Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

SHBA shkund politikën, zbardh prapaskenat si do arrestohen të korruptuarit, të rrezikuar nga Meta, Berisha e Basha, te ish-ministrat e PD-PS-LSI

Postuar: 21/08/2019 - 12:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion. SPAK cilësohet si “krijesa” më e rëndësishme e reformës në drejtësi të cilës i është besuar lufta pa kompromis kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe është fare pranë ngritjes. Por teksa ka nga ata që nuk besojnë se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion do ta përmbushë misionin e saj, ambasada e SHBA tregoi dje se nuk do të ketë asnjë devijim e se SPAK do të veprojë me dorë të hekurt. Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, ambasada amerikane theksoi se politika do t’i mbajë duart larg nga SPAK, çka garanton besimin e publikut tek kjo strukturë e re. Ambasada e SHBA e bëri të qartë se Kushtetuta i ka dhënë fuqinë “krijesës” së re që të veprojë pa frikë kundër pushtetarëve të korruptuar. Sipas saj, në rrezik nga SPAK janë si zyrtarë të tanishëm, ashtu edhe ish-zyrtarë. “SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht të “paprekshmit” e Shqipërisë. Këtu përfshihen zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë. Anëtarët e SPAK emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, jo nga politikanët apo zyrtarët e korruptuar. Po ashtu të gjithë anëtarët e SPAK do të duhet të kalojnë rivlerësimin (VETTING). Prokurorët e Posaçëm do t'i nënshtrohen monitorimit të vazhdueshëm të financave dhe të telefonatave të tyre për të parandaluar korruptimin apo kanosjen e tyre. Kjo bazohet në modele që janë përdorur edhe në vende të tjera si Kroacia apo Rumania. Kushtetuta i jep SPAK fuqinë dhe pavarësinë për t'iu kundërvënë korrupsionit të nivelit të lartë”, thuhet në videon e ambasadës. Amerika u tregua e prerë kur tha se askush nuk mund ta ndryshojë përcaktimin në Kushtetutë për SPAK, duke hedhur poshtë kështu çdo pazar politik që mund të tentohet kundër reformës në drejtësi. “Duke qenë se është në Kushtetutë, kjo do të thotë edhe që të paprekshmit nuk mund ta ndryshojnë atë. Me pak fjalë SPAK do t'i kundërvihet nivelit më të lartë të korrupsionit. Me SPAK askush nuk do të jetë mbi ligjin. Askush nuk do të jetë i paprekshëm. I gjithë vendi do të përfitojë nga kjo”, citohet në postimin e ambasadës.

Të rrezikuarit

Ashtu siç e theksoi edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga SPAK janë rrezikuar si zyrtarë, ashtu edhe ish-zyrtarë. Ka disa emra zyrtarësh momentalë të cilët janë të përfolur se janë përfshirë në afera me tenderat e koncesionet e që mund ta pësojnë nga SPAK. Por nga ana tjetër, ka edhe ish-zyrtarë. Sakaq, i rrezikuar është edhe vetë presidenti. Për Ilir Metën dhe ish-kryeministrin Sali Berisha vazhdon ende të jetë e hapur në prokurori dosja e CEZ. Presidenti mund të fundoset edhe nga pasuria e tij, të cilën para pak ditësh gazeta e zbardhi të plotë, duke treguar se ai gëzon pasuri marramendëse. Nga ana tjetër, përballë SPAK mund të dalë edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai rrezikohet nga çështja e lobimeve në SHBA, për të cilën akuzohet se ka kryer pastrim parash, por edhe për aferën e Rrugës së Kombit. Më herët gazeta ka sjellë pesë rrugët përmes të cilave SPAK mund të rihapë dosjet e bujshme. Një nga këto dosje është edhe ajo e Rrugës së Kombit, e cila mund të fundosë Bashën. Nga ana tjetër, ka edhe një sërë ish-ministrash të PD-LSI të cilëve mund t’iu vijë ora e llogaridhënies para SPAK. Bëhet fjalë për emra të tillë si Ridvan Bode, Arben Imami, Genc Ruli, Edmond Haxhinasto, Petrit Vasili e Ylli Manjani. Bode e Ruli janë të implikuar tek dosja e “CEZ”, Imami është akuzuar për korrupsion nga Mimi Kodheli, për Haxhinaston pati hetime për rrugën Tiranë-Elbasan, ndërsa Manjanit dhe Vasilit mund t’iu hapë punë tenderi për byzylykët e të burgosurve. Po ashtu ka dhe disa ish-ministra të PS të akuzuar për afera me rrugët e koncesionet. Pra, ka një sërë emrash të njohur që rrezikojnë me ngritjen e SPAK. Kjo do të thotë se Struktura e Posaçme Antikorrupsion pritet të sjellë reprezalje në radhët e pushtetarëve, ndërsa garancinë për këtë e dha dje ambasada e SHBA.

Mimoza IBRA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/09/2019 - 23:59

Mbledhja e qeverisë e programuar për marrjen e masave për përballimin e tërmeteve është shtyrë nesër në orën 11:00.
 

Postuar: 21/09/2019 - 22:09

Teksa vendi është përfshirë nga një tërmet i fuqishëm, në rrjet nuk kanë munguar as memet të cilë

Postuar: 21/09/2019 - 21:38

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ndihet i lehtësuar që nuk ka asnjë jetë të humbur nga tërmet i fo

Postuar: 21/09/2019 - 20:58

Pas tërmetit të fuqishëm mblidhet Shtabi i Emergjencës në Qarkun e Elbasanit, ku i pranishëm ka q

Postuar: 21/09/2019 - 20:32

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një konferencë për mediat në këto momente shprehet se lëkund

Postuar: 21/09/2019 - 20:19

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në mbrëmje qeverinë në një takim të jashtëzakonshëm për s

Postuar: 21/09/2019 - 19:46

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Durrës, ku dhe ishte epiqendra e tërmetit që tronditi vendin