BREAKING NEWS

20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të tjerë shpenzuan 200 milionë euro për t’u kuruar, mjeku Erion Dasho zbardh prapaskenat e forta nga pandemia dhe ngre alarmin për korrupsionin që ka mbërthyer sistemin shëndetësor në vend

20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të
x
BREAKING NEWS

Edi Rama vizitë në Kroaci për t’i bërë qokën strehuesit të Sali Berishës, kryeministri konfirmon lidhjet me “non gratën” nëpërmjet Bashkim Ulajt dhe pranon konfliktin e interesit që i ka dhënë koncesione

Edi Rama vizitë në Kroaci për t’i bërë qokën
x
BREAKING NEWS

Ish-ministrja Frida Krifca dhe zinxhiri drejtues i AZHBR drejt arrestimit sipas modelit kroat, ja si OLAF shkaktoi “tërmet” në Zagreb dhe si përfunduan në pranga zyrtarët që abuzuan me fondet e BE

Ish-ministrja Frida Krifca dhe zinxhiri drejtues i AZHBR drejt arrestimit sipas
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për aferën e “Gërdecit”, si e raportoi Ambasada e SHBA tragjedinë, zbardhet kabllogrami amerikan që fundos Shkëlzen Berishën

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për
x
BREAKING NEWS

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir Beqjas

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet për dosjet në SPAK të dhëndrit të Berishës, Shkëlzenit, Ilir Beqajt, Frida Krifcës, Belinda Ballukut e Mirela Kumbaros dhe nxjerr zbuluar skandalin e Ramës me deklaratën që KFOR të marrë nën patronazh veriun e Kosovës

Spartak Ngjela flet për dosjet në SPAK të dhëndrit të
x
BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x

Politike

Sherr i madh brenda “Rithemelimit”, Berisha debat të fortë me Bylykbashin, Palokën dhe Nokën, u kërkon llogari se pse e “braktisën” në protestën e 12 Nëntorit, kreu i “Foltores” replikon edhe me Kokalarin

Sherr i madh brenda “Rithemelimit”, Berisha debat të fortë

Thellohet sherri brenda “Foltores”. Pas debateve me deputetin Edmond Spaho që “njohu” 28 Nëntorin si Ditën e Çlirimit, ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur edhe një debat të fortë me deputetët Oert Bylykbashi, Edi Paloka dhe Flamur Noka, pas takimit me kreun e PL, Ilir Meta. Gazeta “SOT” ka mësuar se në një nga mbledhjet e thirrura kohët e fundit me drejtuesit kryesorë të “Foltores” pas protestës së 12 dhjetorit, Sali Berisha është shfaqur i kënaqur me pjesëmarrjen, por i pakënaqur me tre emra. Kreu i demokratëve ka kritikuar tre figura qendrore, që u rreshtuan në krah të tij që prej nisjes së “Foltores” në shtator të vitit të kaluar pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së me një vendim të Lulzim Bashës. Mësohet se Oerd Bylykbashi, Edi Paloka dhe Flamur Noka janë kritikuar nga Sali Berisha se përse nuk u ngjitën në podium. Gjatë fjalës së tij, ai në një moment ‘u ka thënë që kishin nxjerrë fëmijë të flisnin para protestuesve dhe ata si figura qendrore të partisë nuk dolën. “Bëhuni burra dhe dilni të flisni. I vetmi zë i fuqishëm që foli ishte Luçiano Boçi’’, mësohet t’u jetë drejtuar Berisha tre bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Në protestën e 12 nëntorit lista e folësve qe e gjatë, ku Ilir Meta dhe Sali Berisha folën në fund. Por ajo që ra në sy ishte fjala e 3-4 figurave të reja, që vinin nga auditorët e universiteteve si dhe e aktivistëve që publikisht nuk kanë pasur një lidhje të fortë me Partinë Demokratike. Me përjashtim të Luçiano Boçit, i cili ka njoftuar edhe kandidimin për kryetar bashkie në Elbasan, asnjë figurë qendrore e Partisë Demokratike nuk iu adresua pjesëmarrësve në protestë. Ky indiferentizëm i 3 deputetëve ka xhindosur Berishën, i cili i ka paralajmëruar ata që të mos bëjnë të njëjtën gjë në protestën e 6 dhjetorit.

Evi Kokalari bën fajtor Berishën për garën e kreut të Forumit Rinor të PD

Nga ana tjetër, “Foltorja” zien edhe nga debati Kokalari-Këlliçi. Teksa ishte e ftuar në një studio televizive, aktivistja Evi Kokalari ka bërë fajtor ish-kryeministrin Sali Berisha për mënyrën si u zhvillua gara për kreun e forumit rinor të PD. Kokalari tha se do të takohet me Berishën gjatë qëndrimit në Tiranë. “Jam zhgënjyer me faktin që Berisha nuk ka marrë masat për të parandaluar dhe nuk mundi ta ndalonte. Do e takoj Berishën. Kam ardhur për çështje personale. Nuk ka rëndësi je me Berishën apo jo. Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari. Jam acaruar gjatë garës së forumit rinor me njerëz që e dija çfarë bënin”, deklaroi ajo. Kokalari tha se e konsideron të përmbushur misionin e vet me largimin e Lulzim Bashës. “Unë po kthehem, nuk kam ikur. Misioni im aq ishte. Lul Basha iku, erdhi Sali Berisha. Çfarë pashë pas ardhjes së Komisionit të Rithemelimit është tjetër gjë. Unë kam thënë jo për anëtarësimin në Këshillin Kombëtar. Por unë kam një jetë në Amerikë. Kur erdha, më identifikuan me Sali Berishën. Nuk kam ikur asnjëherë. Dihej që as nuk do rrija, as të bëhesha pjesë e kryesisë. Rrugës kuptova se po bëheshin gjëra, që Berisha i dinte, dhe që mua më kanë acaruar”, nënvizoi Kokalari.

Berisha i përgjigjet për herë të parë Kokalarit

Por akuzat e Kokalarit nuk kanë kaluar në heshtje. Kjo pasi dje ish-kryeministri Sali Berisha për herë të parë i është përgjigjur aktivistes Evi Kokalarit, gjatë konferencës së tij dje me gazetarët. Berisha tha se procesi i primareve bazohet në votimin e anëtarëve dhe simpatizantëve për të  minimizuar ndikimet e njëanshme. Ai theksoi se deri më tani ky proces ka ecur shumë mirë.“Ky proces bazohet në votimin e anëtarëve dhe votimin e simpatizantëve, për të minimizuar në një shkallë të caktuar ndikimet e njëanshme të tërësisë së anëtarëve, kandidatëve u janë dhënë formularë, e drejta për të tërhequr formularë. Në tërësi ky proces ka ecur shumë mirë, ka pasur raste sporadike që kanë thënë se ky është socialist. Mirë nuk është por edhe krejtësisht apriori nuk mund ta hedhësh poshtë”, tha Berisha. Evi Kokalari është distancuar nga lëvizja e Berishës prej disa javësh pas një angazhimit të plotë kur filloi “Foltorja”. Ajo e quajti një fitore të madhe vendimin e sotëm të gjykatës për njohjen e statutit të 11 Dhjetorit.

Më të lexuarat