
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

SHBA agjentë specialë në Tiranë për hetimin e bizneseve kriminale të politikanëve dhe krimit të organizuar, në sitë bankat, hipotekat, institucionet financiare, etj

Shkruar nga Rigels Seliman 26 Shtator 2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen e tyre për Shqipërinë në fusha të ndryshme, sikundër janë ekonomia apo drejtësia. Pak javë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin e përvitshëm për klimën e investimeve, ku mes të tjerash thuhej se korrupsioni, pastrimi i parave dhe konkurrenca e pandershme mbeten pengesa në Shqipëri. Po për të luftuar këto fenomene dhe të tjera të ngjashme, në Shqipëri, sikundër është lufta ndaj teorizimit, kanë zbarkuar në Tiranë agjentë specialë, të cilët kanë dhënë asistencë për hetimin e bizneseve kriminale të politikanëve dhe krimit të organizuar, teksa në sitë janë futur bankat, hipotekat, institucionet financiare, etj. Ka qenë ambasada e SHBA në vendin tonë, e cila zbuloi dje në rrjetet sociale se si pjesë e angazhimit të ambasadës për reformën në drejtësi në Shqipëri, programi kundër terrorizmit i Zyrës së Ndihmës për Zhvillimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT), në bashkëpunim me Korpusin Vullnetar të Shërbimeve Financiare, organizuan këtë muaj një konferencë trajnimi financiar ku morën pjesë 30 analistë, hetues dhe prokurorë nga agjenci të ndryshme ligjzbatuese dhe prokurori shqiptare. Konferenca theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve private dhe publike në luftën kundër krimeve financiare Pra duket qartë që amerikanët kanë plan të posaçëm për të ndihmuar autoritet shqiptare që të çojnë përpara luftën kundër teorizimit, pastrimit të parave, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Thënë troç Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosur për të mbështetur Shqipërinë në instalimin e shtetit ligjor dhe dhënies fund të pandëshkushëmërisë. Më poshtë gazeta “SOT” po pasqyron njoftimin e ambasadës së SHBA në Tiranë.
Ja njoftimi i plotë i ambasadës së SHBA në Tiranë
“Si pjesë e angazhimit të Ambasadës për reformën në drejtësi në Shqipëri, programi kundër terrorizmit i Zyrës së Ndihmës për Zhvillimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT), në bashkëpunim me Korpusin Vullnetar të Shërbimeve Financiare, organizuan këtë muaj një konferencë trajnimi financiar ku morën pjesë 30 analistë, hetues dhe prokurorë nga agjenci të ndryshme ligjzbatuese dhe prokurori shqiptare. Konferenca theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve private dhe publike në luftën kundër krimeve financiare. Prezantimet u bënë nga bizneset bankare dhe të shërbimeve të parasë në lidhje me shërbimet që ofrojnë, programet e tyre të pajtueshmërisë dhe bashkëpunimin e tyre me organet ligjzbatuese. U diskutuan gjithashtu tendencat e kriptomonedhave, përfshi vëllimin e transaksioneve me kriptomonedha në Shqipëri dhe hapat që hetuesit duhet të ndërmarrin për të identifikuar dhe shfrytëzuar përdorimin e blockchain nga ata që hetojnë. Për më tepër, disa agjenci rregullatore, duke përfshirë Bankën Qendrore Shqiptare, Agjencinë e Hetimit Financiar dhe Shërbimin e të Ardhurave, bënë prezantime mbi të gjitha funksionet e tyre të pajtueshmërisë, veçanërisht në rastet kur këto funksione mund ose nuk mbivendosen me zbatimin e ligjit. Ekspertët ndërkombëtarë të pajtueshmërisë prezantuan dhe moderuan panele duke ndarë përvojën e tyre prej dekadash. Agjentët specialë nga Divizioni i Hetimit Penal i Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme (IRS) drejtuan ushtrime stërvitore që kërkonin analiza të të ardhurave, shpenzimeve dhe deklaratave bankare të bizneseve kriminale hipotetike”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA të publikuar dje në rrjetet sociale.
Raporti i DASH për klimën e biznesit
Ndërkohë kujtojmë se Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dhënë një “shuplakë” të fortë qeverisë shqiptare, duke e pikturuar klimën e investimeve në Shqipëri si thellësisht problematike. Raporti i përvitshëm i DASH për klimën e investimeve i publikuar në korrik të këtij viti, këtë herë pikturoi një panoramë shumë më problematike dhe me tonë me të forta negative krahasuar me vitin e kaluar. Më konkretisht niveli i lartë i korrupsionit te fenomeni i pastrimit të parave, bashkë me kritikat për ndryshimet e shpeshta fiskale dhe zbatimin e dobët të kontratave janë disa nga gjetjet e Departamentit Amerikan të Shtetit në raportin e Klimës së Biznesit për Shqipërinë këtë vit. Departamenti Amerikan i Shtetit e konsideron korrupsionin në vend si sistemik, ndërsa nuk kursen akuzat e drejtpërdrejta për qeverinë. “Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Investitorët raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar, që vonojnë dhe pengojnë investimet në Shqipëri. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare me entitete publike dhe private, duke përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar”, thekson DASH.
Më të lexuarat


“Mbështetja e ish-kryeministrit e zbehtë nga deputetët e spikatur”, thumbon politologu i njohur: Argita u shfaq si pasardhëse politike e Berishës

“Kemi ngelur në fazën infantil shtetëror”/ Festimet e 28-29 Nëntorit, shpërthen Demaliaj: Cirk që i jepet popullit, ç’na duhen daullet kur tallemi nga fqinjët

“Shqiptarëve po i hiqet dhe dëshira për të jetuar në vendin e tyre”/ Qytetarëve i kanë marrë pronat me 7501-shin dhe investime strategjike, ish-Presidenti ironizon festimet e 28-nëntorit: Nuk janë as ku ishte Enver Hoxha, e veja e tij vdiq në pulari...

“Boll ka parë të tjerët”, Topi ‘parashikon' fundin e ish-kryeministrit: Ka ardhur dita që Berisha të futet në grevë urie si Pjetër Arbnori që rrezikoi jetën

“Komedi për PD-në, por dramë e madhe për shoqërinë” / Rikonfirmimi i Berishës, shpërthen Topi: Erdhi dita kur opozita të bëhet qesharake

Përfundon numërimi i votave në Kuvendin Kombëtar, Berisha sërish në krye të Rithemelimit

“Dështoi revolucioni se s’kishte si ndodhte ndryshe”, Elezi thumbon ish-kryeministrin: Berisha nuk ka më besueshmëri, s’bën dot mosbindje civile

“Lojë mafioze shumë e rrezikshme e Qeverisë”, deputeti i njohur bën thirrjen e fortë: SPAK të veprojë, po rrënohet ekonomia dhe qytetarët

“Nën ombrellën e Partisë së Lirisë”, analisti i njohur flet për mbledhjen e kuvendit: Kërkesa e Berishës për mosbindje civile është e pamundur, sfida më e madhe e PD është…

Argita Malltezi do të bëhet pjesë e politikës, ja si përgjigjet Berisha pas fjalimit të vajzës së tij në Kuvendin Kombëtar
