BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

SHBA-BE verifikim kandidatëve të PS-PD, në lupë emrat e dyshimtë, priten kërkesa për përjashtime

SHBA-BE verifikim kandidatëve të PS-PD, në lupë emrat e
Teksa mazhoranca dhe opozita po përmbyllin procesin e zyrtarizimit të kandidatëve për 61 njësitë vendore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të prezencës dhe përfaqësisë diplomatike në Tiranë, kanë nisur kontaktet dhe lëvizjet në terren për verifikimin e listës së kandidatëve të konfirmuar, për të identifikuar dhe më pas përjashtuar nga gara, kandidatët me të shkuar kriminale. Sikundër edhe ka paralajmëruar edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ambasada amerikane në Tiranë, do t’u kërkojë kryetarëve të partive largimin e kandidatëve të inkriminuar nga beteja për njësitë vendore. Ndërsa kanë mbetur edhe tre ditë afat për regjistrimin e kandidatëve në zgjedhje, përfaqësues të ambasadës amerikane mësohet se po kalojnë në lupë emrat e propozuar, në kuadër të zbatimit të procesit të dekriminalizimit që në këto zgjedhje. Burime nga PD dhe PS, bëjnë me dije se nuk ka pasur një konsultim paraprak me ambasadën amerikane për përzgjedhjen e kandidatëve, por kanë pasur gjithnjë parasysh kërkesën për pastërtinë e figurës së kandidatëve të konfirmuar.
 
Ndërkaq, para regjistrimit të kandidatëve në KQZ, me kërkesë të ambasadës, mazhoranca dhe opozita do të vënë në dispozicion dosjen e disa kandidatëve të përfolur me të shkuar të dyshimtë. Burimet bëjnë me dije se prezenca amerikane në Tiranë po shfrytëzon edhe burime të tjera informacioni, për të hedhur dritë mbi të shkuarën e disa kandidatëve. Sipas burimeve, ende nuk ka ndonjë kërkesë për përjashtimin e kandidatëve të zyrtarizuar deri më tani, ndërsa nuk përjashtohet një gjë e tillë në ditët në vijim. Nga ana tjetër, nuk kanë munguar as kontaktet mes përfaqësuesve të dy partive politike dhe ambasadës për çështjen e kandidatëve të propozuar. PD ka autorizuar Oerd Bylykbashin për t’u konsultuar dhe për të vënë në dispozicion të ambasadës çdo informacion për kandidatët. Nga ana tjetër, PS ka caktuar Taulant Ballën për këtë çështje. Deri më tani, Partia Demokratike ka akuzuar dy kandidatë të PS, për Bashkinë e Krujës dhe për Bashkinë e Kamzës, si të padenjë për të kandiduar. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka kërkuar tërheqjen e kandidaturës së Xhelal Mziut për Kamzën, i cili është dënuar me dy vjet burg nga gjykata. 
 
Monitorimi i KQZ 
 
Sipas burimeve, ambasada amerikane po monitoron nga afër administrimin e dokumentacionit të kandidatëve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndonëse KQZ ka thjeshtë një rol formal dhe nuk heton mbi të shkuarën e kandidatëve, përfaqësues të ambasadës amerikane, por edhe të Bashkimit Evropian, po vëzhgojnë dosjet e kandidatëve që kanë shkuar deri më tani në KQZ. Po ashtu, në lupën e ndërkombëtarëve do të kalojnë edhe emrat, të cilët po përfliten nga të dy krahët politikë, se jan? arrestuar për trafik droge, se janë dënuar për korrupsion etj. Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat