BREAKING NEWS

A do ketë një pakt të dytë Rama-Basha? Meta jep përgjigjen që nuk e priste askush

A do ketë një pakt të dytë Rama-Basha? Meta jep
x

Politike

“Shenjat nuk janë të mira”, Manjani del me paralajmërimin e rëndë: Jam dakord edhe me Spartak Ngjelën!

“Shenjat nuk janë të mira”, Manjani del me

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se me aksionet e OFL-së po e kthen vendin në komunizëm, dhe po rikthehet lufta mes kulakëve dhe borgjezëve.

Postimi i plotë:

Rilindja e Frontit dhe kontrollit punëtor.

========

Jam dakort me Spartak Ngjelën, kur thotë se "Rama po e quan kapitalizmin si krim të organizuar. Fiks si në komunizëm.."

Pyetja me e përdorur masivisht në rrjete, media e portalofoni është: "ku i mori lekët filani/nia që ka blerë shtëpi"?

Ja arriti qëllimit Rilindja! Risolli midis nesh kulturën komuniste të luftës kundër kulakëve, borgjezëve dhe të gjithë atyre që punojnë për rehatinë personale...!!!

Portalofonia ngjajnë si këshillat e frontit. OFL si kontrolli punëtor e fshatar.

Nuk mjatojnë të fortët, as politikanët, por cilido që ka një pasuri duhet ti japë llogari portalofonisë së organizuar e cila kërkon llogari, në emër të popullit.

I kërkonin llogari, fjala vjen, një drejtoreshe banke "ku i gjete paratë që blen vilë"?!!! Kulmi! Vetëm opsioni që një drejtor banke ka aq para sa për të blerë një vilë nuk thuhet..!!!

Zonat rezidenciale të njohura në vend shpallen si vendstrehime borgjezësh dhe se duhen mallkuar, sharë e mundësisht sekuestruar nga OFL, SPAK e dreqi e di se kush!! Ka disa që këtë detyrë ja ngarkojnë edhe Ambasadës Amerikane!!!

Prona, paraja e liria e të drejtat nuk vlejnë..!

Dashakeqësi?

Jo thjesht ndaj personit, por duan ta kthejnë në sistem populist. Do ta përdorin derisa të kuptojnë se do u bjerë në kokë! Se një drejtues portali apo medie paska të drejtë të ketë shtëpi e vilë, kurse një drejtor banke jo!!

Llogjika 0. Fiks si në komunizëm.

Ndërkohë, nuk është krejt pa gjë kjo punë.

Njerëzit bërtasin: "borgjezët e ndyrë", "gjakpirësit", "kulakët"!!!

Udhëheqja është e qetë se populli ka marrë inatë pasurinë dhe të pasurit, jo atë vetë (dmth udhëheqjen).

Formulë e njohur që garanton sukses, për fat të keq! E varfëron aq keq popullin sa ky i fundit e kërkon të keqen tek cilido që ka shtëpi, makinë e rroba. Vetëm te qeveria që.e varfëroi jo

E ka ngrënë kaq thellë vërtetë ky popull?!

Mbetet për t'u parë. Shenjat nuk janë të mira...

Komunizmi është tashmë midis nesh..!