
Ish-kryeministri e akuzoi si të shitur te Balla, reagon ashpër Bardhi: Po poshtëron veten, ka përdorur pushtetin për të rritur zerot në llogarinë e tij, shpif për këdo që...

“Ish-kryetarit i vinin mesazhe dhe s’përmendte emrin e kundërshtarit”, Sali Berisha nuk harron të sulmoj Bashën: U angazhua për llogari të...

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Si paraqitet situata epidemiologjike në Shqipëri në 24 orët e fundit

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, sa do të shitet litri i naftës, benzinës dhe gazit

Agron Duka dhe Fatmir Mediu propozuan emrin e tij për President të ardhshëm, reagon Dash Shehi: Të gjitha mbeten manovra politike

Kryeministri Rama i zhgënjyer nga largimi i Dybala-s: Po të isha kryeministër i Italisë do e bëja Chiellinin ministër

Qeveria merr vendimin e rëndësishëm për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Aksident i rëndë/ Makina përmbyset në kanal, plagosen dy persona, dërgohen me urgjencë te Trauma

SHBA prish planet e presidentit për të zaptuar Kushtetuesen, Yuri Kim vizitë blic në Gjykatën e Lartë para zgjedhjes së emrave të rinj

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Janar 2022

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar ditën e djeshme me kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi. Ambasadorja ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale mbi detajet e takimit, ku u shpreh se është folur edhe për të futur në sistem njerëz sa më të kualifikuar. “Takimi produktiv me Sokol Sadushi, Kryetar i Gjykatës së Lartë. Numri i prapambetur po reduktohet, por ne ramë dakord se duhet të përshpejtojmë, SHBA-të do të ofrojnë ndihmë teknike. Gjithashtu u diskutuan hapat e ardhshëm për futjen e gjyqtarëve të kualifikuar në sistem, ndërsa vetingu vazhdon”, deklaroi Yuri Kim. Por çfarë ka dashur të thotë ambasadorja me frazën e futjes së gjyqtarëve të kualifikuar në sistem? Sinjalet janë se mesazhi i saj ka të bëjë me emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Në Gjykatën e Lartë emërimet i bën Këshilli i Lartë Gjyqësor, ndërsa Gjykata e Lartë të vetmit gjyqtarë që emëron janë 3 në Gjykatën Kushtetuese. Pra duket se takimi është fokusuar te kjo pjesë, për faktin tjetër se Gjykata e Lartë ka në dorë 4 kandidatë për vendin e Fatmir Hoxhës në Kushtetuese. KED në fund të vitit që lamë pas kualifikoi 4 emra dhe i dërgoi te institucioni i emërtesës. Gazeta e denoncoi javë më parë se plani ishte që Gjykata e Lartë të mos bënte votim, por të emërohej automatikisht personi i parë në renditje. Bëhet fjalë për një person që gëzon simpatinë e presidentit. Por situata ka ndryshuar dhe Gjykata e Lartë njoftoi se do të presë sapo të plotësohet me 10 anëtarë që të bëjë votimin. Prania dje e Yuri Kim në gjykatë duket një sinjal se amerikanët nuk do të lejojnë që presidenti, apo politika në përgjithësi të kapë kandidatët që shkojnë në Kushtetuese.
Procedurat
Në Kushtetuese janë 3 vend vakante që duhet të plotësohen nga Gjykata e Lartë. KED mbylli procesin për vendin e lënë bosh nga Fatmir Hoxha dhe i dërgoi gjykatës emrat: Alket Jaupi, Sandër Beci, Ervin Karamuço dhe Albert Demirneli. Plani i presidentit dhe njerëzve të tij në KED ishte që Gjykata e Lartë të mos shprehej dhe pas 30 ditësh të bëhej emërimi i emrit të renditur i pari. Kjo sepse ligji kërkon që Gjykata e Lartë të ketë 10 anëtarë që të marrë vendim, ndërkohë që ajo ka 9. Në datën 26 janar kryetari në detyrë i Gjykatës së Lartë, ka thirrur mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe u vendos që të pritet emërimi i anëtarit të dhjetë. Gjykata e Lartë sqaroi se ndryshe nga sa ndodh me Presidentin dhe Kuvendin, nuk ka afat 30 ditor për Gjykatën e Lartë dhe do pritet plotësimi i saj. Për këtë arsye ju bë dhe një apel Këshillit të Lartë Gjyqësor që të nxitojë me emërimin e anëtarit të radhës në Gjykatën e Lartë. “Në kushtet kur, Gjykata e Lartë ka në përbërje të saj 9 gjyqtarë nga numri i përgjithshëm prej 19 gjyqtarësh, ndërkohë që sipas ligjit nevojiten të paktën 10 gjyqtarë për të konsideruar të vlefshme mbledhjen e posaçme për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese; me angazhimin, gatishmërinë, por dhe me përgjegjësinë e lartë për të përmbushur këtë kompetencë kushtetuese, mbeten në pritje të plotësimit pa vonesë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor të numrit të nevojshëm të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që bën të vlefshëm fillimin dhe përfundimin nga mbledhja e posaçme të procedurës për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, njoftoi Gjykata e Lartë.
Më të lexuarat


Durrës-Prishtinë me tren, ministrja Balluku jep lajmin e mirë: Ja kur do të hapet projekti për hekurudhën

Agron Duka dhe Fatmir Mediu propozuan emrin e tij për President të ardhshëm, reagon Dash Shehi: Të gjitha mbeten manovra politike

Zgjedhja e Presidentit të ri, Zekthi: Rama po bën një truk, Alibeaj ndodhet në këtë situatë për të ardhur keq, po përpiqet...

Kryeministri Rama i zhgënjyer nga largimi i Dybala-s: Po të isha kryeministër i Italisë do e bëja Chiellinin ministër

Qeveria merr vendimin e rëndësishëm për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Bujar Leskaj: Njeriu që ndryshoi botën

KQZ jep nesër vendimin për shkeljet e bëra në zgjedhjet e 6 marsit, janë të përfshirë ministra, kryetarë bashkish dhe...

Zgjedhja e Presidentit të ri, Mediu ka zbuluar emrin e parë që propozon opozita: Ky është personi i duhur për të ardhur në krye të shtetit

Presidenti Meta pret drejtoren amerikane për Transparencën: “Open Gov Hub Washington DC”, një nga qendrat më të rëndësishme që promovon në botë llogaridhënien dhe pjesëmarrjen qytetare

“E kanë në xhep, ka pranuar të jetë si president vartësi i kryeministrit!”/ Artan Fuga shpërthen i revoltuar dhe zbardh prapaskenat: Çfarë turpi?
