Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

SHBA “shuplakë” Metës dhe Berishës, të dërguarit e Trump takime në Kosovë për paktin me Serbinë, Joseph flet për ndryshime kufijsh

Postuar: 10/10/2019 - 14:45

Konfirmohen zërat se largimi i Ramush Haradinajt dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja në Kosovë ishin një lëvizje strategjike për t’i hapur rrugë marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit. Vetëm 3 ditë pas zgjedhjeve kanë mbërritur në Prishtinë të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Matthew Palmer dhe Richard Grenell. Lajmin e bëri të ditur ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, në një postim në Twitter shpërndau disa foto nga takimi. Grenell zhvilloi një takim me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, fitues i zgjedhjeve parlamentare të mbajtura tre ditë më parë. Në këtë takim u tha se marrëveshja e paqes midis Kosovës dhe Serbisë do t’i kontribuonte zhvillimit të Kosovës dhe tërë rajonit. Ambasadori Richard Grenell, Përfaqësues Special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka shfaqur shpresën se Kosova dhe Serbia do të takohen së shpejti dhe do të gjejnë një zgjidhje. Ai ka theksuar se një marrëveshje ndërmjet dy shteteve do të vërë themelin për rritje ekonomike dhe do t’i kontribuojë mirëqenies së gjithë qytetarëve. Presidenti Thaçi ka thënë se Republika e Kosovës do të jetë konstruktive në gjetjen e një zgjedhjeje, e cila do t’i hapë rrugë zhvillimit dhe ka shtuar se “pjesëmarrja aktive e SHBA-së në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë përcaktuese”. Pas takimit ndërkohë ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili ka qenë i pranishëm në këtë takim Thaçi-Grenell. Por me këto lëvizje, SHBA i dha një tjetër “shuplakë” të fortë presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Këta të fundit gjithmonë kanë dalë kundër një pakti mes Prishtinës dhe Beogradit. Por me këto lëvizje, Uashingtoni ka “prerë” në mes dëshirat e tyre, duke shkuar sa më parë drejt një marrëveshje Kosovë-Serbi.

Joseph flet për ndryshime kufijsh

Por për një marrëveshje Kosovë-Serbi foli ditën e djeshme edhe analisti amerikan Edward Joseph. Në një intervistë për “Zëri i Amerikës”, Joseph u shpreh se emërimi i ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell është për të ndikuar në paktin Kosovë-Serbi, si dhe për ndryshime kufijsh. “Besohet se emërimi i ambasadorit Grenell, nënkupton interesin që Shtëpia e Bardhë ka për arritjen e një marrëveshjeje. Arritja e marrëveshjes nënkupton respektimin e interesave të të dyja palëve”, tha analisti Edward Joseph. Më tej, ai shtoi se Albin Kurtin e presin sfida të mëdha, në rast se e merr drejtimin e qeverisë së re të Kosovës. “Të qenit në qeveri, i ndryshon njerëzit dhe politikanët. Për Albin Kurtin dukej e lehtëtë kritikonte nga jashtë dhe të kundërshtonte. Është krejt ndryshe të shkosh në Bruksel ose Uashington, ose të presësh zyrtarë të lartë nga këto dy vende dhe t’i dëgjosh ata. Nuk duhet të harrojmë se Kosova është e varur nga mbështetja e faktorit ndërkombëtar. Për sigurinë e Kosovës kujdeset KFOR-i, ende nuk ka ushtri. Ekonomia varet nga BE-ja. Prandaj Kosova nuk mund ta përballojë izolimin. Kjo duhet të përjashtohet”, tha analisti amerikan Edward Joseph në intervistën për “Zëri i Amerikës”. 

Elisjeda Kiko

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/10/2019 - 08:36

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shpërthyer në kritika ndaj ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt i cili mbrëmjen e djeshme i fundit u tregoi 'gishtin e mesit', banorëve të Unazës së Re teks

Postuar: 14/10/2019 - 08:10

 Ndërsa na ndajnë vetëm 4 ditë nga vendimi i Këshillit Europian për hapjen ose jo të procesi

Postuar: 14/10/2019 - 07:34

Kafeja është shoqëruesja më e mirë e ditës të shumicës prej nesh.Nutricionistët flasin edhe për k

Postuar: 14/10/2019 - 07:07

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për arrestimin e ish-de

Postuar: 13/10/2019 - 23:25

Presidenti, Ilir Meta pasi ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit, caktoi një tjetër datë që s

Postuar: 13/10/2019 - 22:59

Avokati Altin Goxhaj shprehet se ka ndodhur në Paris, marsin e kaluar një takim mes kryeministrit

Postuar: 13/10/2019 - 22:35

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e