Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, FBI asistencë prokurorisë për çështjet e bujshme, Lu i shkon në zyrë Xhafajt

Postuar: 13/01/2018 - 10:48

Ndërkombëtarët kanë intensifikuar lëvizjet për goditjen e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta. Pas shkarkimit të Haki Çakos si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe ndryshimeve në prokurori në ditët e fundit, dje ambasadori amerikan, Donald Lu ka zbarkuar në zyrën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas informacioneve, në fokus të bisedës kanë qenë pikërisht dosjet e bujshme dhe goditja e korrupsionit. Po ashtu mësohet se diplomati amerikan i ka dhënë edhe disa porosi ministrit Xhafaj, midis të cilave që t’i shkohet deri në fund vetingut në radhët e policisë, reformës në drejtësi, të ketë më shumë bashkëpunim midis policisë dhe prokurorisë si edhe të shfaroset krimi i organizuar dhe korrupsioni. Gjithashtu, sipas informacioneve, Donald Lu e ka informuar Xhafajn edhe për bashkëpunimin midis SHBA dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Gazeta e ka raportuar disa ditë më parë se të gjitha lëvizjet në organin e akuzës, të kryera ditët e fundit me urdhër të kryeprokurores Arta Marku kanë marrë mbështetjen e ambasadorëve, veçanërisht të Donald Lu dhe siç duket ky i fundit e ka vënë në dijeni edhe Xhafajn dje për këtë bashkëpunim.

Agjentët e FBI për çështjet sensitive

Nga ana tjetër, mësohet se gjatë takimit të djeshëm midis ambasadorit dhe ministrit theksi është ndaluar edhe tek ato dosje kriminale që kanë impakt të gjerë në publik. Kështu, Donald Lu e ka informuar Xhafajn se agjentët e FBI, të cilët mbërritën në Tiranë pak kohë më parë për të asistuar në operacionin “Forca e Ligjit”, nuk do të jenë më vetëm në ndihmë të policisë, por do të asistojnë dhe bashkëpunojnë edhe me prokurorinë. Për këtë çështje, ambasadori amerikan ka folur jashtë për mediat, ku ka theksuar se SHBA po i ndjek nga afër të gjitha dosjet e bujshme. “Çështja e z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. Ashtu si vetë z. Tahiri, dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet. Bota, përfshirë edhe SHBA, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të Apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të SHBA për t’i ofruar ndihmë teknike prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh”, ka thënë Lu.

Vlahutin në zyrë me Xhafajn

Ndërkohë, po gjatë ditës së djeshme takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar edhe ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin. Mësohet se edhe në këtë takim thelbi i diskutimeve ka qenë goditja e krimit dhe korrupsionit, duke nisur edhe nga dosjet e bujshme, si edhe asistenca e partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë në këtë drejtim. Siç duket, dy takimet e djeshme, por edhe ato të mëparshmet mes zyrtarëve të lartë, tregojnë se mes katër aktorëve SHBA-BE-prokurori-polici ka një koordinim dhe ka nisur një bashkëpunim që me ardhjen e Arta Markut në krye të organit të akuzës. Bashkëpunimi midis tyre pritet të sjellë edhe arrestimet e pritshme “të peshqve të mëdhenj” si edhe një frymë të re në radhët e drejtësisë shqiptare. Mesa duket ndërkombëtarët po përgatisin terrenin dhe janë gati për të dhënë goditjet e para në nivele të larta. /Nga Mimoza Ibra

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 23

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2018 - 21:16

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka cilësuar akuzat e Izet Haxhisë si shpifje. Në një intervistë për gazetarin Everest Dedaj në Ora Neës, Berisha, tha se sot në krahë të Edi Ramës është shtuar një vrasës më tepër.

Postuar: 20/06/2018 - 21:00

Ish-kryeministri Sali Berisha shpreh shqetësimin se nëse Shqipëria vendos të pranojë 600 mijë emi

Postuar: 20/06/2018 - 20:58

Ish-kryeministri, Sali Berisha, thotë se refoma në drejtësi, mbetet problemi kryesor i vendit ton

Postuar: 20/06/2018 - 20:51

Në një intervistë për Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha tha se Greqia po bën një gabim kata

Postuar: 20/06/2018 - 20:46

Ish-deputeti i PS, Taulant Dedja përmes shkruan se nëse është e vërtetë që qeveria shqiptare i ka

Postuar: 20/06/2018 - 20:38

Ish-kryeministri Sali Berisha, tha se Shqipërisë do t’i hapen negociatat vetëm me kushte.

Postuar: 20/06/2018 - 20:23

Kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi sot një takim në sallën e hartave në Kryeministri me koordinato