Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shehu e konsideron procesin ndaj Haradinajt në Hagë luftë për kufijtë, i përgjigjet Petro Koçi: PD nuk mund të flasë për Kosovën, furnizoi me naftë Millosheviçin

Postuar: 23/07/2019 - 11:27

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu përmes një statusi në “Facebook” shprehet se procesi ndaj Ramush Haradinajt në Hagë është luftë për kufijtë. "Ne Hage fillon edhe “lufta per kufijte”. Haradinaj per te treten here niset ne Hage si i pafajshem. Shpresoj dhe uroj qe te kthehet edhe kesaj radhe prej andej si i tille; kjo vlen per ate, per qeverisjen e Kosoves, stabilitetin e saj, njohjet ndaj saj. Ne fakt vlen shume me teper, vlen edhe per terresine teritoriale te Kosoves, per mareveshjen e Ahtisarit, per vendimin e gjykates se Hages mbi Kosoven, per aktet e rendesishme mbi te cilat qendron sovraniteti i saj. Vlen edhe per stabilitetin rajonal, rrugen tone te perbashket te integrimit, vetem nepermjet se ciles ne pa ndryshuar kufijte tane, por duke i cvleresuar ata do te jemi neser te gjithe pa te tille, pjese e Familjes sone europiane. Pa asnje dyshim procedimi, apo akoma me keq denimi i Haradinaj do te dobesonte qendresen ndaj atyre projekteve te vjetra te Serbise se Madhe nepermjet shkembimit te territoreve, rolit te saj te aspiruar si gardian ne Rajon, qe vecse fatkeqesi te reja do te sillte per te gjithe ne, perfshi dhe per serbet vete. Haradinaj deri tashti ka qene ne Kosove zeri i pare ne kundervenie te atyre projekteve vuciciane, por qe fatkeqesisht te prezatuara ne shqip ne Prishtine e Tirane, te sheqerosura me nacionalizma arkaike dhe te inkurajuara nga ata Lindore, qe aspirojne ta kontrollojne Rajonin duke e mbajtur ate jashte BE, behen sot ekstremisht te rrezikeshme. Pra ne Hage nuk zhvillohet vetem beteja e Haradinajt per pafajesi", Shehu. 

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i zv/ministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale i kujton Shehut kohën kur PD-ja theu embargon e naftës, duke furnizuar me naftë Millosheviçin. Sipas zotit Koçi, mbrojtja që eksponentët e Partisë Demokratike po i bëjnë kufijve të Kosovës është fasadë.

"Ndermarrja Shqiponja e PD, pasi e dëndi Milloshevicin me karburant hiqet tani si Polici Kufitare e Kosoves", shkruan zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi në rrjetet sociale.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 13:01

“Bankers Petroleum” nuk do paguajë gjobën e rëndë prej 104 milionë lekësh.

Postuar: 24/08/2019 - 12:25

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, i cili mori zyrtarisht detyrën pak ditë më

Postuar: 24/08/2019 - 11:41

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër lajm të mirë, sa i takon projekteve për rrugët në vend.

Postuar: 24/08/2019 - 10:21

Numri dy i qeverisë, zv.kryeministri Erion Braçe reagon ashpër pas shkrumbimit të malit të Shëngj

Postuar: 24/08/2019 - 09:21

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se janë shkarkuar nga puna disa punonjës në zyrën e Hipotekës.

Postuar: 24/08/2019 - 09:21

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zbritur nga Mali i Tomorrit dhe është ndalur të pushojë në