Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

SHBA-BE ultimatum Edi Ramës: Mbyllni reformën në drejtësi dhe arrestoni pushtetarët që kanë bërë korrupsion gjatë 30 viteve

Postuar: 16/06/2019 - 14:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kërkojnë me insistim mbylljen e reformës në drejtësi dhe arrestimin e të ashtuquajturve “peshqit e mëdhenj”. Kjo kërkesë e aleatëve tanë strategjikë, sikundër janë SHBA dhe BE ndodhet tashmë në sirtarin e kryeministrit Edi Rama. Gazeta ka mësuar se Uashingtoni dhe Brukseli i kanë dërguar disa ditë më parë një ultimatum shefit të qeverisë shqiptare, duke i kërkuar që të luftojë me zero tolerancë krimin e organizuar dhe korrupsionin në çdo nivel pushteti qoftë ai. Po ashtu, sipas burimeve të gazetës, në kudër të kësaj lufte të paprecedentë që pritet të nisë shumë shpejt, SHBA në kërkesën e saj drejtuar qeverisë shqiptare kërkon me ngulm që mazhoranca qeverisëse të mos tërhiqet përpara çdo lloj presioni që i bëhet asaj nga opozita e drejtuar nga PD dhe LSI, madje edhe Presidenti Ilir Meta. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, si dhe kreu i shtetit kohët e fundit në mënyrë të paprecedentë po sulmojnë shumë ashpër reformën në drejtësi. Por duke qenë se kjo reformë është mbështetur dhe vijon të mbështet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, këto sulme të katërshes Basha, Berisha, Meta dhe Kryemadhi po shikohen si një “kërcënim” për këtë reformë. Kështu që, të ndodhur përpara kësaj situate, burimet i pohuan gazetës se SHBA dhe BE i kanë kërkuar Ramës që të mbyllë sa më shpejt reformën dhe të ngrejë SPAK për të çuar pas hekurave pushtetarët që kanë bërë korrupsion gjatë 30 viteve. Po kush janë këta pushtetarë, për të cilët drejtësia ka mbyllur sytë dhe veshët për gati 3 dekada? Të gjithë e dinë, madje direkt mendja shkon te zyrtarët imunë që kanë bërë ç’kanë dashur me pasuritë e Shqipërisë dhe ata janë Basha, Berisha dhe Meta. Ky i fundit është akuzuar nga PS për korrupsion, pasi “21 janari” u shkaktua pikërisht për të, ndërsa mbi Berishën rëndojnë një mori ngjarjesh duke filluar nga ’96, ’97, ’98, etj. Ndërkohë që, Basha sipas PS, akuzohet për korrupsion në rrugën Durrës-Kukës dhe për shitjen e detit me Greqinë. Madje, për të mbrojtur këta të tre, Shqipëria ka shkuar disa herë në zgrip. Këtë e tregon fare qartë edhe kriza politike që ka kapluar kohët e fundit vendin. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka zbuluar se Meta dhe Berisha po kërkojnë destabilizimin e vendit, pasi kanë frikë nga drejtësia e re që po troket në vend. Dhe kështu duket se po ndodh. Nga njëra anë presidenti dhe ish-kryeministri i kanë shpallur luftë qeverisë, ndërsa nga ana tjetër kjo e fundit po ua kthen me të njëjtën monedhë. Pra, Berisha dhe Meta kërkojnë destabilizim për të shpëtuar nga drejtësi, por që për SHBA dhe BE kjo nuk ka për të ndodhur, andaj dhe i dhënë ultimatum Ramës që të reagojë.

KE kërkon luftë ndaj korrupsionin

Intensifikim të luftës kundër korrupsionit, Shqipërisë i ka kërkuar edhe Komisioni Europian në progres raportin për hapjen e negociatave. “Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet të: Përparojë më tej me krijimin e një regjistri për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale të vëna nga veprat penale të korrupsionit; të thellojë më tej hetimet financiare; të finalizojë procedurat për themelimin e organeve të specializuara anti-korrupsion, të përbërë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Byroja Kombëtare e Hetimeve për të ndëshkuar korrupsionin e nivelit të lartë deri në nivel politik; të vazhdojë të përmirësojë aksesin në regjistrat kombëtarë elektronikë për autoritetet e zbatimit të ligjit. Përgjigjet e drejtësisë kundër korrupsionit të nivelit të lartë kanë filluar të jenë konkrete dhe kjo duhet të vazhdojë”, thuhet në raport.

Rigels Seliman

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2019 - 23:46

Duket se këtë verë nuk ka pushime për kreun e PD-së, Lulzim Basha pasi partia e tij la Kuvendin dhe bojkotoi zgjedhjet.

Postuar: 22/07/2019 - 23:23

Tre vjet pas miratimit të Reformës në Drejtësi, tashmë do kemi edhe një godinë që do e simbolizoj

Postuar: 22/07/2019 - 22:57

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi mohon të ketë pasur një takim sekret sot mes kreut

Postuar: 22/07/2019 - 22:42

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri publikoi një foto të një breshke në “Facebook”

Postuar: 22/07/2019 - 22:20

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma u shpreh se PD ka ndaluar vijimin e punës në Unaz

Postuar: 22/07/2019 - 22:13

Rumania mbylli Presidencën e BE-së, ndërsa ambasada e saj në Shqipëri organizoi një aktivitet ku

Postuar: 22/07/2019 - 22:10

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është ndaluar këtë të hënë me stru