BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Politike

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar 2 mesazhe vdekjeprurëse ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e djeshme. Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi ditën e djeshme të rihapë hetimet për tragjedinë e “Gërdecit”, ndërsa ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ia bëri të qartë ish-kryeministrit Berisha se në krah të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha është qeveria amerikane. Më konkretisht, dje Apeli i GJKKO ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të “Gërdecit”, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durdaj.

Rihapja e “Gërdecit”, kambanë alarmi për Berishën

Por përveç hetimit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, rrezikohen edhe zyrtarë të tjerë të hetohen për çështjen “Gërdeci”. Një gjë të tillë e tregon qartë vendimi i djeshëm i marrë nga gjyqtarja e Posaçme e Apelit, Saida Dollani, e cila i lë dorë të lirë SPAK që megjithëse kërkoi gjykim të Fatmir Mediut ka dy mundësi, ose të vazhdojë më tej hetimet në rast se provat janë të paplota, ose ta dorëzojë të pandehur ish-zyrtarin e lartë me të njëjtat gjetje të vitit 2009. Këto zgjidhje sipas nenit 329 të Kodit të Procedurës Penale, mund të çojnë automatikisht në thellimin e hetimeve përtej ish-ministrit të Mbrojtjes, ose dorëzimin e tij gjykatës antikorrupsion. Pra, kjo do të thotë se nëse rihetohet nga e para dosja “Gërdeci”, nuk është vetëm zoti Mediu që rrezikohet, pasi në skaner do të kalojnë edhe personat e përfshirë në atë tragjedi. Njëri prej personave që është lakuar që ka qenë i përfshirë në çështjen “Gërdeci” është djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili madje është përmendur edhe në kabllogramet e bërë publike nga Ëikileaks, ç’ka do të thotë se rihetimi mund t’i hapë telashe familjes “Berisha”.

Kim mesazh të prerë Berishës

Por rihapja e dosjes “Gërdeci” nuk është e vetmja dhimbje koke për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit pas përjashtimit nga grupi demokrat ka nisur një aksion kundër Bashës, ndërkohë që dje nga oborri i selisë blu ambasadorja amerikane, Yuri Kim teksa ishte duke folur për mediat ia bëri të qartë ish-kryeministrit Berisha se SHBA-të nuk do e lejojnë atë që të tërheqë pas vetes Partinë Demokratike. Ajo erdhi me porosi të qarta nga Uashingtoni. “Sapo jam kthyer, u ktheva vetëm disa orë më parë nga Uashington, DC, ku pata mundësinë të bisedoj me udhëheqës të agjencive të ndryshme, përfshirë Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Drejtësisë dhe institucione të tjera. Dhe, sigurisht, pata mundësinë të përditësoj drejtuesit dhe kolegët e mi mbi situatën në Shqipëri. Mendova se ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që të vija menjëherë në PD për të ndarë me ta atë që mësova në Uashington dhe se çfarë do të bëjmë nga ky moment. I thashë kryetarit Basha se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për të punuar akoma më ngushtë me PD. Ashtu si të gjithë e dinë, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka pasur gjithnjë një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që prej fillimit. Ne ishim pranë PD kur ajo mori pushtetin për herë të parë dhe shpresojmë që të kemi mundësi të festojmë prapë kur ajo të marrë pushtetin sërish”, deklaroi Kim. Ajo e bëri të qartë se do ndëshkohen të gjithë të korruptuarit pavarësisht se sa të fuqishëm janë, duke vulosur fundin tragjik të ish-kryeministrit. “Do doja gjithashtu të konfirmoja se në këndvështrimin e Uashingtonit, ne jemi seriozë sa s’bëhet në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë dhe do të vazhdojmë të ecim përpara, dhe do të vazhdojmë ta luftojmë këtë problem kudo që e gjejmë atë, pavarësisht nga hierarkia, pozicioni apo partia”, deklaroi dje ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.