BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Politike

“Shikoj sinjale pozitive për hapjen e negociatave”, Grida Duma jep mesazhin optimist: Tërmeti ishte kostoja që BE të kthente sytë nga Shqipëria!

“Shikoj sinjale pozitive për hapjen e negociatave”, Grida Duma

Ish-deputetja e PD, Grida Duma është shprehur se Shqipëria mund të ketë sukses në hapjen e negociatave. Sipas saj, edhe pse tërmeti ishte një fatkeqësi, tragjedia bëri që BE të kthejë sytë nga Shqipëria.

“Ndoshta ky moment bën që Shqipëria të jetë në fokus të investimeve nga BE. Unë mendoj se Makron ka një filozofi të tijën personale për BE. Atë që Macron nuk pranon faktin që Shqipëria të jetë vendi i dytë në botë për sa i takon azilantëve politikë. Fajin nuk e kanë njerëzit që kërkojnë azil, por ata kaq mundësi kanë. Gangrena vjen nga pasiguria. Unë besoj se simptoma e pasigurisë është më e madhe sesa ajo e varfërisë.

Unë shikoj sinjale pozitive për hapje të negociatave. Unë besoj se solidariteti europian do të vijë nga gjendja e rëndë që vjen nga Shqipëria. Ndoshta tërmeti ishte kostoja që Shqipëria të ndihmohet nga BE-ja.  Opozita do të kompensojë familjet e prekura. Po ashtu, opozita ka dërguar në terren edhe grupe, të cilat kanë marrë konstatime për shumë raste që nuk janë ndihmuar nga qeveria. Opozita po gjendet në të gjitha zonat dhe po inspekton vazhdimisht. Opozita po bën balancën dhe duhet ta bëjë patjetër balancën jo vetëm në rast katastrofash”, tha Duma.

Po ashtu, Grida Duma vlerësoi se për fajtorët e pasojave të tërmetit nuk duhet bërë gjueti shtrigash. Ajo tha se ndërtesat e shkatërruara duhet të ishin vend krimi, kurse Prokuroria duhet të vepronte më shpejt.

“Në momentin që kishim humbje jete, godinat që u rrëzuan konsiderohen vendngjarje e krimit, por duhet të kishte vepruar që në momentin ep arë dhe nuk veproi. Nëpërmjet një fatkeqësie nuk duhet të fshehim një tjetër”, deklaroi Duma.

Grida Duma theksoi se Rama bën batuta edhe në kohë tragjedia, duke e bërë situatën akoma edhe më të rënda. Ajo nënvizon se Shqipëria është kthyer në një vend, ku ka humbur shpresa për të ardhmen.

“Rama fliste për bashkëpunim. Po çfarë bashkëpunimi? Opozita nuk ka bërë shoë nga tragjedia. Nuk mund të bësh shou nga tragjedia. Dhjetë orë ndjekje e kryeministrit kur të presësh atë sesi bën batuta. Batuitat e Ramës banalizojnë tragjedinë. Banalizimi i tragjedisë është të mësohesh me të, kjo do të thotë se të mos e rimëkëmbësh vendin. Njerëzit nuk ikin menjëherë nga Shqipëria, edhe për faktin se shohin dritë të kuqe. Neve na ka ikur shtresa e mesme. Ne po humbim njerëzit më të vyer dhe ne nuk e dimë se me kë do ta bëjmë këtë vend. Opozita duhet të shikojë objektivisht. Ne nuk kemi bërë gjueti shtrigash”, tha Duma në 'Kjo Javë'.