Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

SHBA mesazh Metës e Berishës për lidhjet me Moskën, vihet në lëvizje Pentagoni për të ndalur influencën ruse në Tiranë, ja detajet

Postuar: 20/04/2019 - 09:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një mesazh shumë të qartë dje presidentit Ilir Meta, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe PD-LSI sa i takon influencës ruse. Gjatë javëve të fundit opozita tentoi destabilizimin e vendit përmes protestave, sulmeve ndaj institucioneve dhe djegies së mandateve. Të shumtë ishin ata që deklaruan hapur se ky është skenar i rusëve. Madje pati akuza të drejtpërdrejta ndaj Sali Berishës, ndërsa imun nuk ka qenë as presidenti. Por dje SHBA u ka dërguar një mesazh të gjithë simpatizantëve, pasi është angazhuar vetë Pentagoni për të ndalur influencën ruse në Shqipëri dhe në Ballkan. 

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ndodhet prej tre ditësh në SHBA në një vizitë zyrtare, ndërsa dje është zbuluar se qëllimi kryesor i vizitës është rritja e ndikimit rus në vendin tonë kohët e fundit. Xhaçka dje ka bërë një vizitë në Pentagon ku është pritur nga Sekretari i Mbrojtjes në detyrë Patrick Shanahan. Ky i fundit pas takimit ka dhënë detaje për “Zërin e Amerikës”, duke treguar se fokusi kryesor i bisedës ka qenë ndikimi rus. “Kjo është një nga arsyet kryesore pse po takohemi sot. Është rrezik dhe ndaj jemi partnerë të fortë”, tha zoti Shanahan. Po ashtu, vetë ambasada e SHBA në Tiranë nxori një njoftim për takimin, ku theksohej gjithashtu se një rëndësi i është kushtuar dhe goditjes së influencës ruse në Shqipëri e Ballkan. “Sekretari Amerikan i Mbrojtjes në detyrë Patrick M. Shanahan u takua me ministren shqiptare të Mbrojtjes Olta Xhacka dje në Pentagon, për të riafirmuar marrëdhënien në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Dy udhëheqësit biseduan mbi një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë edhe kontributet e rëndësishme të Shqipërisë në operacionet e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në rajon, si dhe udhëheqjen e vazhdueshme në luftën kundër aktiviteteve keqdashëse të Rusisë në Ballkan. Shanahan përgëzoi përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur synimin e përdorimit të 2% së prodhimit të brendshëm bruto në fushën e mbrojtjes brenda vitit 2024, ashtu si vendet anëtare të NATO-s vendosën në samitin e aleancës të 2014-ës në Uells”, tha ambasada.

Mesazhi i SHBA

Deklarata e zyrtarit amerikan, vizita e Xhaçkës në Pentagon dhe vetë sjelljet e amerikanëve duket se janë një mesazh i qartë për Moskën dhe njerëzit e saj në Tiranë. Deri më tani janë treguar fakte konkrete se si Berisha është akuzuar për lidhje me Moskën, pasi si LSI dhe njerëz të Metës kanë pasur kontakte me Vladimir Putinin dhe kompani ruse. Luan Rama është ai që ka dalë në foto me presidentin rus, ndërsa LSI ka lobuar në SHBA përmes rusëve. Fakti që Xhaçka ka shkuar në Pentagon, një prej institucioneve më të rëndësishme sa i takon sigurisë globale, dëshmon qartë se ndikimi rus në Tiranë është bërë shqetësim shumë serioz për SHBA. Po ashtu gazeta ka mësuar se Xhaçka është njohur me informacione dhe i janë dhënë porosi të caktuara për të ndalur influencën e Moskës. Por të gjitha këto tregojnë se benjaminët e Putinit në Tiranë janë të rrezikuar. SHBA e ka bërë të qartë se kush bashkëpunon me rusët nuk i ka mirë punët me të. Të parët që po e ndjejnë rrezikun duket se janë Meta-Berisha. Berishës i është hequr viza nga SHBA, ndërsa ky i fundit ka sulmuar fort ambasadorët e veçanërisht Donald Lu. Po ashtu, Ilir Meta të martën sulmoi ashpër të gjithë ambasadorët dhe në veçanti ish-ambasadorin amerikan Lu, duke treguar qartë shqetësimin që kanë përballë amerikanëve.

Kliti Topalli

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 27/05/2019 - 07:17

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar pas protestës të së shtunës përpara Kryeministrisë. Ajo shkruan se protesta ishte një marshim paqësor dhe qeverisë po i vjen fundi.

Postuar: 26/05/2019 - 23:30

Raportuesi për Shqipërinë në KE Knut Fleckenstein, nuk do të jetë më eurodeputet.

Postuar: 26/05/2019 - 22:59

Ish- ministri,Ylli Manjani nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook nuk i ka kursyer iron

Postuar: 26/05/2019 - 22:10

Mediat greke kanë komentuar publikimin e fotove të Ramës duke konsumuar drogë nga Sali Berishës n

Postuar: 26/05/2019 - 21:10

Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në Fax News ka komentuar protestën e opozitës ku sipas tij ishte ma

Postuar: 26/05/2019 - 20:10

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka refuzuar propozimin e Kosovës, që Arbër Abazi të emër

Postuar: 26/05/2019 - 19:35

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, reagoi sërish për protestën e ditës së shtunë.