BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

SHBA “shpërthen” në kritika ndaj BE: Të zhgënjyer me bllokimin e negociatave për Shqipërinë, rajoni rrezikohet nga forca dashakeqëse

SHBA “shpërthen” në kritika ndaj BE: Të

Këshilli i Bashkimit Europian ka vendosur sërish kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Dje të gjithë i kishin sytë tek liderët e Bashkimit Europian, por ndodhi ajo që ishte paralajmëruar. Franca doli hapur kundër Shqipërisë dhe për pasojë, çështja është shtyrë për në maj të vitit 2020. Përveç Tiranës, zhgënjime pati edhe tek drejtuesit e BE, të cilët deklaruan hapur se vendi ynë, meritonte hapjen e negociatave. Megjithatë, shtyrja e negociatave u ka dhënë kohë qeverisë shqiptare dhe autoriteteve, që të ngrenë SPAK, BKH dhe më pas të luftojnë korrupsionin. Gjatë gjithë kësaj jave, fokusi është vënë tek vijimi i reformave dhe për Brukselin, kusht kryesor për hapjen e negociatave, është lufta ndaj të korruptuarve.

Reagon SHBA

Vendimi i BE për të shtyrë hapjen e negociatave deri në maj nuk është pritur aspak mirë nga SHBA. Departamenti i Shteti ka reaguar mbrëmë vonë, duke lëshuar mjaft kritika ndaj BE. Sipas amerikanëve, Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet. Po ashtu është dhënë alarmi se mungesa e integrimit rrit rrezikun që në rajon të forcojnë pozitat forca të huaja, duke aluduar për Rusinë. “Jemi të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk njohu përpjekjet shumë të forta për reforma të secilit vend (Shqipëri, Maqedonia e Veriut) me anë të një vendimi për të hapur negociatat për anëtarësim në këtë kohë. Një vendim pozitiv do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së tyre për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik. Ne njohim faktin që Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim. Shpresojmë që Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor verën tjetër”, tha një zëdhënës i DASH. Më tej është theksuar se Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në vijimin e punës për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të çuar përpara përpjekjet anti-korrupsion. “I nxisim të dy vendet të mbeten të palëkundur në ndërtimin e shoqërive transparente, të bazuara në rregulla dhe demokratike që iu përgjigjen nevojave të qytetarëve. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojmë me partnerët europianë për të çuar përpara synimet e përbashkëta të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet aty.

Reagojnë Tusk e Juncker

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, deklaroi dje se nuk pati unanimitet për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke bërë të ditur se do t’i rikthehen kësaj çështje, në maj të vitit që vjen. Presidenti i KE, gjatë fjalës së tij, në konferencën e përbashkët me liderët e tjerë të BE, u shpreh se lidhur me këtë vendim, nuk e ka fajin Shqipëria. “Nuk e kanë fajin Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut lidhur me këtë, të dyja kanë bërë gjithçka i ishte kërkuar të bëjnë. Dua t’u dërgoj një mesazh shqiptarëve dhe maqedonasve. Ju lutem mos u dorëzoni! Padyshim një ditë do të bëheni pjesë e BE-së”, u shpreh Tusk. I pranishëm në këtë konferencë ishte dhe Kreu i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker. “JO”-ja e BE, për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është një gabim historik, sipas tij, ndërsa deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia, e meritonin që të shpërbleheshin nga BE-ja, me lajmin e mirë të çeljes së bisedimeve për anëtarësim. “Pata thënë në fillim të mandatit tim se nuk do të kishte zgjerim gjatë këtyre 4 viteve. Por çështja këtë herë nuk ishte kjo, çështja ishte nëse ato ishin apo jo kandidatë në nivelin e duhur për të na lejuar të nisnim bisedimet. Unë mendoj që ishte një gabim historik. Nëse BE dëshiron të respektohet, ajo duhet të respektojë angazhimet e saj”, deklaroi Juncker./ Ornela ÇELPICA

 

Më të lexuarat