Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

SHBA jep alarmin: Rusia ka rritur ndërhyrjet në Ballkan, po tenton të bllokojë integrimin europian të Shqipërisë

Postuar: 19/05/2017 - 08:48

Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë dhënë alarmin për rritje të ndërhyrjes së Rusisë në Ballkan, përfshi edhe Shqipërinë. Zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka raportuar ditën e djeshme, para nënkomitetit të Kongresit për Marrëdhëniet me Jashtë, lidhur me vizitën e tij në Ballkan, pak ditë më parë. Ai ka zbuluar se qëllimi i vizitës së tij ishte ndikimi rus, ndërsa theksoi para të pranishmëve se Moska ka shtrirë tentakulat në Ballkan, teksa po tenton të bllokojë edhe integrimin në Europë të Shqipërisë. Sipas tij, Rusia nëpërmjet qendrës së saj e cila ndodhet në Nish të Serbisë, ka rritur përpjekjet për të ndikuar politikën në Ballkan, duke nxitur edhe Republikën Sërpska të ndahet nga Bosnja. “Shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë në Perëndim dhe Uashingtoni i mbështet ato plotësisht. Por, Moska po përpiqet që të frenojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike, duke e përkufizuar këtë si “ndikim malinj” të Rusisë në Ballkan. Nga përpjekja e guximshme për të minuar qeverinë në Podgoricë tek një mbështetje më delikate për retorikën e ndarjes në Bosnje-Hercegovinë, Rusia kërkon të pengojë përparimin drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, kudo që mundet. Një qendër humanitare ruse në Nish të Serbisë synon ndikimin në formimin e opinionit publik”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, Hoyt Brian Yee në seancën e dëshmisë me temën “Maqedonia dhe kriza në Ballkan” , paraqiti për të pranishmit foto të rrahjes brutale të deputetit Ziadin Sela në Kuvendin e Maqedonisë, mbrëmjen e 27 prillit, ndërsa nënvizoi se rajoni ende po përballet me sfida të mëdha, të cilat përbëjnë kërcënim për interesat amerikane në Evropë. Sipas tij, tensionet etnike në Ballkan janë rritur dhe qëndrueshmëria në rajon vazhdon të mbetet ende e brishtë. “Megjithëse Ballkani nuk dominon më titujt e lajmeve ndërkombëtare si dikur, rajoni ende përballet me sfida të mëdha të cilat nëse nuk adresohen, përbëjnë kërcënim për interesat amerikane në Evropë. Tensionet etnike në mbarë Ballkanin janë përsëri në rritje. Dhuna e fundit në Maqedoni nënvizon ashpërsinë e problemeve të saj politike. Ndërsa po zvarritet përparimi në dialogun Kosovë-Serbi, qëndrueshmëria në Ballkan do të mbetet e brishtë”, nënvizoi ai.

Yee: Duhet të jemi vigjilentë ndaj influencës ruse

Ndërkohë, Hoyt Brian Yee, gjatë vizitës që zhvilloi pak ditë më parë në Tiranë, deklaroi se duhet të jemi vigjilentë ndaj influencës ruse, ndërsa theksoi se më herët Moska ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e Malit të Zi dhe në zgjedhjet e Amerikës. “Asnjë vend i tretë nuk duhet të vendosë veton nëse Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, apo nëse Mali i Zi anëtarësohet në NATO, apo nëse Bosnjë-Hercegovina anëtarësohet në Bashkimin Evropian apo në NATO. Rusia po përpiqet, të gjithë e pamë se çfarë ndodhi në Malin e Zi tetorin e kaluar, Rusia u përpoq të ndërhynte në zgjedhje, Rusia është përpjekur të ndërhyjë në disa zgjedhje, përfshirë edhe tonat, për të pasur ndikim mbi mënyrën si zhvillohen proceset demokratike. Prandaj është e rëndësishme që ne të qëndrojmë vigjilentë, ne po vëzhgojmë me kujdes atë që Rusia po bën, dhe po marrim hapa për të mbrojtur veten tonë”, nënvizoi ai. 

Rigels Seliman

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 19

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2017 - 16:59

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Intergrim, Luan Rama ka reaguar ashpër përmes një statusi në Facebook lidhur me faktin që Ministria e Drejtësisë, do të administrojë zyrat e Kolegjit të Vettingut.

Postuar: 25/09/2017 - 15:18

Bashkia e Tiranës do të paraqesë sot pasdite në këshillin bashkiak projektvendimin për çmimet e reja të institucioneve që ajo menaxhon si në kulturë, sport, etj.

Postuar: 25/09/2017 - 14:44

Kancelarja e gjermane Angela Merkel ka siguruar mandatin e katër.

Postuar: 25/09/2017 - 14:36

Gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Ligjeve deputeti i PD-së, Eduard Halimi, ka debatuar me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë mbledhjes te Komisioni i Lig

Postuar: 25/09/2017 - 14:20

Mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar të Ligjeve ku u diskutua struktura e Kolegjit të Apelimit është shoqëruar me debate të forta.

Postuar: 25/09/2017 - 14:17

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni parlamentar i Ligjeve ku u diskutua struktura e Kolegjit të Apelimit. Ndërkohë mbledhja është shoqëruar me debate të forta.

Postuar: 25/09/2017 - 14:12

Në kuadër të implementimit të kurrikulës së re mësimore ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla zhvilloi sot një takim me homologun e saj të Kosovës, Shyqiri By