Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

SHBA-BE verifikim kandidatëve të PS-PD, në lupë emrat e dyshimtë, priten kërkesa për përjashtime

SHBA-BE verifikim kandidatëve të PS-PD, në lupë emrat e dyshimtë, priten kërkesa për përjashtime

Postuar: 15/04/2015 - 08:11

Teksa mazhoranca dhe opozita po përmbyllin procesin e zyrtarizimit të kandidatëve për 61 njësitë vendore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të prezencës dhe përfaqësisë diplomatike në Tiranë, kanë nisur kontaktet dhe lëvizjet në terren për verifikimin e listës së kandidatëve të konfirmuar, për të identifikuar dhe më pas përjashtuar nga gara, kandidatët me të shkuar kriminale. Sikundër edhe ka paralajmëruar edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ambasada amerikane në Tiranë, do t’u kërkojë kryetarëve të partive largimin e kandidatëve të inkriminuar nga beteja për njësitë vendore. Ndërsa kanë mbetur edhe tre ditë afat për regjistrimin e kandidatëve në zgjedhje, përfaqësues të ambasadës amerikane mësohet se po kalojnë në lupë emrat e propozuar, në kuadër të zbatimit të procesit të dekriminalizimit që në këto zgjedhje. Burime nga PD dhe PS, bëjnë me dije se nuk ka pasur një konsultim paraprak me ambasadën amerikane për përzgjedhjen e kandidatëve, por kanë pasur gjithnjë parasysh kërkesën për pastërtinë e figurës së kandidatëve të konfirmuar.
 
Ndërkaq, para regjistrimit të kandidatëve në KQZ, me kërkesë të ambasadës, mazhoranca dhe opozita do të vënë në dispozicion dosjen e disa kandidatëve të përfolur me të shkuar të dyshimtë. Burimet bëjnë me dije se prezenca amerikane në Tiranë po shfrytëzon edhe burime të tjera informacioni, për të hedhur dritë mbi të shkuarën e disa kandidatëve. Sipas burimeve, ende nuk ka ndonjë kërkesë për përjashtimin e kandidatëve të zyrtarizuar deri më tani, ndërsa nuk përjashtohet një gjë e tillë në ditët në vijim. Nga ana tjetër, nuk kanë munguar as kontaktet mes përfaqësuesve të dy partive politike dhe ambasadës për çështjen e kandidatëve të propozuar. PD ka autorizuar Oerd Bylykbashin për t’u konsultuar dhe për të vënë në dispozicion të ambasadës çdo informacion për kandidatët. Nga ana tjetër, PS ka caktuar Taulant Ballën për këtë çështje. Deri më tani, Partia Demokratike ka akuzuar dy kandidatë të PS, për Bashkinë e Krujës dhe për Bashkinë e Kamzës, si të padenjë për të kandiduar. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka kërkuar tërheqjen e kandidaturës së Xhelal Mziut për Kamzën, i cili është dënuar me dy vjet burg nga gjykata. 
 
Monitorimi i KQZ 
 
Sipas burimeve, ambasada amerikane po monitoron nga afër administrimin e dokumentacionit të kandidatëve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndonëse KQZ ka thjeshtë një rol formal dhe nuk heton mbi të shkuarën e kandidatëve, përfaqësues të ambasadës amerikane, por edhe të Bashkimit Evropian, po vëzhgojnë dosjet e kandidatëve që kanë shkuar deri më tani në KQZ. Po ashtu, në lupën e ndërkombëtarëve do të kalojnë edhe emrat, të cilët po përfliten nga të dy krahët politikë, se janё arrestuar për trafik droge, se janë dënuar për korrupsion etj. Adriatik Doçi 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

“A do ketë marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit?”, kjo ka qenë pyetja që ministri i  Turizmi, Blendi Klosi i ka kthyer përgjigje.  Në studion e “Report Tv” ai është përgjigj

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

Pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor ditën e sotme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, k

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar dekretin e Presi

Postuar: 24/06/2019 - 14:08

Ndërkohë Sali Berisha akoma nuk e ka thënë edne fjalën e tij në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:04

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për lënien në fuqi të 30 qershorit si datën e zhvillimit të zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:03

Rreth një orë më parë, Kolegji Zgjedhor dha vendimin përfundimtar për zgjedhjet vendore, duke e l