BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Politike

Shembja e Teatrit Kombëtar, Gjykata Kushtetuese cakton seancën për shqyrtimin e padisë së presidentit Meta

Shembja e Teatrit Kombëtar, Gjykata Kushtetuese cakton seancën

Pas shumë zvarritjesh dhe debatesh, padia e Presidentit Ilir Meta për shembjen e Teatrit Kombëtar do të shqyrtohet në datën 3 qershor nga Gjykata Kushtetuese. Ka qenë vetë Kushtetuesja, e cila përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat ditën e djeshme zbuloi se ora e seancës do të mbahet në orën 10:00, ku pritet që të shqyrtohet padia e Metës për Këshillin Bashkiak, të cilët dhanë vendimin për të shembur teatrin një vit më parë. Shembja e teatrit nuk u kundërshtua vetëm nga Presidenca, por edhe nga opozita dhe Shoqëria Civile, ndërkohë që gjykata zbulon se kjo seancë do jetë me dyer të mbyllura. “Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Seancë Plenare. Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut. Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Ministria e Kulturës, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Bashkia e Tiranës dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare, të ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””. Shfuqizimi i vendimit nr.377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe të vendimit nr.377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë” dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, të hyjë në fuqi 03 Qershor, 2021”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses. Kujtojmë që Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të mëngjesit të 17 majit të vitit të kaluar, ku gjatë shembjes së tij pati shumë përplasje mes artistëve, aktivistëve, opozitës dhe policisë.

Më të lexuarat