BREAKING NEWS

Gjithçka kalon përmes Uashingtonit, SHBA shumë e fortë edhe për Xi Jinping, ja si do të prishen nga amerikanët planet sekrete të Rusisë dhe Kinës për një lufte të madhe

Gjithçka kalon përmes Uashingtonit, SHBA shumë e fortë
x
BREAKING NEWS

PS zyrtarizon sot kandidaturat për garën lokale, zbulohet surpriza e ‘gurëve të shahut’ që do luaj Rama në zgjedhjet e 14 Majit

PS zyrtarizon sot kandidaturat për garën lokale, zbulohet surpriza e
x
BREAKING NEWS

Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë, meteorologia Lajda Porja tregon kur vjen kthesa drastik: Këto janë datat që do ketë...

Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë,
x
BREAKING NEWS

A do rritet çmimi i patentave? Autoriteti i Konkurrencës vjen me njoftimin e rëndësishëm dhe merr vendimin e minutës së fundit

A do rritet çmimi i patentave? Autoriteti i Konkurrencës vjen me
x
BREAKING NEWS

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të
x
BREAKING NEWS

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk
x
BREAKING NEWS

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta:
x
BREAKING NEWS

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve
x

Politike

SHBA thirrje drejtësisë shqiptare të nisë hetimet ndaj Sali Berishës, gati një tjetër “listë e zezë non grata-sh” me emra politikanësh të korruptuar

SHBA thirrje drejtësisë shqiptare të nisë hetimet ndaj Sali

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të vendosur për të çmontuar dhe ndëshkuar këdo që është përfshirë në afera, korrupsion, krim dhe minim të demokracisë dhe që kërkojnë të destabilizojnë rajonin e Ballkanit dhe jovetëm, një mesazh ky i qartë dhe i drejtpërdrejtë që shkon për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe për të tjerë personazhe “VIP” që është sanksionuar nga Uashingtoni. Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, ka lëshuar dje deklarata të forta sa i takon partive nacionaliste në Ballkan, ndërsa zbuloi se SHBA-tëdo tënxjerrin një tjetër listë të zezë” me persona “non grata”, të cilët kryesisht janëpolitikanë dhe pushtetarë, apo ish-zyrtarë, të përfshirë në zullume, në Shqipëri apo në vendet e tjera të rajonit. Duke folur në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, diplomati Escobar zbuloi Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë përpjekjet për demokraci dhe luftë kundër korrupsionit në rajon, përfshirë sanksionet nga Uashingtoni. “Korrupsioni është problemi më i madh për rajonin. Nacionalizmi dhe rivaliteti etnik është me të vërtetë vetëm një maskë për këtë (korrupsionin). Është shumë e qartë se të gjitha partitë më nacionaliste në rajon janë edhe më të korruptuarat”, deklaroi ai. Kjo deklaratë e zotit Escobar tregon se SHBA-të kanë gati sanksionet për të tjerë politikanë dhe pushtetarë korruptuar qëlivadhisin nëBallkan, përfshirë Shqipërinë.

Escobar apel drejtësisë të hetojë të korruptuarit

Por pavarësishtgatishmërisë për tëçrrënjosur korrupsionin, duke shpallur “non grata” këdo qëështë përfshirë në afera, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkura që në këtë betejë të përfshihen edhe autoritete ligjzbatuese të vendeve të Ballkanit, qëtëçojnë përpara drejtësisë këdo që ka shkelur ligjin, sikundër janë ata që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka shpallur “non grata”. I prerë dhe i qartë në atë që artikulonte, zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, theksoi se vetëm veprimet nga jashtë nuk janë të mjaftueshme për t’i vënë para përgjegjësisë aktorët e korruptuar. Ky është një mesazh i qartë për drejtësisë shqiptare, e cila ka mbyllur sytë dhe nuk po heton ish-kryeministrin Sali Berisha, të shpallur “non grata” nga DASH, për shkak se është përfshirë në korrupsion madhor. Pra, kambanat bien për Berishën, i cili tashmë dridhet nga ankthi, pasi i ka ditët e numëruara, ku i duhet të japë llogari para drejtësisë, sa i takon akuzave që rëndojnë mbi të. “Udhëheqësit duhet të ndërmarrin veprime, ata duhet t'i largojnë këta njerëz nga pozitat e përgjegjësisë, duhet t'i heqin këta njerëz nga listat e partive dhe kjo vlen për të gjitha vendet në rajon”, tha ai, duke shtuar se pjesa tjetër më afatgjatë është “t'u bëjmë presion udhëheqësve (të vendeve) liderëve që të bëjnë reformat e shtetit të së drejtës që kërkohen për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.

Bisedimet Kosovë-Serbi

Më tej duke folur për Kosovën dhe Serbinë, ai vlerësoi marrëveshjen e javës së kaluar për targat e makinave, duke e quajtur të rëndësishme për uljen e tensioneve.“Ka qenë gjithmonë qëndrimi ynë që në vend që të merremi me këto çështje individuale që krijojnë tension të menjëhershëm, që të gjitha duhet të përqendrohen tek dialogu i lehtësuar nga BE-ja”, theksoi ai. Ndërkohë zoti Escobar theksoi rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara për dialogun.“Ky dialog i lehtësuar nga BE-ja ka një përfshirje shumë të fortë të palës amerikane. Pra, ne punojmë shumë ngushtë me partnerët tanë evropianë në krijimin e zgjidhjeve që shpresojmë se do të funksionojnë për të dyja palët, që do të punojnë në një mënyrë evropiane që do të integrojë të dyja palët, që do të krijojë mundësi që ata të ecin përpara në rrugën e tyre të integrimit evropian dhe për të krijuar mundësi ekonomike edhe për rajonin”, nënvizoi zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar.

Më të lexuarat