BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Politike

SHBA-BE i fusin të dridhurat Metës, pas anulimit të konferencës për shtyp, distancohet nga shantazhi me video erotike, tenton paqe me Sorecën

SHBA-BE i fusin të dridhurat Metës, pas anulimit të

Pas sulmeve dhe goditjeve nën brez ndaj ndërkombëtarëve, presidenti Ilir Meta ka vendosur të luaj në mbrojtje. Brenda 24 orëve të fundit presidenti Meta ka ndryshuar kurs 180 gradë, duke ngritur dyshime. Dy ditë më parë Meta e nisi mëngjesin me një takim pune me delegacionin e Komisionit të Venecias, ndërsa nuk kurseu sulmet ndaj paketës anti-KÇK dhe nismës së mazhorancës që i rrudhi atij kompetencat, për të cilat tha se do të flasë në një konferencë shtypi të enjten pasdite. Ndërkohë, në fjalën e tij para takimit me delegacionin e Venecias, kreu i shtetit hodhi akuza dhe ironizoi ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca. Sipas Metës, ndërkombëtarët nuk mund të ndihmojnë që të interpretojnë Kushtetutën që e kanë bërë sëbashku, pasi janë të zënë “duke ndjekur paranë”, frazë kjo e përsëritur nga Soreca, kur vlerësoi anti-KÇK-në si mënyrën e drejtë për të luftuar krimin.

Ndërkombëtarët i fusin të dridhurat Metës

Por takimi me delegacionin e Venecias dhe presioni ndërkombëtar duket se kanë detyruar presidentin Ilir Meta që të reflektojë. Meta në mëngjesin e së enjtes hodhi një foto në rrjetet sociale, ku Presidencën e konsideronte kështjellë dhe qeverinë pushtuese. Po ashtu gjatë takimit me Venecian i ironizoi këta të fundit dhe tha se në fund të bisedës do të kuvendojë me gazetarët për rrudhjen e kompetencave dhe KÇK. Të gjithë gazetarët prisnin konferencën e Metës, pasi sinjalet ishin se do të fliste shumë fort. Vetëm në darkë vonë erdhi njoftimi se konferenca shtyhet sepse presidenti kishte angazhime, pa dhënë detaje. Tërheqja e Metës pas takimit me Venecian është sinjal se komisionerët i kanë tërhequr veshin.

Meta distancohet nga video erotike

Mirëpo, anulimi i konferencës për shtyp nga ana e presidentit Ilir Meta, nuk ishte e vetmja gjë që ra në sy, pasi dje ka tentuar të qetësojë ujërat me ambasadorin e BE, Luigi Soreca, ndonëse e sulmoi një ditë më parë. Pak kohë më parë një media pranë presidentit Meta aludoi se qarkullon një video erotike, në të cilën është i përfshirë ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigji Soreca me një zv/ministre të qeverisë “Rama”. Për këtë video reagoi të enjten vetë Soreca duke u shprehur se ishte një lajm i rremë. Ndërkohë që, dje Meta ka tentuar që të distancohet, edhe pse kur plasi konflikti me Dvoranin ishin mediat pranë tij që flisnin për video. “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta u njoh sot nëpërmjet medias me shqetësimin e rëndë të bërë publik nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sh.T.Z Luigi Soreca, lidhur me përhapjen e qëllimtë dhe dashakeqe të disa lajmeve për gjoja ekzistencën e një video kompromentuese, me qëllim goditjen e pastërtisë së figurës së Tij. Presidenti Meta duke shprehur solidaritetin e Tij të plotë me ambasadorin e BE, si edhe me një zv/ministre të Qeverisë, e cila mësohet se gjithashtu është përfolur paturpësisht në këtë çështje, bën me dije se shumë shpejt do t’i kërkojë zyrtarisht institucioneve të drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, të nisin menjëherë hetimet për zbardhjen pa asnjë vonesë të autorëve dhe urdhëruesit të këtij shantazhi të dënueshëm ndaj dy autoriteteve”, tha Presidenca. E çuditshmja është se për këtë video ka 2 muaj që flitet dhe madje ka reaguar vetë zv/ministrja, por asnjë fjalë nuk u tha nga Presidenti. Reagimi i djeshëm i tij është një sinjal se sulmet që lëshoi gjatë takimit me Komisionin e Venecia i janë kthyer në bumerang. “Përhapja e këtyre lajmeve janë dashakeqë me qëllim goditjen e figurës së ambasadorit të BE-së. Presidenti Meta duke shprehur solidaritetin e tij të plotë me ambasadorin e BE, si edhe me një zv/ministre të Qeverisë, e cila mësohet se gjithashtu është përfolur paturpësisht në këtë çështje, bën me dije se shumë shpejt do t’i kërkojë zyrtarisht institucioneve të drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, të nisin menjëherë hetimet për zbardhjen pa asnjë vonesë të autorëve dhe urdhëruesit të këtij shantazhi të dënueshëm ndaj dy autoriteteve”, vijoi Presidenca.