Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

SHBA ultimatum të prerë Bashës, Berishës e Kryemadhit: Qeveria e Parlamenti legjitimë, jepuni fund skenarëve destabilizues dhe lërini të punojnë

Postuar: 16/03/2019 - 09:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër goditje të fortë përfaqësuesve të opozitës. Berisha, Basha e Kryemadhi do të protestojnë sot para Kryeministrisë me qëllim rrëzimin e qeverisë, por dje ambasada e SHBA ka bërë një deklaratë shumë të fortë. Edhe pse që pas protestës së 16 shkurtit kjo ambasadë ishte e tërhequr, dje ka lëshuar një ultimatum të prerë për të gjithë krerët e PD-LSI. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, ambasada ka hedhur poshtë çdo lloj pretendimi të opozitës. Sipas saj, qeveria e Parlamenti janë zgjedhur në mënyrë legjitime dhe u ka dhënë ultimatum Bashës, Berishës e Kryemadhit që të tërhiqen nga skenarët e dhunës. “Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme. Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht. Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka ende punë për të bërë. Ndërkohë që, ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre”, thuhet në deklaratë. Por ambasada ka lëshuar një thirrje dhe për emrat pasues në lista e deputetëve. Ajo është shprehur se do të mbështesë këdo që pranon mandatin dhe kontribuon në zhvillimin e demokracisë. “Ne mbështesim të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, thuhet në deklaratë.

Reagon ambasada e BE

Në të njëjtën linjë me ambasadën amerikane, ishte dhe ajo e Bashkimit Europian. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, prezenca e BE ka kërkuar që opozita të mos përdorë skenarë dhune sot në protestën para Kryeministrisë. “Në prag të protestës së 16 marsit, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë rithekson rëndësinë e të drejtës themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë për të demonstruar. Kjo e drejtë është një shtyllë qendrore në çdo shoqëri demokratike, por duhet ushtruar në mënyrë paqësore, pa përdorur dhunën. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Ne u bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë liderëve të partive që të tregojnë përgjegjësi për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave”, thuhet në deklaratë. Më tej ambasada ka kritikuar dorëzimin e mandateve. Sipas saj, kjo strategji po dëmton integrimin europian të vendit. “Ashtu siç kemi deklaruar edhe më parë, konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe ndikon në integrimin e vendit në BE - një perspektivë që e duan plotësisht 93% e qytetarëve shqiptarë. Ne vazhdojmë të mbështesim ata që janë të angazhuar në procesin demokratik në Parlament, gjithashtu në mbrojtjen e interesave të popullsisë shqiptare që dëshiron të vazhdojë të ecë drejt BE-së”, thuhet në deklaratë. Reagimet e djeshme të SHBA dhe BE tregojnë qartë se opozita ka mbetur vetëm dhe tani askush nuk e toleron më për veprimet e saj. 

Kliti Topalli

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/03/2019 - 23:52

Gazetari Denis Dyrnjaja debatoi me ish-deputetët Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili në studion e “360 gradë” në RTV Ora për manipulimin e zgjedhjeve.

Pjesë nga biseda:

Postuar: 21/03/2019 - 23:45

Shkëlzen Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për mardh

Postuar: 21/03/2019 - 23:29

Shkëlzen Berisha ka komentuar një kabllogram të ambasadorit Amerikan John Withers pas shpërthimit

Postuar: 21/03/2019 - 23:21

Shkëlzen Berisha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi ku

Postuar: 21/03/2019 - 23:09

Shkëlzen Berisha, është pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, lidhur me telefonatën e tij, me Mihal De

Postuar: 21/03/2019 - 23:01

Aktori Laert Vasili dhe ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi debatuan në studion e "360 Gra

Postuar: 21/03/2019 - 22:51

Të ftuar në emisionin “Open”, avokati Spartak Ngjela ka pasur një përplasje me ish-de