BREAKING NEWS

Bashkimi Europian nuk e futi Shqipërinë në listën e vendeve për lëvizjen e lirë, mjeku Alimehmeti tregon ‘provat’ pse kjo nuk duhet të ndodhte

Bashkimi Europian nuk e futi Shqipërinë në listën e vendeve
x

Politike

“Shfaqje e njëanshme e vullnetit të saj”/ Nënkryetari i KQZ-së, fshin me urgjencë postimin për Arta Vorpsin

“Shfaqje e njëanshme e vullnetit të saj”/ Nënkryetari

Denar Biba, nënkryetari i KQZ, pak minuta më parë shprehu qëndrimin e tij, për betimin e Arta Vorpsit si anëtare e gjykatës kushtetuese te noteri, por nuk dihet ende çfarë nuk shkoi që Biba e fshiu menjëherë lajmin nga rrjeti social facebook, sapo u bë publik në media.

Në postimin e tij, Biba shkruante se veprimi i Vorpsit është shfaqje e njëanshme e vullnetit të saj për të treguar se merr përsipër këtë angazhim të jashtëzakonshëm, që Kuvendi dhe koha ia ngarkoi.

Çfarë shkruan nenkryetari i KQZ, peër Arta Vorpsi, më poshtë postimi i fshirë nga faqja e facebook:

Padrejtesisht, nje profesioniste serioze si Arta Vorpsi keto dite eshte gjetur ne qender te nje situate qe vetem serioze nuk mund te quhet.

Ajo e di shume me mire se shume te tjere se si eshte procedura qe Kushtetuta urdheron per betimin e anetarit te Gjykates Kushtetuese. Me siguri, ky veprim i Artes, i vetedijshem, eshte thjesht shfaqje e njeanshme e vullnetit te saj per te treguar se merr persiper kete angazhim te jashtezakonshem, qe Kuvendi dhe koha ia ngarkoi. Nuk kemi te bejme me betimin si anetare e ardhshme e GjK, por besoj me nje deklarate qe tregon pergjegjesine e Arta Vorpsit ne keto rrethana.
Sepse Arta qe njoh une, perpara se gjithash, e ka marredhenien me emrin e saj te mire!’