BREAKING NEWS

Çfarë do bëhet nesër me Reformën Zgjedhore? Spartak Ngjela zbulon ‘asin nën mëngë’ të ambasadores Yuri Kim

Çfarë do bëhet nesër me Reformën Zgjedhore? Spartak
x

Politike

SHBA tjetër goditje PD-LSI, Palmer ultimatum të nisë dialogu për reformën zgjedhore, del në mbështetje të shengenit ballkanik

SHBA tjetër goditje PD-LSI, Palmer ultimatum të nisë dialogu

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë marrë dje një goditje të fortë nga përtej Atlantikut. I dërguari i DASH në Ballkan, Matthew Palmer, ka kërkuar dje që të marrë fund kriza politike në Shqipëri. Pas deklaratës që bëri disa ditë më parë, ku tha se djegia e mandatave nga ana e opozitës nuk solli asnjë të mirë për vendin, por vetëm sa thelloi krizën, dje Palmer ka deklaruar se opozita duhet të nisë sa më parë dialogun me PS për reformën zgjedhore. Gjatë një forumi botëror ekonomik me liderët e botës dhe ata të Ballkanit në Davos, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Palmer tha se në Shqipëri duhet një dialog për të miratuar reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Me anë të kësaj deklarate Palmer i ka dhënë një goditje të fortë dy partive më të mëdha opozitare, të cilat deri më tani e kanë bojkotuar tryezën e reformës zgjedhore. Palmer dhe zyrtarë të tjerë të lartë ndërkombëtarë e kanë theksuar edhe më herët se reforma zgjedhore është tepër e rëndësishme, duke qenë se është edhe një kusht i vendosur nga Bundestagu. Deri më tani opozita e ka penguar këtë proces, pasi nuk kanë marrë pjesë në tryezë, por kanë kryer takime me aleatët e tjerë opozitarëdhe kanë dalë me propozime të tyre për reformën zgjedhore. “Do të na pëlqente të shihnim përparim, është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë të jenë të fortë, që zgjedhjet të jenë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike. Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi reformën zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërish drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”, tha Palmer.

Palmer mbështet shengenin

Palmer ka cilësuar si tepër të rëndësishme nismën e tre vendeve të Ballkanit Perëndimor për mini shengenin ballkanik. Ai ka shtuar se në këtë projekt ka vend edhe për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën. Palmer deklaroi se SHBA po avancon drejt Ballkanit Perëndimor, ndërsa Bashkimi Europian konsiderohet deri në një farë niveli nga rajoni si duke u larguar. “SHBA-të vazhdojnë të jenë të angazhuar në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor që ka qenë themeli për angazhimin amerikan në rajon për më shumë se 20 vite. Kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Kjo është edhe arsyeja pse pamundësia e Këshillit Europian për të gjetur konsensus dhe të fillojë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte kaq zhgënjyese”, u shpreh Palmer. Ai tha se angazhimi i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për mini shengenin vlen për tu vlerësuar. Plamer tha se kjo nismë është premtuese për Ballkanin Perëndimor, si edhe bëri me dije se SHBA do të japë ndihmën e saj për ta çuar para këtë nismë. “Angazhimi i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të promovojnë bashkëpunimin përmes së ashtuquajturës nisma e minishengenit është shpresëdhënës, është një tregues që liderët në rajon po marrin përgjegjësi për fatin e tyre, po marrin në dorë të ardhmen e vet. Arkitektura e kësaj nisme ka një skaj të hapur, ka vend për Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën. Nisma është premtuese, ka mbështetjen tonë dhe angazhimin tonë për të bashkëpunuar me liderët e Ballkanit Perëndimor për ta çuar përpara”, tha dje Palmer. Po ashtu i dërguari i DASH tha se duhet të rinisëprocesi i hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Arbjona ÇIBUKU