Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sherri te Krimet e Rënda për Shullazin, reagon SHBA: Duhet konsensus, mbështetje prokurorëve që luftojnë krimin e organizuar

Postuar: 25/09/2018 - 08:57

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar dje sa i takon sherrit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda mbi dosjen e Shullazit. Ambasada ka deklaruar se mbështet këdo prokuror që godet krimin e organizuar. SHBA ka kërkuar që të gjithë të bëhen bashkë kundër bandave.

“Populli shqiptar meriton një sistem drejtësie ku policia dhe prokurorët qëndrojnë së bashku kundër kriminelëve. Mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”, thuhet në reagimin e ambasadës për “VOA”. Pak ditë më parë 10 prokurorë refuzuan të marrin në ngarkim dosjen “Shullazi” dhe për të gjithë nisi procedimi disiplinor, ndërsa 3 u transferuan. Por kjo situatë agravoi, pasi reagoi vetë kryeprokurorja Marku, prokurorët dhe palët politike. Por çfarë ka ndodhur realisht? Sinjalet janë se 10 prokurorët e Krimeve të Rënda janë trembur nga dosja e Emiljano Shullazit. Ndonëse kemi të bëjmë me organin që duhet të godasë krimin e organizuar, të enjten ka ndodhur një situatë e paprecedentë, pasi që të 10 emrat në fjalë kanë deklaruar se nuk mund të marrin në dorë këtë dosje. Zanafilla e përplasjeve ka nisur më 1 gusht. Pas shkarkimit të Dritan Reshkës nga vetingu, në krye të Prokurorisë së Tiranës u emërua Elisabeta Imeraj, prokurorja kryesore që kishte në dorë dosjen “Shullazi”. Pas saj u largua Eneid Nakuçi, i cili ka dorëzuar një raport në prokurori, me argumentin se është i sëmurë dhe po kurohet jashtë vendit. Ai ka ndërprerë çdo kontakt me prokurorinë. Për këtë arsye, Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, ka thirrur në një takim të gjithë prokurorët dhe ka deklaruar se duhet të hidhet shorti për të zgjedhur prokurorët e rinj të dosjes. Por të gjithë janë rebeluar. Dosja është në fazë përfundimtare, pasi sot do jetë pretenca. Të gjithë prokurorët duket se janë trembur dhe kanë deklaruar se nuk mund të marrin ata asnjë përgjegjësi për dosjen e hartuar nga kolegët e tyre. Kjo ka agravuar situatën duke sjellë dhe ndëshkimin e tyre. Në një letër të shpërndarë për mediat prokurorët kanë dhënë sinjale se i druhen kësaj dosjeje. “Hedhja e shortit, dhe ideja vijuese për krijimin e një grupi hetimor prej 4 (katër) prokurorësh në gjykimin e një çështjeje penale, vinte në momentin kur çështja në fjalë ndodhej në fazën e diskutimeve përfundimtare, dhe grupet hetimore krijohen në fazën e hetimit dhe jo në fazën e gjykimit, aq më pak në fazën e diskutimeve përfundimtare”, thuhet në letër.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 23:54

Duke folur për arsimin e lartë dhe protestën studentore, kryeministri Rama ka adresuar sërish thirrje për të rinjtë që të dialogojnë lidhur me kauzat përkatëse.

Postuar: 13/12/2018 - 23:43

Ka plasur një debat mes kryeministrit Rama dhe predagogut Mark Marku.

Postuar: 13/12/2018 - 23:25

Kryeministri Edi Rama ka biseduar me një student me aftësi të kufizuar.

Postuar: 13/12/2018 - 23:14

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të forta të vajzës së Azem Hajdarit, dep

Postuar: 13/12/2018 - 23:04

Një student me aftësi të veçanta u bë pjesë e emisionit ‘Opinion’, ku i ftuar ishte

Postuar: 13/12/2018 - 22:53

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka ka bërë një akuzë të fortë në emision

Postuar: 13/12/2018 - 22:51

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë lidhur me skandalin me tenderin e lotit të parë t