BREAKING NEWS

"Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës"/ Borrell filmon performancën, ja veprimi që bën Vuçiç (FOTO)

"Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës"/ Borrell filmon
x
BREAKING NEWS

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep shpresë: Nuk duhet pritur fundi

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës, vjen reagimi i menjëhershëm i OSBE: Të shmangen spekulimet dhe...

Dhuna ndaj Berishës, vjen reagimi i menjëhershëm i OSBE: Të
x
BREAKING NEWS

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e mirë për Shqipërinë

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Presidenti i KE zbulon arsyen

Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Presidenti i KE zbulon arsyen
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha u sulmua në protestë, mediat e huaja i bëjnë jehonë goditjes së liderit të PD-së

Sali Berisha u sulmua në protestë, mediat e huaja i bëjnë
x
BREAKING NEWS

Cila është lidhja e Gerti Shehut me policinë? Berisha u qëllua me grusht në protestë, Homeland Justice publikon foton me shënjestër tek koka e Ramës dhe Yuri Kim dhe bëjnë paralajmërimin ‘bombë’

Cila është lidhja e Gerti Shehut me policinë? Berisha u
x
BREAKING NEWS

“Ka probleme të shëndetit mendor”/ Goditi me grusht Sali Berishën, reagon e ëma e Gert Shehut, ja mesazhi që ka për ish-kryeministrin

“Ka probleme të shëndetit mendor”/ Goditi me grusht Sali
x

Politike

SHBA i “rrëmben” të tjerë aleatë Berishës, pas Metës ambasadorja Kim takon Fatmir Mediun dhe Mesila Dodën, alarmohet “Foltorja” dhe nis sulmet ndaj amerikanëve

SHBA i “rrëmben” të tjerë aleatë Berishës,

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar përpjekjet për të izoluar ish-kryeministrin Sali Berisha, jovetëm ndërkombëtarisht, por edhe kombëtarisht, pra brenda Shqipërisë. Pas shpalljes “non grata” nga SHBA dhe Britanisë së Madhe, Berishës i është hapur një tjetërtelash, pasi nuk njihet si kryetar i Partisë Demorkatike nga diplomatët e huaj e atashuar në vendin tonë. Kjo lëvizje është shfaqur hapur ditët e fundit, ku protagoniste është bërë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, e cila i ka dhënë kreut të “Foltores” një “goditje të fortë nën brez”. Zonja Kim ka ndërmarrë një fushatë takimesh me aletatët e Berishës, ndërsa kanë nisur “të bëjë për vete” edhe disa prej aleatëve të tij, strategji kjo që drejtpërdrejt tregon se për amerikanët ish-kryeministri i përket së shkuarës dhe se është vetëm një personazh “non grata” që akuzohet nga Londra dhe Uashingtoni si i korruptuar dhe minues i demokracisë. Pas spiunit Ilir Meta-Metaj, i cili është “dobësia” e Sali Berishës, zonja Kim ka zhvillua edhe takime me disa prej aleteve të Partisë Demokratike dhe “Foltores”, sikundër janë Mesila Doda dhe Fatmir Mediu. Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim takimet i ka zhvilluar dje në Kryesinë e Kuvendit, teksa Mesila Dodën e ka takuar në cilësinë e kryetares së grupit “Demokraci dhe Integrim”, ndërsa Fatmir Mediun në cilësinë e kryetarit të grupit “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediun. Pra, kjo strategji e ambasadores Kim është një goditje e fortë për “Foltoren” e udhëhequr nga Sali Berisha, e cila tashmë shihet nga ndërkombëtarët si fraksion ilegal.

Mediu zbardh detaje nga takimi me ambasadoren Kim

Por detaje rreth takimit me ambasadoren Kim, ka zbardhur dje edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Ky i fundit shkroi në rrjetet sociale se ambasadorja Kim, sipas tij, kishte ngritur shqetësimin për financimet ruse në partitë politike. “Kryetari I Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloj nje takim pune në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë me Ambasadoren Amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe sekretarin Michael Ball. Ambasadorja Amerikane prezantoi shqetësimin për ndikimet Ruse në financimin e partive politike. Në takim u ra dakord për rëndësinë e financimit transparent të partive politike dhe shmangien e ndikimit të aktorëve të huaj në zgjedhjet dhe politikën shqiptare. Po ashtu bashkëbiseduesit ranë dakord për nevojën e një demokracie funksionale si dhe rolin e rëndësishëm të opozitës”, shkruan Mediu. Ndërkohë edhe kryetarja e Grupit Parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda ka zbardhur dje takimin e mbajtur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ditën e sotme me ambasadoren, Yuri Kim. Përmes një postimi në “Facebook”, Doda bën me dije se gjatë takimit u diskutua lidhur me rëndësinë e marrëdhënieve strategjike të Shqipërisë me SHBA dhe rolin vendimtar që këto marrëdhënie kanë pasur në historinë e Shqipërisë.

Paloka sulmon diplomaten Yuri Kim

Megjithatë kjo lëvizje e amerikanëve ka alarmuara “Foltoren”, e cila ka nisur sulmet ndaj zonjës Kim. Ka qenë kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, i cili dje gjatë një prononcimi për mediat se nuk ka respekt për ambasadoren amerikane Yuri Kim, pasi sipas tij, synimi i saj ka qenë për përçarja e PD-së dhe largimi i Berishës. “Të jem i sinqertë për znj. Ambasadore nuk kam asnjë lloj respekti personal, pavarësisht se për fat të keq përfaqëson SHBA. Që nga dita e parë që ka ardhur në Shqipëri, e gjithë puna e saj, e porositur apo me vullnet personal, e porositur nga ata që lobojnë, nga Soros, ka qenë kundër opozitës. Mendoj që edhe lëvizjet e fundit, takimet me deputetë të veçantë, vajtjen te Meta, janë pjesë e strategjisë së dështuar...Sepse dështoi, historia për ta përçarë PD dhe larguar Berishën, dështoi. Megjithatë duket se kjo ambasadore vazhdon me këmbëngulje. Po dëmton jo vetëm opozitën por edhe marrëdhëniet e shqiptarëve me SHBA. Militantët poshtë thonë pse po na sulmon Amerika. Nëse ka një njeri që po përpiqet të armiqësojë një pjesë të shqiptarëve me SHBA-të jeni pikërisht ju znj ambasadore. Është në linjën e Soros që kontrollon një pjesë të mirë të administratës amerikane”, deklaroi Paloka.