Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Shengeni Ballkanik” / Sali Berisha jep alarmin: Ka dy pasoja të rënda

Postuar: 10/10/2019 - 16:11

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas propozimit për krijimin e ‘Shengenit të Ballkanit’ nga ana e kryeministrit Edi Rama, i mbështetur nga presidenti Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev.

Berisha e cilëson këtë nismë si pakti Tito-Enver për bashkimin doganor.

Sali Berisha shkruan:

“Ky akt shenon nje perçarje te re dhe atavike nga presidenti serbomadh Vuçiç dhe argati i tij Zografi Bis i Ballkanit!
Te dashur miq, te deshtuar ne perspektiven e tyre europiane per shkak te karrigeve te pushtetit te tyre qe qendron mbi krimin dhe korrupsionin, dyshja Vuçiç – Zografi Bis shpallen sot ne Novi Sad nje pakt te firmosur ne vitin 1946 nga Josif Broz Tito dhe vasali i tij Enver Hoxha, ate te Bashkimit Doganor i gjithe ky ne kuadrin e shnderrimit te Republikes se Sh qiperise ne Republike te 7 te ish-Jugosllavise. Ata e quajten kete pakt per te maskuar thelbin e tij përçarës antishqiptar si Shengeni Ballkanik. Ne te vertet sot serbomadhi Vuçiç dhe Zografi Bis kane shpallur Mini Jugosllavine, ne te cilen vendin dikurshëm te Bulatoviçit dhe Rrahman Morines, pra vendin e te dyve e zevendeson Zografi Bis dhe shpallin pa asnje studim Shengenin Ballkanik, ne te vertet Minijugosllavine pa tre republikat e saj Slovenine, Kroacinë, Malin e Zi pa republikën e Kosoves.
Ky akt, i cili përveçse vendos Shqiperine ne ombrellen politike te Serbisë dhe e largon nga ajo e Brukselit ka dy pasoja te renda direkte mbi shqiptaret.
Se pari izolon dhe vështirëson Kosovën ne qëndrimet e saj te drejta ndaj Beogradit.
Se dyti shkaterron perfundimisht prodhimin bujqesor te Myzeqese dhe te gjithe ultesires bregdetare dhe fushes se Korçes, te cilat ne kushte tejet te pabarabarta duhet te perballen me vershimin masiv te prodhimeve bujqesore te Serbise nepermjet klaneve mafioze te Rames dhe klienteles se tij. Sb”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2019 - 18:16

Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se gratë deputete bëjnë një punë voluminoze, në parlament dhe në terren.

Ai tha se nuk e dinte që kryetarja e Këshillit Bashkiak në Krujë është grua. Rama u shpreh se

Postuar: 22/10/2019 - 18:10

Muaj tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.Kryeministri ka

Postuar: 22/10/2019 - 17:58

Liderët e Bashkimit Europian ripërsërisin kritikat e tyre për mos hapjen e negociatave të anëtarë

Postuar: 22/10/2019 - 17:49

Ish-deputetja e PD, Grida Duma tha se duhet të protestojmë për mos hapjen e negociatave sepse kjo

Postuar: 22/10/2019 - 17:47

Ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka komentuar zhvillimet e fundit politi

Postuar: 22/10/2019 - 17:19

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka replikuar sërish kryeministrin Edi Rama në rrjetet sociale.

Postuar: 22/10/2019 - 17:11

Ish-ministri i punëve të jashtme greke, Nikos Kotzias përmes një postimi në Twitter ka shkruar se