BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

SHBA-BE nisin fushatën për prokurorë e gjyqtarë të SPAK, frikë për skenarë si me KLGJ e KLP, ja roli i ndërkombëtarëve në luftën antikorrupsion

SHBA-BE nisin fushatën për prokurorë e gjyqtarë të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë ndezur motorët për të ngritur sa më shpejt Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe më pas Byronë Kombëtare të Hetimit. KLGJ dhe KLP kanë hapur tashmë garën për prokurorë e gjyqtarë, ndërsa ky proces po ndiqet me shumë vëmendje si nga ONM, ashtu dhe nga përfaqësuesit e ambasadave të SHBA dhe të BE. Por gazeta ka mësuar se përfaqësues të ambasadave dhe të misioneve ERUALIUS dhe OPDAT janë të shqetësuar se faza e parë për SPAK mund të dështojë. Bëhet fjalë për 15 vende vakte në Prokurorinë Speciale, ndërsa po aq pritet të jenë dhe për Gjykatën e Posaçme. Shqetësimi i më i madh i ndërkombëtarëve është se mund të kemi një skenar të ngjashëm me atë që ndodhi me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Puna për ngritjen e këtyre dy organeve nisi që në shkurt të vitit 2017 dhe u finalizua në fund të 2018. Kuvendi, Avokati i Popullit, Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë hapën disa herë garën për anëtarë të këtyre organeve sepse nuk kishte interes. SPAK ka kushte akoma dhe më të forta dhe shqetësimi është nëse ka në vend prokurorë apo gjyqtarë që i plotësojnë të gjitha këto kritere. Problemi më i madh shihet te bindja e familjarëve që të heqin dorë nga privatësia. Ka shumë emra që kanë fëmijë madhorë dhe nuk dihet nëse ata duan që të jenë në përgjime e monitorim. Përveç thirrjeve në rrjetet social, gazeta ka mësuar se ndërkombëtarët po mundohen të piketojnë gjyqtarë e prokurorë, që t’i bindin të bëhen pjesë e SPAK. Mësohet se përveç emrave brenda vendit, po shihen personalitete që janë arsimuar jashtë vendit ose që punojnë jashtë momentalisht. Gjithë synimi i SHBA-BE është që në institucionin kryesor të luftës ndaj korrupsionit të mos vihen persona që mund të jenë përfshirë në afera korruptive. Edhe pse në vend mund të ketë gjyqtarë dhe prokurorë shumë të aftë dhe të pakorruptuar, shqetësimi i ndërkombëtarëve është se ata mund të kenë lidhje politike apo mund të jenë të ndikuar në vendimmarrje dhe për këtë arsye synohen persona të ardhur nga jashtë që të mos kenë asnjë lidhje në vend dhe mundësisht familjet t’i kenë jashtë vendit që të mos bien pre e shantazheve dhe kërcënimeve.

Roli i SHBA-BE në luftën ndaj korrupsionit

SHBA-BE do kenë rol shumë të rëndësishëm në luftën ndaj korrupsionit. Në ligj është e përcaktuar se vetë Byroja e Hetimit do të jetë në dorë të tyre. “Një komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, do të japë udhëzime dhe këshilla për themelimin dhe zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një periudhë 2-vjeçare, duke nisur nga momenti i themelimit të kësaj Byroje. Komisioni i Pavarur i Rishikimit vëzhgon në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe miraton materialet e trajnimit të hetuesve dhe Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, thuhet aty. Byroja do të jetë në varësi të SPAK dhe pritet që një asistencë të madhe të ketë dhe nga FBI. Pak kohë më parë një prej ekspertëve të USAID Jon Smibert ka dhënë detaje në këtë aspekt, duke thënë se komisioni që do të asistojë dhe monitorojë ngritjen e SPAK do jetë agjent i FBI. “E di se një prej personave do të jetë nga FBI, atashe ligjor dhe përfaqësues i ICITAP. Kështu që Komisioni i Rishikimit apo Komisioni i Monitorimit, sido që ta quani këtë... Propozimi pra, ka qenë që të japë ndihmën e vet në drejtimin dhe të japë një mbikëqyrje ndërkombëtare mbi BKH”, ka thënë ai.Pra sapo SPAK të ngrihet, ndërkombëtarë do të ngrenë një komision me përfaqësuesit e tyre, i cili do të ndihmojë në ngritjen e BKH. 

Kliti Topalli

Më të lexuarat