BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

SHBA trondit PD, zbardhen 4 kontratat e dorëzuara në prokurori, ja si Basha mashtroi me lobimet dhe misteri për financuesit e mbi 500 mijë USD

SHBA trondit PD, zbardhen 4 kontratat e dorëzuara në prokurori, ja si

Skandali me lobimet në SHBA rrezikon të fundosë Partinë Demokratike dhe kreun e saj Lulzim Basha. Një ditë më parë gazeta dha detaje nga dosja që amerikanët kanë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës mbi lobimet, ndërsa sot bëhen të ditura fakte konkrete nga dokumentet. Prokuroria është në pritje të një deklarimi që ka bërë Nicolas Muzin pranë autoriteteve amerikane dhe më pas pritet të vendoset për dosjen. Sipas informacioneve, prokurorët kanë tashmë në dorë kontratën që Lulzim Basha ka firmosur me Nicolas Muzin, kreun e kompanisë “Muzin Capitol Partners”. Bëhet fjalë për një kontratë të firmosur mes tyre më 22 mars 2017. Në të bihet dakord mbi kushtet mes palëve, ku “Muzin Capitol” në këmbim të lobimeve për PD në administratën amerikane, duhet që të merrte 3 pagesa, sipas datave: E para më 22 mars me vlerë 25 mijë dollarë, e dyta duhej të bëhej më 22 prill po në vlerën e 25 mijë dollarëve dhe e treta më 22 maj po në vlerën e 25 mijë eurove. Pra 75 mijë dollarë në total. Deri këtu duket gjithçka normale. Por ajo për të cilën po heton prokuroria dhe ka kërkuar informacione, është lidhja e PD me kompaninë “Biniatta Trade LP”, e cila ka derdhur fonde pranë “Muzin Capitol” për llogari të Lulzim Bashës. Gazeta ka siguruar kontratën e bërë mes “Muzin Capitol” dhe “Biniatta Trade LP”, e cila është dorëzuar dhe në prokurori. Kontrata mban datën 22 mars 2017 dhe është bërë për llogari të lobimeve të PD. Aty palët bien dakord për një pagesë prej 150 mijë dollarë në 3 muaj. Pagesat duhej të bëheshin sipas datave: 15 mars 2017, 15 maj 2017 dhe 15 prill 2017. Pra 3 pagesa nga 150 mijë dollarë, në total 450 mijë dollarë. Po ashtu kompania angazhohet të bëjë dhe një pagesë prej 500 mijë dollarësh në kuadër të disa takimeve në SHBA. Te koka e kontratës si subjekte jepen: “Muzin Capitol” dhe Partia Demokratike e Shqipërisë. Kjo kontratë është deklaruar në Departamentin e Drejtësisë më 14.11.2017 pra, gati 9 muaj me vonesë gjë që ka rritur akoma më tej dyshimet. Të dyja këto kontrata, pra ajo mes Muzin Capitol dhe PD dhe “Muzin Capitol” dhe “Biniatta Trade” janë në duart e prokurorëve.

Deklarimi i financave

Prova vendimtare që fundos Partinë Demokratike është ajo e deklarimit të financave që ka bërë “Muzin Capitol”. Gazeta ka siguruar tabelat e plota me të gjitha derdhjet që janë bërë në arkën e kompanisë në emër të Partisë Demokratike. Sipas dokumentit, pagesa e parë është kryer më datë 24.03.2017 nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë dollarëve, në emër të PD. Pagesa e dytë është bërë nga vetë Partia Demokratike më 27.03.2017 në vlerën e 25 mijë dollarëve. Ndërsa është deklaruar gjithashtu se në datë 09.06.2017 janë pagur nga PD 500 mijë dollarë. Po ashtu janë deklaruar disbursime me vlerë 103.109 dollarë, nga kompani të ndryshme përgjatë 8 datave të ndryshme. Deklarimet janë bërë zyrtarisht në një dokument me 13 faqe dhe rezulton se ka pasur dy pagesa nga vetë PD me vlerë 525 mijë dollarë. Një nga “Biniatta Trade LP” në vlerën 150 mijë dollarë. Dhe ka pasur pagesa të ndryshme në vlerën e 103 mijë dollarë. Në total kemi një pagesë prej 778 mijë dollarë. Kontrata e katërt që rrezikon të fundosë PD është dhe ajo që “Muzin Capitol” ka firmosur me “Baron Public Affairs”. Kësaj kompanie i janë paguar nga 3 herë nga 15 mijë dollarë, pasi ajo ka shërbyer si kompani konsulte për “Muzin Cpaitol”, me qëllim që të realizohej marrëveshja me PD. Po ashtu gazeta ka mësuar se dhe në raportin vjetor të Departamenti të Drejtësisë, është theksuar se “Muzin Capitol” ka përfituar nga PD plot 670 mijë dollarë. Nëse i shohim të gjitha dhe heqim një pjesë të financimeve nga donatorë, sërish janë rreth 500 mijë USD që PD ka paguar, që nuk dihet ku i ka gjetur.

Pikëpyetjet mbi lobimet

Të gjitha këto dokumente që gazeta pasqyroi, mësohet se janë në dosjen që SHBA ka dorëzuar në prokurorinë shqiptare. Organi i akuzës mësohet se është fokusuar në dy aspekte: E para, a ka mashtruar PD me deklarimet që ka bërë në KQZ? Dhe e dyta, a ka pasur një kontratë mes saj dhe “Biniatta Trade LP”? Prokuroria ka marrë në dorë dokumentet dhe nga KQZ dhe aty rezulton se PD ka deklaruar rreth 100 mijë euro shpenzime lobimi për disa kompani të tjera. Më konkretisht ka deklaruar: Konsulenca “Barnes & Thornburg LLP”, 6,385,000 lekë; Konsulenca “Barnes & Thornburg LLP”, 6,200,000 lekë; Konsulenca “Clearpath Strategies” 1,820,109 lekë dhe Konsulenca “Murphy Vogel ASKEË”, 1,534,000 lekë. Pra në total 15.939.109 lekë. Por në KQZ, PD nuk ka deklaruar asnjë pagesë për “Muzin Capitol” dhe asnjë kontratë me “Biniatta Trade LP”. Situata është kjo, në Departamentin Amerikan të Drejtësisë figuron që Partia Demokratike Shqiptare ka paguar ndaj Nicolas Muzin plot 525 mijë dollarë, të cilat nuk janë përcaktuar në kontratë. Këto dokumente janë në dorë të prokurorisë. Po ashtu, në SHBA figuron që në emër të PD është bërë dhe një pagesë me vlerë prej 150 mijë dollarësh nga “Biniatta Trade LP”. Kjo pagesë nuk është deklaruar në KQZ dhe nuk figuron që PD të ketë një kontratë me këtë firmë. Pra, PD ka bërë deklarimin e rreth 675 mijë dollarëve duke shkelur ligjin. E dyta është se mediat amerikane deklaruan se “Biniatta Trade LP” është një firmë guackë në Skoci, e cila ka lidhje me rusët. Pra, nga e gjithë dosja që SHBA ka dorëzuar në prokurori, rezultojnë të sakta të gjitha ato që kanë dalë në media. Në deklarimet e Muzin rezulton që PD ka paguar 670 mijë dollarë, ndërsa në KQZ nuk figuron kjo shumë. Mbetet të shihet se çfarë do bëjë prokuroria.

Kliti Topalli

 

Më të lexuarat