Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shenasi Rama: Po vjen koha që politikanët shqiptarë të qëllohen me plumba, kur paria sunduese nuk ndryshon rrugë, përfundon në gijotinë

Shenasi Rama: Po vjen koha që politikanët shqiptarë të qëllohen me plumba, kur paria sunduese nuk ndryshon rrugë, përfundon në gijotinë

Postuar: 03/11/2015 - 07:36

Lajmi i sulmit të befasishëm me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama, nga një grup studentësh që protestonin kundër ligjit të ri klientelist dhe falimentues të arsimit të lartë, është përhapur me shpejtësi deri përtej Atlantikut. Teksa portalet shqiptare zienin nga lajmet dhe detajet e sulmit ndaj kryeministrit, nuk kanë munguar as komentet dhe reagimet e natyrave të ndryshme.
 
Kështu, veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shenasi Rama, profesor në Universitetin e Nju Jorkut, ka qenë i ashpër në reagimin e tij ndaj sulmit me vezë. Teksa ka mbështetur aktin e studentëve, Shenasi Rama ka shtuar një pyetje deri diku retorike dhe nxitëse për studentët. Shenasi Rama shtron pyetjen nëse ka ardhur koha që politikanët të nisin t’i gjuajnë me plumba.
 
Ndërsa ka uruar studentët që morën pjesë në sulmin e kryeministrit me vezë, Shenasi Rama mendon se mund të ketë ardhur koha që vezët të zëvendësohen me gurë dhe pse jo edhe me plumba. “Kryeministrin e qëlluan me vezë…. urime atyre studentëve! Edhe sa kohë mendoni ju se do të duhet që njerëzit të nisin t’i gjuajnë të gjithë këta me gurë? Po me plumba a do të jetë e nevojshme dhe a do të ndodhë?”, shkruan Shenasi Rama. Ndërkaq, Shenasi Rama sqaron se nuk po bën thirrje për luftë, por ai konstaton se kur paria sunduese nuk ndërron rrugë, përfundon në revolucion dhe gijotinë. “Nuk po bëjmë thirrje për luftë, por po themi se ka një përshkallëzim që është i mundshëm dhe që është verifikuar në raste të tjera. Kur paria sunduese nuk ndërron rrugë, përfundon në revolucion dhe në gijotinë”, ka theksuar Shenasi Rama. Rama ka denoncuar në vijimësi poshtërsitë, vjedhjet, korrupsionin dhe vrasjet të asaj që ai e quan paria sunduese e Tiranës. Shenasi Rama ka edhe një platformë për të shpëtuar nga kjo pari, e cila prej një çerekshekulli mban peng vendin, duke vjedhur, plaçkitur dhe sunduar, me anë të blerjes së votave, pasurimit dhe manovrave elektorale. 
 
Afrim Krasniqi 
 
I ashpër ka qenë edhe reagimi i analistit dhe politologut, Afrim Krasniqi, pas sulmit me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama. Krasniqi ka dënuar dhunën policore ndaj studentëve dhe shoqërimin e tyre në komisariat. Krasniqi i ka bërë thirrje policisë të lirojë studentët dhe të fusë në burg politikanët e korruptuar. Pothuajse të gjitha reagimet kanë qenë në mbështetje të studentëve, të cilët kundërshtojnë ligjin e ri për arsimin e lartë. Ndërkaq, opozita, si gjithnjë, ka tentuar të përfitojë nga kjo ngjarje. Partia Demokratike vijon ta mbështesë ligjin për arsimin e lartë, përderisa nuk pranon ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese.  Adriatik Doçi 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama e quan një lajm fantastik zbulimin e burimeve të reja të naftës në Shqipëri, pas testeve të para të kryera nga kompania SHELL.

Postuar: 24/05/2019 - 23:57

 Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën thir

Postuar: 24/05/2019 - 23:49

 Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim, ku i ngarkon Prokurores së

Postuar: 24/05/2019 - 23:23

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike gjatë emisionit “Zonë e Lirë” edhe p

Postuar: 24/05/2019 - 23:05

Opozita e re e kryesuar nga Rudina Hajdari i ka bërë një kërkesë Kuvendit për të ulur në tryezë t

Postuar: 24/05/2019 - 22:56

I pyetur në “Zonë e Lirë” nëse do të donte të bëhej kryeministër,  Astrit Patozi

Postuar: 24/05/2019 - 22:38

Gazetari Arian Çani nuk i ka kursyer kritikat Astrit Patozi lidhur me vendimin për të krijuar par