BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Politike

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe paralajmëron sekuestrim të pasurive sipas vendimit të Biden

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe

Amerikanët kanë refuzuar tentativat e ish-kryeministrit Sali Berisha për të negociuar me ta pas shpalljes “non grata”. Në korridoret e politikës prej javësh po flitet se ish-kryeministri Berisha po tenton konsensus me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim që të ndalojë “Foltoren” dhe planin për rrëzimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Të enjten në mbrëmje ishte gazetari Baton Haxhiu që zbuloi se zoti Berisha kishte futur ndërmjetës për të biseduar me amerikanët dhe se ai, sipas tij, ishte deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi. Por këto lëvizje kanë sjellë reagimin e ashpër të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila është shprehur prerë se nuk ka asnjë negociata dhe tolerim për personat e shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, diplomatja Kim thumboi ish-liderin demokrat, i cili prendon se është shpallur “non grata” nga DASH pa pasur asnjë provë kundër tij, duke theksuar se faktet për përfshirjen në afera të pamohueshme. Madje, zonja Kim ka kërcënuar hapur ish-kryeministrin Berisha, pasi ka publikuar memorandumin anti-korrupsion të nxjerrë dhe firmosur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili kërkon sekuestrimin e pasurive për të gjithë personat e shpallur “non grata” nga SHBA, duke dhënë sinjale se mund të shkohet te ky hap. “7031 (c) përcaktimi nuk i nënshtrohet "negocimit" dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë “ndërmjetës”. Ata të caktuar mund të fajësojnë komplotet, por faktet janë të pamohueshme. Presidenti Biden e ka bërë të qartë se SHBA do të kërkojë llogari nga ata që përfshihen në korrupsion”, shkruan Kim. Pra, ky reagimi ia ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, se nuk ka negociata me personat e shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe se do t’iu kërkohet llogari atyre nga SHBA, është një sinjal i keq për ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilit madje mund t’i sekuestrohet edhe pasuria.

SHBA akuzon Berishën si të korruptuar

Kujtojmë që më 19 maj të këtij viti DASH shpalli “non grata” Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. Pas vendimit të SHBA, Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të kombit shqiptar dhe ka hedhur në gjyq numrin 3 të administratës, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ishte ai që bëri publik vendimin e SHBA. Madje, Berisha ka akuzuar lobimet e kryeministrit Edi Rama, si “fajtorë” në vendimin e marrë kundër tij, ndërsa pretendon se për të nuk ka prova, ndaj edhe sipas tij, nuk bëhen publike. Por beteja e ish-kryeministrit Berisha tashmë nuk është vetëm kundër SHBA, por edhe kundër “birit të tij politik” Lulzim Basha, i cili pranoi kërkesën e amerikanëve duke e përjashtuar liderin historik të PD nga partia, deri në zbardhjen e të vërtetës në rrugë ligjore.