
Rihapet 21 Janari, hetime ndaj Berishës për vrasjen e Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe 6 të plagosurve, ja provat tronditëse të policisë në prokurori

SHBA i dhuron Shqipërisë 300 mijë dollarë pajisje për kontrollin dhe parandalimin e përmbytjeve, ambasadorja Kim jep mesazhin e fortë

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Janar 2021
SHBA i ka dhuruar Shqipërisë pajisje për kontrollin dhe parandalimin e përmbytjeve me 300,000 dollarë që do t’u vijnë në ndihmë punonjësve në vijën e parë për të kontrolluar përmbytjet në zonat më të prekura, si dhe për të vendosur nën kontroll situatat e emergjencës.
Ambasadorja Kim ka qenë e pranishme në këtë event me ministrin Niko Peleshi dhe shprehet se Shqipëria është aleat që qëndron krah për krah me SHBA.
“Si miq, partnerë dhe aleatë të NATO-s, amerikanët dhe shqiptarët kanë qenë në krah të njëri-tjetrit, veçanërisht në kohë të vështira, si sot. Ky dhurim i fundit i pajisjeve vjen në një kohë kritike dhe ne jemi të lumtur që artikujt e dhuruar sot do të vihen menjëherë në përdorim për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Kjo është ajo që aleatët bëjnë për njëri-tjetrin – ata qëndrojnë gati për të ndihmuar kur kjo u kërkohet.” Ambasadorja Yuri Kim, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e sotme për dhurimin e pajisjeve për menaxhimin e përmbytjeve Ministrisë Shqiptare së Mbrojtjes, përkrah Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi.
Këto pajisje për kontrollin dhe parandalimin e përmbytjeve, të vlerës 300,000 dollarë, u dhuruan nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe do t’u vijnë në ndihmë punonjësve në vijën e parë për të kontrolluar përmbytjet në zonat më të prekura, si dhe për të vendosur nën kontroll situatat e emergjencës.Që prej vitit 1999, Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara ka siguruar mbi 13 milionë dollarë ndihmë humanitare për Shqipërinë.”-thuhet në njoftimin e publikuar nga ambasada e SHBA-së në Tiranë.
Më të lexuarat


Fushata zhvendoset online, Basha sulmon Ramën për ekonominë dhe premtimet, kryeministri i kërkon të shkrijë partitë e vogla

Miratohet vendimi, qeveria do të japë mbi 2.6 miliardë lekë për rindërtimin e banesave individuale në Tiranë, Shijak, Vorë dhe Kurbin

Balla ironizon: Kemi punuar me Bashën që nga 2017 për ta çuar LSI-në për skrap. Bardhi: Boll me diversione

PD kundër procesit të fiskalizimit, Tabaku: Procesi është korruptiv, Rama po vjedh me anë të koncesioneve

Monitorimi i zgjedhjeve, OSBE njofton ambasadorët e vendeve partnere për situatën, Celibashi jep detaje për organizimin e votimit

“Do ta merrni falas”, kryeministri Rama jep lajmin fantastik që në mëngjes (VIDEO)

10 vite nga “21 Janari”, Fatos Klosi: Ja pse Berisha ka gisht, urdhëroi 4 vrasjet për t’u treguar autoritar para SHBA-BE, koha të rihapet dosja

Rihapet 21 Janari, hetime ndaj Berishës për vrasjen e Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe 6 të plagosurve, ja provat tronditëse të policisë në prokurori

Mark Nika: “21 Janari” një prej ngjarjeve më të rënda, e turpshme që ende nuk është vënë drejtësi për Aleksin

Shtyrja e afatit të OFL dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Hodaj zbardh detajet, polica bllokon dorëzimin e kërkesave
