Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sherr në KLD, Nishani, Çefa dhe Gjin Gjoni sulmojnë Nasip Naçon, nisin rezistencën kundër reformës në drejtësi

Sherr në KLD, Nishani, Çefa dhe Gjin Gjoni sulmojnë Nasip Naçon, nisin rezistencën kundër reformës në drejtësi

Postuar: 08/07/2014 - 08:00

Reforma në sistemin e drejtësisë është kthyer në mollë sherri mes Presidentit, Bujar Nishanit dhe ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço. Kreu i shtetit Bujar Nishani, zëvendësi i tij në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa, Gjin Gjoni dhe disa anëtarë të KLD, të orkestruar nga Sali Berisha, kanë nisur rezistencën dhe luftën kundër reformës në drejtësi, reformë e cila parashikon çlirimin e gjykatave nga duart e të lartpërmendurve. Kështu, presidenti Bujar Nishani, i mbështetur nga njerëzi e tij në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ka kundërshtuar draftin e Ministrisë së Drejtësisë për KLD. Ende pa u miratuar drafti i Ministrisë së Drejtësisë, 10 deputetë të PS-LSI kanë çuar në Kuvend një tjetër projektligj për KLD. Ndaj dhe kritikat e Nishanit dhe të anëtarëve të KLD janë adresuar për të dy projektligjet. Sipas anëtarëve të KLD-së, pr/ligji i Ministrisë së Drejtësisë nuk sjell asnjë të re. Ndërkohë që anëtarët e KLD kanë akuzuar ministrinë e Drejtësisë edhe për veprimtari të njëanshme, ndërsa kërkojnë që për veprimtaritë e saj të njoftohet Komisioni i Venecias. “Ministri nuk iu përgjigj pyetjes për Komisionin e Venecias. Ky komision duhet të njoftohet për veprimtarinë e Ministrisë së Drejtësisë, e cila është e njëanshme”, kanë thënë ata. Mësohet se gjatë fjalës së tij Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se po merren kompetencat e organeve Kushtetuese. “Po rrezikohet seriozisht dimension i lirisë në Shqipëri”, është shprehur Nishani. Por në përgjigje, ministri i Drejtësisë Nasip Naço është shprehur se projektligji synon vetëm zvogëlimin e kompetencave të KLD. Kontestimeve të bëra nga Kreu i Shtetit i janë bashkuar edhe disa anëtarë të KLD-së që kanë debatuar me ministrin Naço. “Projektligji i sjellë nga Ministria e Drejtësisë synon vetëm zvogëlimin e kompetencave të KLD. Projektligji nuk sjell asgjë të re. Ministri të thotë pse nuk janë marrë parasysh rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë. Ministri me këtë ligj nuk ka prekur asnjë nga kompetencat e tij”, ishin disa nga kritikat e parashtruara në mbledhje.
 
Akuza Naços 
 
Ministrit të Drejtësisë i është kërkuar të sqarojë KLD nëse ka kryer për këtë p/ligj konsultime me Komisionin e Venecias, ndërsa pritet që KLD të njoftojë zyrtarisht këtë institucion për atë që u konsiderua nga disa prej anëtarëve të KLD “si veprimtari e njëanshme dhe e rrezikshme e Ministrisë së Drejtësisë për të ardhmen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri”. Një tjetër pikë e debatueshme ishte ajo e kandidaturave për kryetar të Gjykatës Administrative. Kandidatët kanë shprehur shqetësimin se në administratën gjyqësore janë emëruar persona të pakualifikuar, duke penguar punën e këtij institucioni. Sipas tyre, ministri i Drejtësisë duhet të ketë vëmendje të veçantë ndaj investimit në infrastrukturë, sidomos tek shorti elektronik.
 
Reagimi pas Berishës 
 
Reagimi i Nishanit dhe shokëve të tij në KLD, ka ardhur pas një reagimi të ashpër të Sali Berishës, i cili u shpreh kundër reformës në drejtësi. “Për sa përket reformës në drejtësi, absolutisht ne mbështesim plotësisht një reformë. Kurrë të udhëhequr nga kapoja i klanit të drogës, i cili mbron vetëm interesat e tyre, mbështesim një reformë pa mëdyshje, përfshirëse,mbështesim një reformë me mbështetje të plotë nga Komisioni i Venecias, mbështesim një reformë me ekspertizë të Venecias dhe BE dhe me rekomandimet ndërkombëtare. Keni par ju një draft të vetëm kund, qoftë edhe një fjali të vetme! Nuk ekziston. Ia kërkoj komisioneri Fyle. Z. Fyle i kërkoi Ramës se ku është drafti dhe në fund të fundit doli se nuk është. Po nëse do të bësh reformë me Fatmir Xhafën atëherë mere edhe sekretarin e përgjithshëm të mafies, merre edhe Sadrit Danajn, kryetarin e qarkut të Vlorës dhe le ta bëjnë ata reformën sipas qejfit, sipas klaneve të tyre”, theksoi ai.  Adriatik Doçi 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 10:53

Në fjalën e tij për gazetarët, presidenti Ilir Meta është shprehur se Kushtetuta është e paluajtshme dhe se askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese.

Postuar: 15/11/2019 - 10:47

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, hodhi poshtë qëndrimin e Ilir Metës se Kushte

Postuar: 15/11/2019 - 10:38

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i pranishëm në në konferencën për menaxhimin e pasurive të sekues

Postuar: 15/11/2019 - 10:24

Kuvendi i Shqipërisë ka përgatitur një projekt-rezolutë që ka nisur të diskutojë dhe pritet që të

Postuar: 15/11/2019 - 10:22

Seanca e sotme plenare pritet të jetë tepër e nxehtë pasi në të do të diskutohet projektrezoluta

Postuar: 15/11/2019 - 09:59

Në një konferencë për mediat, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj sëbashku me prokurorin italian