BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Politike

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat Bashës për të spastruar partinë nga mbetja e fundit e komunizmit në Parlamentin e ri

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ja ka bërë të qartë kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se ish-kryeministri Sali Berisha nuk duhet të jetë në Parlament në shtator. Dje ambasadorja amerikane zhvilloi një takim me kryedemokratin Basha në selinë blu, ndërsa mësohet se pjesë e diskutimit ishte pikërisht e ardhmja e Sali Berishës, pas shpalljes së këtij të fundit dhe familjes së tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit në 19 maj të këtij vitit. Por pas takimit me Bashën, diplomatja Kim foli për mediat, ndërsa lëshoi disa deklarata të forta. Prerë dhe qartë zonja Kim i dërgoi një ultimatum zotit Basha që të largojë Berishën dhe të distancohet nga komunizmi, pasi sipas saj, Partia Demokratike s’mund të hajë bar për hir të një deputeti. Ajo e bëri të qartë se në shtator PD duhet të jetë pa Berishën, duke i lënë 1 muaj afat Bashës ta largojë. “Do të doja të theksoja përgjegjësinë që kanë kryetrarët e partive për t’u siguruar që kur të hyjnë në atë Parlament, të shoqërohen nga anëtarë që janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Do jetë veçanërisht e rëndësishme që edhe PD t’i mendojë këto çështje. Siç e përmenda më parë, PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm, për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura. Do ishte një ironi historike, por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Shpresa jonë është që partitë do ecin përpara, që ky vend do ecë përpara, që bashkëpunimi midis SHBA dhe Shqipërisë të ecë përpara. E ardhmja po pret. Ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por shpresoj edhe që kur të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të kaluarës”, deklaroi ambasadorja Kim.

Kim zbulon detaje nga takimi me Bashën

Më tej ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim deklaroi dje se pjesë e diskutimit me kryedemokratin Lulzim Basha ishte edhe forcimi i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, ndërsa përshëndeti rikthimin e Partisë Demokratike në Parlament, pas më shumë se dy vjet mungesë, për shkak të djegies së mandatave. “Pata një diskutim shumë të mirë dhe të plotë me Kryetarin e PD Lulzim Basha sot. Ishte në vijim të takimit që ai pati kur Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Phil Reeker ishte në Tiranë. Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, rolin shumë të rëndësishëm që Partia Demokratike ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si dhe rëndësinë që ka që Shqipëria të qëndrojë në rrugën e saj drejt Europës. Nuk ka dyshim për rolin historik që Partia Demokratike ka luajtur, është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm dhe në këtë kuptim është lajm shumë i mirë që PD do të rikthehet në Parlament në shtator”, u shpreh ajo. Ndërkohë, ambasadorja Kim theksoi se SHBA mbështet avancimin e demokracisë në vend. “Kuptoj që PD dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit dhe të gjithë e dimë që ato shqetësime janë pasqyruar në raportin përfundimtar të nxjerrë nga ODIHR. Do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e nevojshme që institucionet përkatëse t’i trajtojnë ato shqetësime në mënyrë kuptimplotë dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin këto përpjekje për të përmirësuar në mënyrë konstante zgjedhjet dhe demokracinë në Shqipëri”, nënvizoi ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Më të lexuarat