BREAKING NEWS

“I pashpirt dhe i poshtër”, Romeo Kara del me paralajmërimin ‘bombë’ për Sali Berishën: Tani jetojmë vetëm për të parë fundin tënd! (VIDEO)

“I pashpirt dhe i poshtër”, Romeo Kara del me
x
BREAKING NEWS

“Krenar për fitoren e thellë”/ Mjeku i njohur Petrit Vargu që u shkarkua nga detyra jep lajmin fantastik: Së shpejti...

“Krenar për fitoren e thellë”/ Mjeku i njohur Petrit Vargu
x
BREAKING NEWS

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e menjëhershëm, ja çfarë përcakton VKM-ja

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti tragjik iu merr jetën dy të rinjve. Policia zbardh detajet e rënda

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti
x
BREAKING NEWS

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat Bashës për të spastruar partinë nga mbetja e fundit e komunizmit në Parlamentin e ri

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend, në 30 vite ka pasur vetëm përplasje me Uashingtonin

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend,
x

Politike

Shefi i Pentagonit zotohet për reforma në përgjigje të sulmeve seksuale

Shefi i Pentagonit zotohet për reforma në përgjigje të

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin zotohet të punojë me Kongresin për të hequr proceset e ndjekjes penale për sulme seksuale nga kontrolli i komandantëve ushtarakë.

Në një deklaratë ku shprehej mbështetje për rekomandimet e bëra nga një komision i pavarur, Sekretari Austin tha se përkrah gjithashtu ndryshime në procesin e ndjekjes penale për akte si dhuna në familje.

“Shpreh mbështetje, duke pasur parasysh lidhjen e fortë mes këtyre akteve dhe problemit të sulmeve seksuale,” tha zoti Austin.

Kreu i Pentagonit do të dalë sot para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Forcat e Armatosura për një seancë lidhur me buxhetin e këtij departamenti.

Sulmet seksuale në ushtrinë amerikane janë përmendur shpesh me thirrjet për reforma, përfshirë nga anëtarë të Kongresit si Senatorja Kirsten Gillibrand, e cila ka propozuar një projektligj për emërimin e prokurorëve të pavarur që merren me akuza për sulme seksuale dhe vepra të tjera të rënda penale.

Një anketë e zhvilluar nga Pentagoni në 2018 arrin në përfundimin se mbi 20,000 pjesëtarë të forcave të armatosura kishin përjetuar sulm seksual atë vit.

Zoti Austin tha të martën se ky problem kërkon rritjen e llogaridhënies si dhe ndryshimin e mënyrës se si Pentagoni parandalon sulmet dhe ndihmon viktimat.

“E vlerësoj mbështetjen e udhëheqësve civilë dhe ushtarakë të Pentagonit për punën e komisionit si dhe këshillat që më kanë ofruar në këtë proces për të identifikuar rrugët më efektive për reforma, në mënyrë që të eliminojmë sulmet dhe ngacmimet seksuale nga radhët tona. E kam bërë të qartë që në ditën e parë në këtë detyrë se problemi qëndron tek udhëheqja. Ne do të marrim në dorë rolin udhëheqës. Punonjësit tanë na e kanë besuar këtë detyrë dhe nuk meritojnë asgjë më pak,” tha Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin./voa

Më të lexuarat