BREAKING NEWS

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike? Kreshnik Spahiu bën parashikimin e BUJSHËM, zbërthen skenarin e ish-kryeministrit: Do ndodhë në shtator. Uroj që ambasadorja Kim të kuptojë këtë!

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike?
x
BREAKING NEWS

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’, zbulon për herë të parë fundin fatal që e pret Sali Berishën pas shpalljes ‘non grata’: Deklarata e Yuri Kim rrugë shpëtimi për Bashën, ja çfarë pritet

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që ishin të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, shoqërohen nga Rama dhe Çuçi (VIDEO)

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14
x

Aktualitet

SHBA nxjerr videon nga stërvitja “Defender 21” në Durrës: Një varkë shpëtimi u nis nga anija për të rimarrë një anëtar të ekuipazhit

SHBA nxjerr videon nga stërvitja “Defender 21” në

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar në faqen e saj zyrtare disa pamje nga stërvitja e përbashkët ushtarake “Defender Europe 21”, që ka nisur prej disa ditësh në Shqipëri.

Në video shihen momentet nga manovrat ushtarake për evakuimin e ekuipazhit nga mjetet ujore të përfshira nga zjarri.

“Anija ushtarake e Furnizimit Logjistik “James A. Loux” zhvilloi fundjavën e kaluar disa manovra ushtarake dhe stërvitje në Detin Adriatik pranë Durrësit. Trajnimi i ekuipazhit përfshinte një stërvitje për shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e njerëzve. Një varkë shpëtimi u nis nga anija për të rimarrë një anëtar të ekuipazhit. “LSV James A Loux” është në Portin e Durrësit për të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake Defender Europe 21 si pjesë e operacionit të përbashkët për të transportuar automjete dhe pajisje ushtarake nga USNS Bob Hope në Shqipëri”, shkruhet në mesazhin e ambasadës së SHBA.