Të gjithë ne duhet ta kuptojmë qartë çfarë po ndodh me proceset e bashkëpunimit në rajon, sepse konfuzioni rreth kësaj teme do të shkaktojë më shumë ndikim negativ mbi bashkëpunimin rajonal", tha Sekretarja e Përgjithshme Bregu pas takimit të liderëve.

"Rritja më e shpejtë ekonomike në Ballkanin Perëndimor është krijimi i një tregu të vetëm, ose i Zonës Ekonomike Rajonale – REA, siç e quajmë ne. Rajoni do të kursejë çdo vit 800 milion euro, rreth 1% të PBB-së së BP-së nëse koordinimi ndërkufitar në BP arrin mesataren e BE-së. Një REA funksionale ndihmon që ekonomitë të jenë konkurruese në shkallë të gjerë, novacioni përhapet më shpejt në një treg të unifikuar dhe nuk duhet të harrojmë se, kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, ne flasim për një treg me 18 milion banorë. Kjo është arsyeja pse partneriteti me ËEF-në është kaq i rëndësishëm – ai është një hap shtesë për nxitjen e Zonës Ekonomike Rajonale", theksoi Bregu.                                               

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 23:55

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë thirrje që, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi të merret në mënyrë urgjente në Prokurori në lidhje me videon e paralajmëruar ku Presidenca ka një video ku një ambasador kry

Postuar: 18/11/2019 - 23:34

I ftuar në emisionin “Open”,presidenti Ilir Meta foli edhe për Opozitën, për të cilën

Postuar: 18/11/2019 - 23:28

Pasi presidenti Ilir Meta shpalli non-grata në ambientet e presidencës, ambasadorin e OSBE në Shq

Postuar: 18/11/2019 - 23:08

I pyetur se cila ishte arsyeja që ftoi në takim edhe fondacionin e shoqërisë së hapur SOROS, pres

Postuar: 18/11/2019 - 22:57

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parla

Postuar: 18/11/2019 - 22:55

I ftuar në emisionin “Opinion”, deputeti socialist AlketHyseni u ankua që u la i fund

Postuar: 18/11/2019 - 22:54

Meta ka komentuar edhe një herë a do e shpërndajë presidenti apo jo.