Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

SHBA-BE trembin Kryemadhin: Vetingu në politikë jo në mbikëqyrjen e tyre, rëndësi ka miratimi i draftit dhe jo skanimi i familjarëve

Postuar: 12/09/2018 - 08:00

 Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dhënë ditën e djeshme sinjale se LSI është kundër përfshirjes së familjarëve të politikanëve në veting. Kreu i PD, Lulzim Basha pak ditë më parë hodhi idenë që vetingu të shtrihet edhe në politikë. Ndërkohë që dje Kryemadhi ka deklaruar se më i rëndësishëm është pranimi i draftit nga ana e qeverisë dhe jo skanimi i familjarëve. Gjatë një prononcimi për mediat ditën e djeshme, numri një i LSI hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, duke deklaruar se Rama nuk e do vetingun në politikë. “Ajo që sipas meje është më e rëndësishme është që dhe vetë media dhe gazetarët duhet të fokusohen në dëshirën e qeverisë për ta bërë apo jo vetingun. Sepse unë mendoj që gjëja më e rëndësishme e jona është që njerëzit të kuptojnë që, ai që bërtet më shumë: ‘Kapeni ujkun. Kapeni ujkun!”, është çakalli që e shqeu tufën e deleve. Në këtë rast ne flasim për Edi Ramën. Ne flasim për rrobat e gjyqtarëve, për çantat apo për këpucët e gjyqtarëve apo prokurorëve, por nuk flet njeri për charterat e Edi Ramës, që fluturon çdo javë dhe kush ja paguan charterat. Me çfarë parash paguhen dhe ku shkon ky njeri. Ne flasim për taksat e shqiptarëve, flasim për biznesin, shikojmë se si shqiptarët vendosën në radhë për dekodera dhe nuk pyet njeri se sa i kushton kollarja Edi Ramës. Dhe asnjeri nuk e ka hetuar Edi Ramën, as për pasurinë e tij, as për lëvizjet dhe as për familjarët e tij”, deklaroi ajo. Por Kryemadhi është rreshtuar kategorikisht kundër që vetingun në politikë ta udhëheqin ndërkombëtarët. Vetingu në sistemin e drejtësisë është drejtuar dhe mbështetur nga ndërkombëtarët. Madje, kanë qenë këta të fundit, ata të cilët kanë zbuluar aferat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, siç janë fshehja e pasurisë tek familjarët e tyre. Kryemadhi duket se është trembur nga ata, teksa dje ka deklaruar hapur se ata nuk duhet të jenë pjesë e vetingut në politikë. “Për çfarë jemi? Për protektorat apo vend i pavarur sovran? Sepse na kanë ardhur këta ndërkombëtarët , na janë bërë si me i pas nënë dhe babë, sikur ne të gjithë kemi lindur nëpër shtëpitë e fëmijëve. Ajo çka është më qesharake, ky komunitet ndërkombëtar, i cili ka vënë po themi propozime të tjera, grupet e vetingut që janë të krijuara me votën e PS, sot i ke ata që nuk po pranojnë”, nënvizoi ajo.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 11:44

"Zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen", kështu u shpreh në një prononcim për mediat kreu i PD, Lulizm Basha.

Postuar: 25/06/2019 - 11:40

Kryeministri Edi Rama do të vijojë fushatën elektorale në qytetin e Kukësit pasditen e së martës,

Postuar: 25/06/2019 - 11:32

E dërguara e SHBA-ve në Shqipëri, zëvendës ambasadorja Leyla Moses-Ones ishte në një takim në sel

Postuar: 25/06/2019 - 11:30

Një nismë e rrallë po shpërndahet me gjerësi në rrjetet sociale, për të penguar zgjedhjet lokale

Postuar: 25/06/2019 - 11:19

Komisioni i Venecias ka publikuar një raport për marrëdhënien mes Parlamentit dhe opozitës, e cil

Postuar: 25/06/2019 - 10:48

E dërguara e SHBA-ve në Shqipëri, zëvendës ambasadorja Leyla Moses-Ones ka mbërritur në selinë e