BREAKING NEWS

MEPJ nis procedurat për zevëndësimin e Yuri Kim, ambasada amerikane në Tiranë del me mesazh të fortë: Departamenti i Shtetit i SHBA-së...

MEPJ nis procedurat për zevëndësimin e Yuri Kim, ambasada
x
BREAKING NEWS

"Inat personal me Berishën"/ Gert Shehu dëshmi para hetuesve, nuk shfaq asnjë shenjë pendese. Ja çfarë pritet të ndodhë në orën 12:00

"Inat personal me Berishën"/ Gert Shehu dëshmi para
x
BREAKING NEWS

"Njeri i rrallë, kishte gjakderdhje por...”, Floriana Garo rrëfen momentet e goditjes së Sali Berishës: Ishte e pabesueshme

"Njeri i rrallë, kishte gjakderdhje por...”, Floriana Garo
x
BREAKING NEWS

‘Armiqtë e Yuri Kim-it në Shqipëri’/ Gazetari i njohur zbulon emrat dhe prapaskenat, tregon përplasjet e qeverisë me ambasadën amerikane: Kjo është e pazakontë, që nuk kishte ndodhur kurrë më parë

‘Armiqtë e Yuri Kim-it në Shqipëri’/ Gazetari i
x
BREAKING NEWS

U tërhoq nga balotazhi, 'shuplaka' e fortë nga Alimehmeti: Do isha më i fortë se Këlliçi më 14 maj

U tërhoq nga balotazhi, 'shuplaka' e fortë nga Alimehmeti:
x
BREAKING NEWS

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës? Karamuço 'zbërthen' momentin e sulmit nga 31-vjeçari

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës?
x
BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x
BREAKING NEWS

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së
x

Politike

SHBA ultimatum SPAK-ut të hetojë pronat e zyrtarëve të korruptuar në bregdet, ngre alarmin për rritjen e pastrimit të parave në Shqipëri

SHBA ultimatum SPAK-ut të hetojë pronat e zyrtarëve të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë dje thirrje Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që të hetojë pronat e zyrtarëve të korruptuar në bregdet dhe madje t’i sekuestrojë ato. Ka qenëDrejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Ambasadën Amerikane, Benjamin Rockëell, i cili duke folur dje në një aktivitet për pastrimin e parave, kërkoi nga agjencitë ligjzbatuese në vend që të godasin korrupsionin dhe gjurmojnë pronat e të korruptuarve. Madje, diplomati amerikan përmendi edhe dosjen e zezë të inceneratorëve, e cila prej kohësh ka trazuar politikën shqiptare dhe konsiderohet si një prej aferave më të mëdha të të gjitha kohërave, ndërkohëqë theksoi se pasuritë dhe pronat e vënë nga burime kriminale dhe korruptive janë aty dhe sipas tij, duhet të bllokohen si masë ndëshkuese ndaj të korruptuarve. “Kemi filluar të shohim përmirësime në fushën e pastrimit të parave, sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve. Një akuzë e pastrimit të produkteve të veprës penale ishte pjesë e arrestimeve të SPAK në dosjen e inceneratorëve, ndërsa po shohim përdorimin e efektshëm të këtyre akuzave nga prokuroria. Aksionet e fundit janë një nisje e mirë, por ka shumë punë për t’u bërë. Nuk nevojitet shumë ekspertizë për të parë përreth qytetit, në bregdet apo kudo, ku shihet qartë prezenca e pasurive të paligjshme në sistemin shqiptar. Përfshirja e shoqërisë civile në luftën kundër pastrimit të parave është një tjetër hap i rëndësishëm, por edhe media si një faktor jo vetëm denoncues, por edhe parandalues”, deklaroi ai. Pra duket qartë që amerikanët kërkojnë hetim në themel për çdo të korruptuar, sikundër është përmendja e pasurive dje.

SHBA ngre alarimin për pastrimin e parave

Por ndërkombëtarët janë kundër amnistisë fiskale të propozuar nga qeveria për shkak se ekziston frika se përmes saj prite të legalizohen paratë e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sinjali i parë ka ardhur dje nga drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Ambasadën Amerikane, Benjamin Rockëell, i cili është shprehur se fakti që Shqipëria mbetet ende në listën gri sa i takon pastrimit të parave, sipas tij, është një njollë turpi për vendin tonë.“Kemi parë goditje të mëdha nga SPAK dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, të cilat po bëhen të përjavshme, por fakti se Shqipëria mbetet në listën gri në luftën kundër pastrimit të parave, është një shenjë turpi për vendin. E cila ngre pikëpyetje kredibiliteti për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shfaq një pozicion parandalues në investimet ndërkombëtare dhe rritjen ekonomike dhe sigurisht, kur ka një impakt kaq të madh në shoqëri, është një problem i madh i shoqërisë”, nënvizoi drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Ambasadën Amerikane, Benjamin Rockëell. Kujtojmë që kryeministri Edi Rama duket i vendosur për bërjen e amnistisë fiskale, të cilën e solli edhe si një çështje të miratuar nga qytetarët gjatë procesit të Këshillimit Kombëtar, proces shumë i kontestuar dhe i dyshimtë për nga vërtetësia. Mbetet për t’u parë cili do të jetë qëndrimi i tij deri në fund. Vetë Rama ka thënë se nuk bëhet fjalë për legalizim të parave të korrupsionit dhe krimit, por për pasuri të fituara nga puna të të zezë kryesisht e emigrantëve shqiptarë.

Më të lexuarat