Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

SHBA-BE tronditin drejtësinë, kërkojnë shkarkimin e Bashkim Dedjes dhe fundosin Zaganjorin me Gashin, largojnë nga sistemi 13 emra të emëruar nga Berisha-Nishani

Postuar: 21/07/2018 - 10:20

Ndërkombëtarët duket se janë të vendosur që të mos lejojnë asnjë gjyqtar dhe prokuror të korruptuar në sistemin e drejtësisë. Vetëm katër ditët e fundit janë larguar nga sistemi gjyqësor katër gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe një i Kushtetueses. Fakti që këta janë larguar është një sinjal se ndërkombëtarët duket se nuk do të lejojnë që të bëhet asnjë tolerim ndaj gjyqtarëve që janë të korruptuar. Por dje ndërkombëtarët kanë lëshuar një tjetër sinjal, se nuk do të lejojnë që tia hedh paq edhe asnjë gjyqtar dhe prokuror që e ka kaluar procesin e vetingut dhe që është gjetur me probleme. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar dje shkarkimin nga detyra të kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, një muaj më parë u konfirmua në detyrë nga ana e KPK pas hetimit administrativ ndonëse u identifikuan disa pasaktësi në hetimin pasuror. Por edhe pse Dedja u konfirmua në detyrë nga ana e KPK, ndërkombëtarët kanë vendosur që t’i kërkojnë Komisionerit Publik që të ankimojë vendimin e Komisionit të Pavarur tek Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Sipas njoftimit të Komisionerit Publik, bëhet e ditur se është marrë në konsideratë kërkesa e ONM për të apeluar vendimin e KPK. “Në datë 13.07.2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ka njoftuar Komisionerëve Publikë vendimin nr.24, 13.06.2018 në lidhje me konfirmimin në detyrë të z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Në të njëjtën datë, 13.07.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar këtë vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Afati i fundit për të paraqitur ankim nga Komisionerët Publikë është data 28.07.2018”, thuhet në njoftim. Por ajo ç’ka bie në sy është se nëse Bashkim Dedja bie në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, atëherë Gjykata Kushtetuese do të bjerë komplet si institucion pasi do të ngelet me asnjë gjyqtarë. Kujtojmë këtu se nga të gjithë anëtarët e Kushtetueses vetëm Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha, të cilës i ka mbaruar mandati, e kaluan procesin e vetingut.

ONM dhe KPK mesazh politikës

ONM dhe KPK ditët e fundit kanë dhënë një mesazh të qartë për politikanët dhe të korruptuarit në sistemin e drejtësisë. Sipas burimeve, ndërkombëtarët kanë kërkuar nga komisionerët që të mos ketë asnjë tolerim ndaj emrave me probleme, pavarësisht funksionit që kanë. Fakti që kërkohet shkarkimi i Dedjes tregon qartë se ndërkombëtarët nuk do ndalen deri në shfarosjen e korrupsionit. Por dje ata kanë dhënë sinjale se dhe kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe prokurorja Rovena Gashi do largohen. Të dy kishin dje seancat dëgjimore dhe u zbuluan me shumë probleme me pasurinë. Si asnjë herë më parë dje ONM kishte në seancë dëgjimore të tetë ekspertë dhe nuk kursyen kritikat mbi pasuritë e Gashit dhe Zaganjorit. Gazeta ka mësuar se kanë qenë ekspert e huaj ata që kanë zbuluar mashtrimet e tyre dhe në fillim të javës Gashi e Zaganjori pritet të shkarkohen. Momentalisht janë shkarkuar nga detyra 13 gjyqtarë e prokurore, të gjithë të emëruar nga PD dhe nga dyshja Berisha-Nishani. Nëse bien dhe Zaganjori me Gashin kjo shifër shkon në 15 dhe emrat e mësipërm po ashtu janë emëruar nga Berisha e Nishani. Pra ONM ka dhënë një mesazh të qartë se politika nuk do ndikojë dot më në drejtësi dhe vetingu do bëhet pavarësisht sulmeve të përditshme ndaj procesit./ Endri Arizi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2018 - 13:56

Pas lajmit se ish sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.Përmes një postimi në Twitter, Bushati shkruan se ndihet i tris

Postuar: 18/08/2018 - 13:04

Ish-kryeministri Sali Berisha, priti në një takim kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahti

Postuar: 18/08/2018 - 12:52

Pas përgjimeve që u bënë publike dje ku implikohej deputeti i PS Jurgis Çyrbja teksa fliste me Gi

Postuar: 18/08/2018 - 12:45

Teksa e cilëson si një reflektim përballë emergjencës, faktin që qeveria e Italisë i anuloi kon

Postuar: 18/08/2018 - 10:30

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thelluar hetimet ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Postuar: 18/08/2018 - 10:20

Thellohen përplasjet mes Presidencës dhe Qeverisë.

Postuar: 18/08/2018 - 10:10

Të korruptuarit e sistemit të drejtësisë duket se nuk do e kenë të lehtë t’ia hedhin veting