BREAKING NEWS

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës: Një luftë e hapur me Veliajn

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i parë nga Basha

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj: Lëri këto filma tani

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj:
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka me ligjin Lulzim Basha: Kjo është arsyeja që ai sot i mban ison “Gruas se Bilalit”

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka
x
BREAKING NEWS

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta? Ja si përgjigjet Presidenti

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta?
x
BREAKING NEWS

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës
x
BREAKING NEWS

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të parë Arben Kraja

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të
x

Politike

Sherri për Bujar Çelën, Petro Koçi: Antikomunizmi qesharak dhe komunist i PD nuk është rruga e duhur për ta pastruar nga modeli i luftës së klasave

Sherri për Bujar Çelën, Petro Koçi: Antikomunizmi

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka reaguar dje ashpër sa i takon akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe në lidhje me paketën ligjore të Partisë Demokratike për dekomunistizimin. Ish-kryeministri Berisha përmes një shkrimi e cilësoi luftën partizane si luftë vëllavrasëse, ndërkohë që PD ka kërkuar dekomustizimin, nismë kjo që është riaktivizuar pasi deputeti socialist, Bujar Çela, uroi kolegët socialistë dhe demokratë me fotografinë e diktatorit Enver Hoxha. Por përmes një reagimi për gazetën “SOT”, deputeti Koçi e ka cilësuar nismën e Partisë Demokratike si qesharake, ndërsa theksoi se komunizmi në Shqipëri ka vdekur qysh kur Berisha u shpall “non grata” nga SHBA. “Dekomunistizimi i Partisë Demokratike mbetet akoma një sfidë politike aktive. Antikomunizmi qesharak dhe komunist i PD nuk është rruga e duhur për të pastruar Partinë Demokratike nga modeli i luftës së djathtë të klasave. Garë karnavalesh do ta quaja atë mes disa nostalgjikëve të mekur të Enverit dhe të alarmuarve qesharakë në Partinë Demokratike që e përdorin sjelljen e të parëve për të gjetur kauzë politikë. Komunizmi ka vdekur! Është shpallur "non grata" bashkë me Saliun”, deklaroi ai. Më tej deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi gjatë prononcimit për gazetën “SOT”, e cilësoi çlirimin e Shqipërisë dhe LANÇ-in si krenarinë e Shqipërisë. “29 Nëntori 1944 është ditë e krenarisë dhe nderit ndërkombëtar të Shqiptarisë. I shpëtuam turpit ku desh na zhyti i ashtuquajturi "nacionalizmi antikomunist" që do na katandiste bashkëpunëtorë të boshtit nazifashist. Falë partizanëve nacional-çlirimtarë ne u rreshtuam me fitoren! Bekuar qofshin ata burra dhe gra të mençura që morën vendimin politik dhe ushtarak për ta shporrur pushtuesin! Nëse terrenin politik dhe ushtarak do e merrnin ata që kërkonin Shqipërinë e Madhe do kishim humbur dhe të voglën. Ballistët në krah të pushtuesve u përpoqën ta kthenin në lufte civile, por populli mbështeti fuqishëm LANÇ”, nënvizoi deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi. Dje u përkujtua 77-vjetori i Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.