BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Politike

Sherr në studio! Mentor Kikia përplaset me Bylykbashin: Keni fakte që ka shpërndarë para?

Sherr në studio! Mentor Kikia përplaset me Bylykbashin: Keni fakte

Sipas Mentor Kikisë mënyra që opozita ka zgjedhur për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve parlementare të 25 prillit është lëvizja më e mirë në 3 dekadat e fundit.

Kikia tha se ndryshe nga herët e kaluara, ku zgjedhjet janë kontestuar në rrugë dhe përmes protestave, opozita tani ka zgjedhur rrugën ligjore duke dërguar dosjet dhe pretendimet e saj për shkelje në gjykatë.

“Në gati tri dekadat e  fundit ne jemi në fazën më të rëndësishme, të asaj që unë po e quaj  si “të papjekurisë tonë politikë postkomuniste”, sepse kjo është lëvizja me e mirë e një opozite shqiptare në procesin e kontestimi të zgjedhje, i cili ka qenë i përhershëm, nuk po kontestohen me protesta, me çadra poshtë kryeministrisë,  por po kontestohem më një dosje të dorëzuar në organeve të drejtësisë, kontestimet politike kanë çuar në marrëveshje të dëmshme për shoqërinë dhe demokracinë, nëse ka prova reale dhe do shkohet deri në fund”, tha ai.

Gjatë debatit në studio, gazetari Kikia i kërkoi shpjegime deputetit të zgjedhur të PD-së Oerd Bylykbashit se çfarë provash kanë për personat, të cilët janë kallëzuar prej tyre në prokurori për blerje votash.

Më tej z. Kikia tha se e ka parë personalisht dosjen për Durrësin që ka përgatitur PD, por shton se pretendimet e saj për “krime zgjedhore” në pikëpamjen e tij nuk bazohen në prova ligjore.

“Keni fakte që Ardian Çela ka shpërndarë para tek njerëzit, kemi fakte që Arbër Koka ka shpërndarë para, sepse në fund ju jeni juristi dhe e dini, sepse gjykatësi nuk gjykon mbi bazën “siç dihet në fshat se ky është autori i krimit”, por a ka prova apo s’ka prova?”, tha Kikia.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, tha se selia blu i ka të dokumentuara rastet dhe i ka depozituara ato në prokurori.

Sipas tij, tashmë është detyra e prokurorisë të hetojë dhe të gjejë provat që implikojnë personat, që janë listuar në dosjet që ka dorëzuar PD-ja në institucionet e drejtësisë për ndikim mbi vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit.

“Kësaj rrallë ishte sa lekë do? Madje evoluoi më lart “çfarë do”?. Ne i kemi depozituar në dosje që i kemi çuar në prokurori. Është detyra e prokurorit të hetojë dhe të gjejë provat. Ne kemi dorëzuar kallëzim duke referuar rastin. Ne kemi dorëzuar kallëzim penal me emra, duke shpjeguar edhe skemën. Ky është kallëzimi penal”, tha Bylykbashi.