BREAKING NEWS

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në Kombinat: Të thellohet hetimi!

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në
x

Politike

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar, PD dorëzon padi në SPAK, kërkon hetim për 22 zyrtarë: Duhet të shkojnë në burg

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar, PD dorëzon padi

Pas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ditën e djeshme ka qenë Partia Demokratike ajo e cila dorëzoi në SPAK një kallëzim për shembjen e Teatrit Kombëtar, pasi akuzon se janë shkelur disa ligje. Selia blu, përmes ish-deputetes Albana Vokshi ka kallëzuar kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj, kryetarin e Këshillit Bashkiak, drejtuesen e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, në total 22 zyrtarë. "Ne e dorëzuam padinë për shembjen e paligjshme të teatrit në SPAK, sepse besojmë se dikush duhet të shkojë në burg për krimin e kryer. Përveç shërbëtorëve që kanë hedhur firmat në vendime të paligjshme, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të ndëshkohen nga drejtësia, sepse kanë vepruar me teatrin si një organizatë kriminale. Ata kanë shkelur çdo ligj për të çuar përpara projektin e grabitjes së tokës publike të teatrit dhe pas teatrit. Një drejtësi e pavarur e ka shumë të thjeshtë të faktojë këtë të vërtetë dhe t’i vërë prangat Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Një vendimmarrje e tillë nuk është në kompetencën e Këshillit Bashkiak të Tiranës", tha Vokshi. Në një prononcim për media, ish-deputetja deklaroi se i kujtoi qeverisë detyrimin që ka ndaj ligjit për Prokurimin Publik për të kryer konkurs ndërkombëtar për projektin e ndërtimit të teatrit të ri, duke shtuar se SPAK ka detyrën për të ndaluar këtë vjedhje që sipas saj po i bëhet truallit. “Ligji për Prokurimin Publik e detyron qeverinë shqiptare të kryejë konkurs ndërkombëtar për projektin e teatrit të ri. Por kryeministri ka shkelur ligjin duke eliminuar garën dhe duke diktuar vetë projektin dhe koston e lartë të tij, 30 milionë euro. SPAK e ka për detyrë të ndalë jo vetëm grabitjen e truallit të teatrit dhe tokës publike, por edhe të 30 milionë eurove që do të merren borxh për të mbuluar pastrimin e parave të pista me projektin kriminal të Edi Ramës për teatrin dhe kullat që do ta rrethojnë atë”, tha Vokshi. Ish-deputetja zbardhi edhe kërkesën që selia blu i ka shtruar prokurorisë. “Ne kemi kërkuar nga prokuroria që të vendosë sekuestro preventive për truallin e kaluar në pronësi të bashkisë me vendim qeverie. Kjo do të ndalë çdo akt tjetër, si ndërtimin e një projekti të paligjshëm, ashtu edhe grabitjen e truallit për të ngritur atje kullat e oligarkëve të Edi Ramës dhe Erion Veliajt”, tha Vokshi.